31 October 2024, 13:14
Nga M.B
Viktimat
SHKODRA- Lidhur me atentatin e djeshëm të ndodhur në Shkodër mësohet se grupi hetimor i Policisë së Shkodrës dhe Policisë Kriminale ka dyshime se autorët janë vrasës në moshë të re me pagesë nga Mali i Zi. Mësohet se hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje ndërkohë, makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri, por është dërguar për ekspertim.
Hetuesit janë përqendruar te kamerat e sigurisë, por po haset vështirësi pasi në zonë ose nuk ka kamera, ose edhe ata që janë nuk kanë server për ruajtje pamjesh. Nga ana tjetër bëhet me dije se makina e viktimave rezulton të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi në ditët e fundit dhe ka bërë lëvizje në afërsi të zonës së Dobraçit disa herë.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.
Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.
atentati ne shkoder
Aktualitet
31 October 2024, 13:09
ZH.LL
Policia e shtetit
TIRANË- Policia e Shtetit ka shpallur thirrjen për aplikim për pozicionin “shef komisariati” për dre...
Aktualitet
31 October 2024, 13:04
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Në foton e mëposhtme paraqitet Flutura Basha e cila humbi jetën në atentatin mbrëmjes s&eu...
Aktualitet
31 October 2024, 12:45
ZH.LL
Policia Dibër
DIBËR- Një çift të rinjsh dhe një adoleshente janë arrestuar nga policia e Dibrës. &Ccedi...
Aktualitet
31 October 2024, 12:40
I.A
Posteri
SHKODËR- Qytetarët në Shkodër kanë paralajmëruar një homazh ditën e sotme për vrasjen e ndodhur p...
Aktualitet
31 October 2024, 10:48
I.A
Anija Moliva
TIRANË- Anija Moliva do të vazhdojë të qëndrojë në Radë, derisa autoriteti portual të vendosë...
Aktualitet
31 October 2024, 10:42
I.A
Minatoret
TIRANË- Disa minatorë po protestojnë jashtë godinës së Kuvendit ditën e sotme. Me pankarta në duar, minat...
Aktualitet
31 October 2024, 10:17
M.B
Ervin Hoxha
SHKODRA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin që ndodhi një ditën e djeshme në...
Aktualitet
31 October 2024, 09:51
I.A
Pamjet
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja me tre viktima pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës....
Aktualitet
31 October 2024, 09:31
I.A
Policia
TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi lëvizte me armë m...
Aktualitet
31 October 2024, 09:26
M.B
Arrestimi
VLORA- Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Vlorë pasi në bashkëpunim m...