5 May 2023, 19:33
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar dorëzon prova të reja në procesin ndaj Redjan Rrajës, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në atentatin ndaj automjetit të ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj. Tani Rraja përballet me gjyqin, ndërsa hetuesit e SPAK në një seancë me dyer të mbyllura dorëzuan komunikimet që anëtarët e grupit kriminal kishin në aplikacionin SkyECC, ku komunikojnë për planin për atentatit ndaj Ndojit dhe Rrumit. Të gjitha këto komunikime janë të siguruara nga autoritetet franceze.
"Në dosjen e ardhur nga Franca hidhet dritë mbi takimet që të dyshuarit Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, kanë pasur me Redjan Rrajën, i cili kishte marrë përsipër të kryente ekzekutimin. Nga komunikimet në Sky rezulton se takimet mes të dyshuarit Amar Shkëmbi dhe Rrajës që njihej me pseudonimin “Doku” zhvilloheshin në Nikël të Fushë Krujës. Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, u arrestua fill pas atentatit, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës,"-shkruhet në artikullin e BW.
Në seancën e sotme, me interes për prokurorët ishin dhe bisedat mes anëtarëve të grupit pas arrestimit kur ata bisedojnë për të shkatërruar provat e ADN-së dhe liruar atë nga burgu. Por provat e reja, në seancën e zhvilluar në GJKKO u kundërshtuan nga avokatët, të cilët pretendojnë se janë komunikime të zhvilluara mes personave të paidentifikuar. E se nuk ka mjaftueshëm prova për të zbuluar se personi që shkruan, i njohur edhe si "Doku", është klienti i tyre.
Rraja u arrestua pas atentatit që iu bë ish-prokurorit Arjan Ndoji, më 1 nëntor të vitit 2019 te mbikalimi i Shkozetit. Ai i njohur ndryshe si ‘Dara” i Krujës. Po kështu ai është edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. I riu u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë. Rraja u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm. Rraja ka mohuar akuzat dhe është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Si ndodhi atentati më 1 nëntor 2019?
Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.
spak arrestohet redjan rraja redian rraja
Aktualitet
5 May 2023, 19:25
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një takim të fundit. Këtë i kishte kërkuar 25-vjeçari shqiptar ish-in e tij, 17 vjeç, në...
Aktualitet
5 May 2023, 19:24
I.A
Policia
KORÇË- Një 17-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë për plagosje me arm&e...
Aktualitet
5 May 2023, 18:07
I.A
Foto nga vendngjarja
MILOT- Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit. Mësohet se tre makina ...
Aktualitet
5 May 2023, 17:26
k.m.
Pamje nga ekspozita
Ekspozita “Drejtësia në sytë e një piktori”, përgatitur me rastin e 110 vjetorit të Gjykat&eu...
Aktualitet
5 May 2023, 17:12
k.m.
Shqiptarja
SELANIK- Gruaja 22-vjeçare, e cila u arrestua dhe u akuzua se la fëmijën e saj katër muajsh në një makinë, ...
Aktualitet
5 May 2023, 16:53
k.m.
Alqi Bllako dhe Lefter Koka
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e is...
Aktualitet
5 May 2023, 16:42
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 34-vjeçar ka 'ngritur në këmbë' Policinë e Elbasanit. I riu, i identifikuar me inicialet D.G.,...
Aktualitet
5 May 2023, 15:33
m.s
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme u raportuar nga mediat se një 50-vjeçar është arrestuar, pasi kërkohej nga...
Aktualitet
5 May 2023, 15:31
I.A
LEZHË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se një makinë ka përplasur...
Aktualitet
5 May 2023, 15:10
m.s
foto ilustruese
DEVOLL- Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht. Drejtuesi i mjetit tip &ldq...