LIVE UPDATES
Aktualitet

I pesti i ‘penduar’! Erjon Alibej zbërthehet para SPAK, tregon 30 emra financuesish e porositësish vrasjesh

Alibej ka zbërthyer disa ngjarje kriminale, ku është përfshirë edhe vetë, por dëshmia e tij pritet të ballafaqohet me atë të të penduarve të tjerë dhe me faktet që aktualisht prokurorët kanë në dorë.

15 December 2022, 19:55 Nga F.M
I pesti i ‘penduar’! Erjon Alibej zbërthehet para SPAK, tregon
Erjon Alibej

TIRANË- Erjon Alibej, i arrestuar dhe akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për porositjen e të paktën dy vrasjeve, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ka vendosur të rrëfehet! Përpara tre prokurorëve që po ndjekin hetimet e operacionit “Plumbi i Artë”, Alibej është kthyer në të penduarin e 5-të brenda viteve të fundit për SPAK, pas Klevis Allës, Euglent Halilit, Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhës, por ende jo zyrtarisht. Kjo pasi, Alibej ka zbërthyer disa ngjarje kriminale, ku është përfshirë edhe vetë, por dëshmia e tij pritet të ballafaqohet me atë të të penduarve të tjerë dhe me faktet që aktualisht prokurorët kanë në dorë.

Nëse kjo ndodh, rrëfimi i Alibejt mund të djellë organizimin e operacionit “Plumbi i artë 1”, pasi gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se ai ka treguar emrat e mbi 30 personave të përfshirë në ngjarje kriminale, kryesisht financues e porositës. Organi i akuzës ka tërhequr nga rrethet edhe dosjet e ngjarjeve për të cilat ka folur Alibej dhe po rishqyrton rrethanat e provat.

Së fundmi është marrë në pyetje edhe Elton Kila alias (Oti i Elbasanit), i cili është personi të cilin Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, kishin planifikuar të vrisnin në muajin mars 2022 në Elbasan, me urdhër të Suel Çelës. Arsyeja ishte sepse “Oti” ‘strehonte dhe mbante me bukë’ Talo Çelën.

Përves vrasjes së Ramazanit e Runajt, Alibej dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020. Erion Alibej dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i ekzekutuar në Bradashesh.

Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri) e ka nisur fillimisht si trafikant kokaine, kur ishte 27 vjeç, në Itali. Bashkëpunimin e kishte me të vëllanë, Endrit Alibejn, me të cilin u kap në vitin 2013. Endriti ishte koka e grupi që përbëhej nga 12 shqiptarë, por me vrasjen e tij, Erion Alibej nuk e kishte më prioritet trafikun e kokainës, por hakmarrjen.

Ai nisi një valë vrasjesh e përplasjesh për të marrë hakun e të vëllait që iu vra në Bradashesh vetëm dy ditë para ndërrimit të viteve, në dhjetor të vitit 2018.

Bashkë me Endrit Alibejn mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay. Ata ishin kthyer për festat e fundvitit dhe po udhëtonin në një automjet luksoz “Range Rover”, që ndoqej nga një tjetër makinë, brenda të cilës ishin gratë e fëmijët e tyre, kur u sulmuan nga një breshëri kallashnikovi.

Në kërkim për masakrën me tre viktima është shpallur Mikale Qosja, i cili dyshohet se është një nga ekzekutorët dhe fshihet në Dubai. Por në atentat dyshohej të ishte përfshirë edhe famëkeqi Talo Çela, emri i të cilit është përmendur në grabitjen e Rinasit dhe për shumë vrasje të tjera në vend. Nga marrja në pyetje që i është bërë në Komisariatin e Elbasanit, ku ka pretenduar se s’ka pasur gisht me ngjarjen e ndodhur dhe se ka qenë në shtëpi natën e ngjarjes, por për Erion Alibejn nuk ishte i besueshëm ky version. Ndaj ai i vrau të vëllanë. Erion Alibej u arrestua në shtator të vitit 2020 dhe vetëm pak javë më vonë, iu vra kunati në Belgjikë, Ardit (Arjan) Spahiu. Edhe pas kësaj vrasjeje, dyshohet se fshihet Mikael Qosja.

erion alibej

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin