LIVE UPDATES
Aktualitet

Klevis Alla tregon pse u prish Dumani me “Mirin e Kolës”: I hyri vetja në qejf, shiste shokët

Klevis Alla, u ka treguar prokurorëve Altin Dumani dhe Doloreza Muasbelliu se teksa shoqërohej me Nuredin Dumanin, të cilin të gjithë e njihnin me emrin “Luli”, ky i fundit i ka treguar se Besmirit, i kanë humbur dhe disa lekë, por kurrë nuk e mori vesh se nga vinin këto para. 

5 July 2022, 22:56 Nga k.m.
Klevis Alla tregon pse u prish Dumani me “Mirin e Kolës”: I
Klevis Alla dhe Altin Ndoci

TIRANË- Klevis Alla, një nga 4 bashkëpunëtorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka zbuluar shumë se ç'ndodhte mes miqësitë dhe armiqësitë të krijuara në botën e krimit. Në një prej rrëfimeve të tij, ai ka bërë me dije detaje edhe për konfliktin e lindur mes vëllezërve Besmir Haxhia dhe Nuredin Dumanit, Talo Çelës dhe Altin Ndocit. Në një dokument të siguruar nga gazetari Elton Qyno për "OraNews", Alla tregoi se sherri mes miqve ka ardhur për shkak se Besmir Haxhisë ose “Miri i Kolës”, i kishte hipur vetja në qejf dhe po shiste shokët, duke folur lart e poshtë.

Alla, u ka treguar prokurorëve Altin Dumani dhe Doloreza Muasbelliu se teksa shoqërohej me Nuredin Dumanin, të cilin të gjithë e njihnin me emrin “Luli”, ky i fundit i ka treguar se Besmirit, i kanë humbur dhe disa lekë, por kurrë nuk e mori vesh se nga vinin këto para. 

“…për fillimin e konfliktit midis Besmir Haxhisë, Nuredin Dumanit, Talo Çelës dhe Altin Ndocit, me sa kam dëgjuar nga Altini dhe Talo Çela, në muhabetet e tyre thoshin që Besmiri, ka filluar duke bërë bërë p**dhë, i ka hyp vetja në qef dhe po shet shokët duke fol…”-ka treguar Alla para dy prokurorëve.

Në dëshminë e tij, Alla tregon se planin për të bërë vrasjes e Besmir dhe Viktor Haxhiaj, ia ka thënë Nuredin Dumani pasi i ka kërkuar të shoqëronte me makinë dy persona nga Fushë-Kruja. Fillimisht e kishte thirrur me telefon që të shkonte tek ai, madje dhe i kishte shkuar edhe në "ëhat'sapp". Po sipas tij, fillimisht ishin caktuar për vrasjen dy persona nga Fushë Kruja, njëri prej tyre ishte plagosur gjatë nëj përplasjeje me forcat RENEA. Më pas, plani kishte ndryshuar. Pikërisht në këtë moment, Alla flet se në makina ka pasur dy armiqtë e përbetuar, si Nuredin Dumanin, ashtu edhe Talo Çelën, që mesa duket njihet edhe me pseudonimin "Moma".

RRËFIMI I PLOTË: 

"…në lidhje me vrasjen e vëllezerve Haxhia, dua të sqaroj se fillimisht Nuredin Dumani ka pajtuar dy çuna nga Fushë-Kruja, njëri quhej Besi "Besjan" dhe tjetri Enver. Më sa kujtoj ka qënë rreth muajve Mars dhe Prill të vitit 2020, kur Nuredin Dumani, më ka marrë në telefon tek numri im që kisha në perdorim i cili është 0692880XXX, numër telefoni të cilin e kisha në emrin tim. Këtë telefonatë e ka bërë Nuredini edhe në telefon dhe në “ëhatsapp”, e cila është kryer si telefonatë rreth orës 9-të 9:30 të mëngjesit. Datën nuk e kujtoj por jam i sigurt se ka qënë fundi i marsit ose fillimi i muajit Prill 2020.

Nuredini ose siç e thërisnim ndryshe (Luli) në telefonatë më tha:"…o nipçe eja këtej nga unë…”. Kur më telefonoi unë isha në krevat i shtrirë, u ngrita mora makinën time “Golf 5”-së pa targa dhe ika direkt tek shtëpia e Nuredinit. Kur shkova tek Nuredini gjeta edhe dy persona të tjerë, rreth moshës 35 vjeç, i përshëndeta duke ju thënë “…mirëmëngjes…”, në këtë moment Nuredini më nxori veçmas duke më thënë:

"…merri këta të dy se janë shokët e mi, dhe bëj një xhiro rreth shtëpisë së Lalës, që quhej Besmir Haxhia, dhe mos fol fare me ta. "…më tha se këta do e bëjnë punën tonë, se do i paguajmë këta mos të ngatërrohemi ne…”.

Këta dy persona kishin ardhur tek shtëpia e Nuredinit me një mjet “Golf 5”, me ngjyrë blu, me xhama të zi, targën nuk ja kujtoj. Më kujtohet se njëri nga personat ishte bjond me flok të shkurtra dhe nuk e kujtoj se çfarë kishte të veshur. Ndërsa tjetëri ishte esmer dhe kishte të veshur një kostum ADIDAS me ngjyrë blu dhe kishte flokë të zeza.

I thashë “Ok” dhe ndeza makinën time “Golf 5”, pa targa dhe i hipa makinës unë shofer, njëri prej tyre bjondi, i cili u ul në vendin e parë, kurse mbrapa në krahun e pasagjerit u ulë personi tjetër, që ishte i veshur me kostum “Adidas" me ngjyrë blu i errët.

Kujtoj se kemi ndjekur rrugën nga shtëpia e Nuredinit, tek Nishtulla, Shkozet, ish-këneta. Pa shkuar te rajoni i Policisë Durrës, kam ndaluar tek karburant K…, tek kryqëzimi dhe i kam futur makinës time 30 mijë lekë naftë, nga karburanti kemi marrë rrugën për nga spitali i Durrësit dhe kemi vajtur në Spitallë.

Jemi futur në Spitallë, kemi vajtur në lagjen e vëllezërve Haxhia, kujtoj se kemi kalur përbri shtëpisë së tyre. Unë ju thashë dy çunave se kjo është shtëpia e tyre, kemi bërë një xhiro në rrugën e lagjes së tyre, afër shtëpisë me makinë, por pa ndaluar, duke parë me vemendje vendin se si ishte, sa kamera kishte dhe si mundet të levizej pasi të kryhej vrasja e Besmir Haxhisë.

Pasi mbaruam xhiron tek banesa e vëllezerve Haxhia, u kthyem tek shtëpia e Nuredin Dumanit, kemi zbritur dhe në praninë time folën me Nuredinin dhe i thanë atij se vrasja bëhet dhe vendi ishte i mirë dhe ju mungonte vetëm shoferi, që do të ishte në makinë me autorët.

Këta dy djemtë i thanë Nuredin Dumanit se këtë nipçen tate (duke iu referuar për mua) e duam shofer, sepse ju pelqeu ecja ime me makinë në atë zonë.

Pasi ikën këta dy çunat, mësova se bjondi quhej Besi ose Besjan Xhixha, sepse Nuredini ju drejtua me këtë emer kur foli me ta. Këta dy çunat ikën dhe unë mbeta me Nuredin Dumanin, ndejtëm dhe pimë nga një cigare me njëri-tjetërin. Në bisedë e sipër Nuredini më tha, se këta dy çunat do të paguheshin për vrasjen e Besmirit.

Dua të sqaroj në lidhje me dy personat që shoqërova në Spitallë, se Nuredini më tha janë nga Fushë-Kruja dhe se njëri prej tyre kishte kundërshtuar me armë forcat e RENEA-s, dhe se kishte mbetur i plagosur nga perplasja me RENEA-n.

Mbas dy ose tre ditësh nga takimi me dy djemtë nga Fushë-Kruja, Nuredini më tha: “…shko e bëj testin e “Covid-19” se atë djalin e ka zënë “Covidi” është i semurë, se mos të zëri edhe ty…”.

E pyeta Nuredinin se cilin kishte zënë “Covid-19”, Nuredini më tha se kishte zënë shokun e Besit që unë nuk ja dija emrin, theksoj se tjetri ishte me trup mesatarë, rreth 35 vjeç me flokë të zeza, ndërsa personi tjetër që ishte bjond e mësova se quhej me emrin Besi (Besjan) dhe se ishte nga Fushë-Kruja.

Me Besin jemi takuar edhe një herë tjetër që ka ardhë vetëm tek shtëpia e Nuredinit, më kujtohet se ka qënë vetem kur ka ardhur, ka fjetur një natë tek Nuredini dhe të nesërmen ka ikur.

Pas disa disa ditësh, kemi ikur unë dhe Nuredini në Fushë-Krujë, me makinën time tip: “Benz-S” me targë AA030YG dhe kemi ndaluar përballë “Nord Parkut”, ku është një karburant.

Më kujtohet se jemi parkuar me makinë tonë unë dhe Nuredini me “Mercedezin-S 030”, unë kam ndejtur në makinë ndërsa Nuredini, ka dalë jashtë dhe është takuar me Besjanin, personin që ishte bjond.

Nuredini dhe Besjani, kanë qëndruar në këmbë rreth 10 minuta, ndërsa unë po prisja në makinë, ka ardhë Nuredini dhe me tha: "…fike makinën dhe eja të ikim për të pirë një kafe me makinën e Besjanit…”. Kemi lënë makinën tonë “Merceds-S” dhe kemi ikur me “Golfin 5”, me ngjyrë blu për të drekuar tek një lokal tjetër, që na ka çuar Besjani.

Restoranti ishte, sapo kalon mbikalimin e Fushë-Krujës, rreth 500-700 metër në drejtim të Laçit, në krahun e majtë. Ky lokal ishte një katësh në fushë të gjelber, ishte i ndërtuar me tulla të kuqe dhe kishte një kanal uji në oborr. Gjatë kësaj dreke që ishim unë, Besjani dhe Nuredini është permendur edhe emri i Enverit, për të cilin është thënë nga Besjani, ishalla i ikën (Covid-19) shpejt Verit.

Gjatë drekës është thënë nga Nuredini që ishalla e mbarojmë këtë punë sa më shpejt se nuk presin më çunat, por pa permendur emra se cilët çuna.

Nga Nuredini mësova se këtyre dy çunave, Besit dhe Verit, ju kishte dhën shumën prej 5 mijë euro paradhënie, për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj.

Por duke qënë se Veri ishte sëmurur me “Covid-19”, këta dy çunat, nuk e bënin dot vrasjen e Besmirit dhe u vendos që vrasjen ta bënte grupi jonë. Grupi jonë ishte, unë në timon, në vend të parë ishte Nuredini, pas sediljes time ishte i ulur Altin Ndoci dhe në krahun tjetër pas Nuredinit, ishte i ulur Talo Cela, që njihet me pseudonimin “Moma”.

S’qaroj se tek banesa e vëllezërve Haxhia në Spitallë, kam shkuar disa herë me Nuredinin, kemi shkuar me mjetin tim “MERCEDES” me targë AA030YG, dhe kemi parë me vemëndje shtëpinë e tyre.

Pasi dështoi plani për vrasjen e Besmirit nëpërmjet djemve nga Fushë- Kruja "Besjanit dhe Verit", hyri në punë plani i dytë që vrasja do të kryhej nga ne grupi që ishim unë, Talo, Nuredini dhe Altini. S’qaroj një detaj që nuk e kemi sqaruar më lart, Nuredin Dumani nga grupi ynë shoqëror dhe nga pjesa më e madhe e njerëzve thërritet me emrin "Luli" dhe pak veta ja dinin emrin e vertetë, Nuredin. Vazhdimisht shkoja tek shtëpia e Nuredinit, sepse ai nuk dilte shumë nga shtëpia. Rreth dy javë para vrasjes së Besmirit, u vendos nga Nuredini dhe Talo se përfundimisht vrasjen e Besmirit do e kryenim ne, si grup unë, Talo, Nuredini dhe Altini Ndoci. Sqaroj se objektivi ka qënë të vritej Besmiri dhe jo vëllai tjetër Viktori.

Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan më 27 prill 2020 brenda makinës së tyre, të llojit “Voklswagen”, me 55 plumba, tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyrin. Ngjarja ka ndodhur vetëm një kilometër larg zonës ku janë vrarë më 2 mars të të njëjtit vit dy të rinjtë, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza. 

Enver Diva dhe Besian Xhixha ishin piketuar për të vrarë vëllezërit Haxhia, por Covid-19 u prishi planet. Ishte Enver Diva, ai u infektua nga pandemia COVID-19 dhe madje, tre ditë para se të ndodhte vrasja, doli në TV dhe me mikrofon në dorë ankohej se nuk kishte të hante dhe se nuk i rimbursoheshin ilaçet. Në minutën e fundit u kontaktua Klevis Alla dhe Altin Ndocin për të çuar deri në fund vrasjen, por këta të tashmë janë të penduarit e drejtësisë.

klevis alla vrasja e vellezerve haxhia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin