LIVE UPDATES
Aktualitet

"I shpalosi globit realitetin shqiptar me romanet e tij", New York Times për Kadarenë: Shkrimtari që futi vendin e vogël ballkanik në hartën e letërsisë botërore

Artikulli vijon teksa shkruhet se emri i Kadaresë është diskutuar disa herë për çmimin "Nobel" për letërsinë. Në vitin 2005, ai mori Çmimin Ndërkombëtar Man Booker. Finalistët përfshinin titanë të tillë si Gabriel García Márquez dhe Philip Roth.

1 July 2024, 18:22 Nga M.B
"I shpalosi globit realitetin shqiptar me romanet e tij", New York
Ismail Kadare

TIRANA- Lidhur me lajmin për ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, ka shkruar dhe prestigjiozja amerikane “The New York Times”. Kjo e fundit shkruan në artikullin e saj se ai ishte shkrimtari që i shpalosi botës realitetin shqiptar me romanet e tij.

NYT shkruan se ai u krahasua me Orwellin dhe Kafkën dhe eci në vijën e hollë të politikës me vepra që fshihnin kritikat e tij ndaj shtetit të tij totalitar.

Artikulli vijon teksa shkruhet se emri i Kadaresë është diskutuar disa herë për çmimin "Nobel" për letërsinë. Në vitin 2005, ai mori Çmimin Ndërkombëtar Man Booker. Finalistët përfshinin titanë të tillë si Gabriel García Márquez dhe Philip Roth.

Artikulli i plotë i New York Times:

Ismail Kadare, novelist e poeti shqiptar që futi vendin e vogël ballkanik në hartën e letërsisë botërore, ka vdekur sot në Tiranë në moshën-88 vjeçare. Vdekja u konfirmua nga kreu i shtëpisë së tij botuese Onufri, Bujar Hudhri, i cili tha se ai pësoi arrest kardiak dhe vdiq në spitalin ku u dërgua në Tiranë.

Në karrierën e tij letrare prej më shumë se gjysmë shekulli, Kadare shkroi dhjetëra libra, koleksione poemash dhe tregime të shkurtra. Ai u bë i famshëm me romanin e tij të parë në 1970, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i cili u përkthye fillimisht në Frëngjisht dhe kritikët e quajtën ‘kryevepër’.

Kadare ka qenë disa herë i nominuar për çmimin Nobel por pa arritur ta marrë atë, duke konkuruar me emra të letërsisë si Gabriel García Márquez e Philip Roth.

Kadare është krahasuar shpesh me Kafka, Kundera e Orwell. Në tre dekadat e para të karrierës së tij ai jetoi e shkroi në Shqipëri, kur vendi ishte nën diktaturën e ashpër të liderit komunist Enver Hoxha. Për t’i shpëtuar persekutimit në vendin me rreth 6,000 disidentë politikë të ekzekutuar dhe 160 000 të dërguar në kampe përqendrimi, Kadare duhet të bënte kujdes në madh në shkrimet e tij.

Ai shërbeu për 12 në kuvendin e Shqipërisë dhe ishte anëtar i sindikatës së shkrimtarëve. Romani i tij “Dimri i Madh” konsiderohet si një nga portretizimet më të favorshme të diktatorit Hoxha dhe më vonë Kadare ka thënë se e shkroi të ta zbutur atë që ta shihte më sy të mirë.

Ndërsa në romane të tjera si “Pallati i Ëndrrave” (1981), shkrimtari në mënyrë subversive sulmonte diktaturën me anë të alegorise, satirës, legjendës e mitologjisë. Kadare “është një interpretues i madh i psikologjisë dhe fizionomisë së shtypjes shtetërore”, shkruante Richard Eder në rrjetin The New York Times në 2002.

Pas studimeve në universitetin e Tiranës, Kadare fitoi një bursë për në universitetin Gorky në Moskë, të cilin më vonë e përshkruante si “një fabrikë dogmash në shkollën e realizimit socialist”. Romani i tij Gjenerali i Ushtrisë së vdekur e bëri atë të njohur në botë dhe në vitin 1965, autoritetet ndaluan tregimin e tij të dytë “Përbindëshi,” menjëherë pas publikimit në një revistë.

Fama e papritur e Kadare tërhoqi vëmendjen e diktatorit dhe për të zbutur mbikëqyrjen e regjimit Kadare thotë se shkroi “Dimrin e madh” në 1977), ku lavdërohej ndarja e ‘guximshme e Hoxhës me Bashkimin Sovjetik në 1961. Kadare thotë se kishte tre mundësi zgjedhjeje: “Të mbronte besimet e tij, që do të thoshte vdekje, heshtje totale, apo t’i bënte një homazh regjimit në formë rryshfeti për ta lënë të qetë”.

Për të mbrojtur punën e tij nga manipulimi i regjimit në rast vdekjeje, Kadare thuhet se ka nxjerrë fshehurazi jashtë Shqipërisë dorëshkrimet e tij, duke ia dërguar publikuesit francez Claude Durand, i cili ka udhëtuar disa herë në Tiranë. Duke shkruar për të në 1997 në artikujt e New York Review of Books, historiani i Oxford, Noel Malcolm, vlerësonte intensitetin e atmosferës së Kadare, por kritikonte refuzimin e kritikave.

Malcolm paralajmëronte Kadare se “autori proteston shumë dhe redaktimet e volumeve të tij vetëpromovuese, mund të dëmtojnë reputacionin e tij me kritikët”. Ai shtonte se punimet më të mira të Kadare ishin shkruar “në një tjetër kontekst, më njerëzor e më mitik nga çdo tip arti ideologjik”.

Ndërsa në një përgjigje të vrazhdë Kadare akuzonte Malcolm për ‘arrogancë kulturore’ ndaj autorit të një vendi të vogël. “të flasësh kështu me një shkrimtar të vendi të vogël është mentalitet kolonialist”, ishte përgjigjur Kadare në ‘New York Review of Books’.

Pas rënies së komunizmit Kadare vijoi të shkruante për terrorin komunist, duke i përshkruar shqiptarët që jetonin në Evropën e shekullit të 21, si të ndjekur nga makthet e gjakmarrjes , legjendat e mitologjia. Opinionisti Charles McGrath shkruante në ‘The Times’ në 2010 se Kadare nuk shkruan dot “asgjë që të mos jetë interesante.”

ismail kadare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin