1 November 2024, 12:31
Nga ZH.LL
Flutura Basha
SHKODËR- Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë i mori jetën dy personave, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa humbi jetën edhe Flutura Basha, e cili ndodhej rastësisht aty, duke qenë se po udhëtonte me bashkëshortin me motor.
Motra e viktimës, Flutura Bashës, foli sot ekskluzivisht në emisionin “me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, në News24, ku deklaroi se ishte fati i saj i keq pasi ndodhej në vendin dhe në kohën e gabuar. Ajo rrëfeu edhe momentin se si e kishte marrë vesh lajmin, teksa më tej zbuloi për gjendjen e bashkëshortit të Fluturës, Bashkim Basha, i cili ndodhet në reanimacion në gjendje kritike.
“Fati i saj i keq. Ishte ne vendin e gabuar në kohën e gabuar. Bashkimi është shumë keq. Akoma nuk ka dalë nga gjendja e rrezikut. Më vjen keq për nënat e viktimave thash kur mora vesh për viktimat. Pastaj thanë se ishte edhe një çift, po i thoja tim shoqi mos o zot sikur ta kishim në fis. Flutura la pas dy vajza dhe një djalë. Bashkimi merrte 100 mijë lekë pension. Kishte 3-4 muaj që kishte nisur punë sanitare. Ishte e kënaqur me punën. Vendngjarja nga shtëpia e Fluturës në vijë ajrore nuk janë as një kilometër larg. Nuk e dimë nëse po ktheheshin në shtëpi apo po shkonin për në punë. Bashkimi është ende në reanimacion, stafi i spitalit po i rri tek koka. Është në intubim, ka dëmtime gjithkund, vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë”, tha ajo.
shkoder atentati ne shkoder flutura basha
Aktualitet
1 November 2024, 12:38
I.A
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po shkel në mënyrë t&...
Aktualitet
1 November 2024, 12:28
M.B
Flutura Basha
SHKODRA- Motra e Flutura Bashës, viktimës së pafajshme të atentatit të ndodhur në Shkodër tha sot se ...
Aktualitet
1 November 2024, 12:05
ZH.LL
Momenti vjedhjes së makinës
TIRANË- Tre persona kanë rënë në pranga të policisë pasi vodhën ...
Aktualitet
1 November 2024, 11:46
ZH.LL
Foto ilustruese
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili është i akuzuar nga GJKKO si pjes...
Aktualitet
1 November 2024, 11:29
Elton Qyno
Durim Bami
TIRANË- Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon t&e...
Aktualitet
1 November 2024, 11:24
ZH.LL
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur që këtë premte të mbajë mbledhje...
Aktualitet
1 November 2024, 11:11
ZH.LL
Foto ilustruese
GREQI- Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për mashtrim dhe vjedhje. Mësohet se 50-vje...
Aktualitet
1 November 2024, 11:09
M.B
Ruben Saraiva
LEZHA- Paraditen e sotme u zhvillua seanca gjyqësore në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva të akuzuar si vras&...
Aktualitet
1 November 2024, 11:12
I.A
Universiteti i Elbasanit
ELBASAN- Disa pedagogë janë arrestuar dhe pezulluar ditën e sotme në Universitetin Aleksandër Xhuvan...
Aktualitet
1 November 2024, 10:49
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një automjet është përfshirë nga flakët në “Tunelin e Krrabës”. ...