13 March 2024, 09:12
Nga N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e regjistruar mbrëmjën e djeshme në Shkodër ku u plagosën studenti i Akademisë së Sigurisë, Gjergj Ndërshtiqaj 28-vjeç dhe kunati i tij Gjon Nika, 30-vjeç. Mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa është raportuar se ndaj tyre është qëlluar me 106 plumba.
Pas ngjarjes së rëndë tre automatikë kallashnikov janë gjetur në automjetin e djegur të autorëve ndërsa janë sekuestruar nga policia si provë materiale. Dyshohet se mjeti është i përfshirë nga flakët për shkak të breshërisë së plumbave. Sipas raportimeve në makinë kanë qenë tre persona, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur afër një lokali i cili kishte kamera sigurie dhe policia po bën kqyerjen e tyre për identifikimin e autorëve. Sipas burimeve policore objektivi ka qenë Gjon Nika. Ndërkohë janë zbardhur edhe dëshmitë e të plagosurve të cilët janë shprehur se nuk kanë arritur që të shohin se kush ishin autorët. Ata gjithashtu kanë shtuar se nuk kanë konflikte.
“Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës," u shprehën ata.
Ende është e paqartë se cili është motivi i kësaj ngjarje të rëndë ndërsa policia ka shoqëruar disa persona por pa arritur ende tek autorët e dyshuar.
atentat shkoder plagosje deshmi
Aktualitet
13 March 2024, 09:17
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Finalizohet esktradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë. Kanë qënë bashkëpunimi dhe marr&e...
Aktualitet
13 March 2024, 09:03
h.k
VLORË-Një 34-vjeçare është vënë nën hetim nga Policia e Vlorës.
Gjatë kontrollit në ambientin ku kjo...
Aktualitet
13 March 2024, 07:29
M.B
Makina
SHKODËR- Makina e djegur e autorëve të atentatit të mbrëmjes së shkuar që ndodhi në Shkodër, ësht&...
Aktualitet
13 March 2024, 07:22
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti e gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza....
Aktualitet
13 March 2024, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Treguesit e punësimit u përmirësuan gjatë vitit 2023, por struktura sipas grup-moshës e të punës...
Aktualitet
13 March 2024, 07:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka shënuar një lulëzim të vërtetë turistik në vitin 2023, si për turizm...
Aktualitet
13 March 2024, 07:16
M.B
Foto ilusruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike s...
Aktualitet
12 March 2024, 22:16
r.ll
foto nga vendngjarja
SARANDË- Mbrëmjen e sotme raportohet se një magazinë me bimë mjekësore në Qafë Gjashtë t&...
Aktualitet
12 March 2024, 22:02
r.ll
foto nga vendngjarja
SHKODËR- Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku ...
Aktualitet
12 March 2024, 21:58
r.ll
dilaver xhafa
KAVAJË- Për problemin e qytetarit Ilirjan Manushi, të cilit Dilaver Xhafa i premton certifikatën e pronësisë q&...