LIVE UPDATES
Aktualitet

Tërmeti u pasua nga një valë sizmike "krimesh"/ BIRN evidenton fenomenin: Të miturit kanë braktisur shkollën, tani vjedhin

Pas tërmetit të nëntorit 2019 që tronditi Shqipërinë, policia regjistroi një numër rekord vjedhjesh në banesa e biznese në Durrës, ndërsa u shënua dyfishim i numrit të të miturve të përfshirë në këtë krim.

26 May 2023, 10:40 Nga k.m.
Tërmeti u pasua nga një valë sizmike "krimesh"/ BIRN
Foto ilustruese

Më 20 gusht të vitit 2021 Mersini, 50 vjeç, banor i lagjes numër 18 në qytetin e Durrësit, u njoftua nga Prokuroria se ishte sekuestruar nga forcat e rendit dera e vjedhur në pronën e tij, një ngjarje e ndodhur pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, kur ai dhe familja u detyruan të largoheshin nga banesa për të jetuar me qira.

“Ishte një oficeri i policisë gjyqësore që me anë të një letre më njoftoi se në një pikë servisi ishte gjetur kanata e derës së vjedhur në pronën time dhe më bëhej e ditur se ishte sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, kujtoi ai.

Rasti Mersit nuk është i izoluar. Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit “Për të drejtën e informimit,” tregojnë qindra vjedhje të ngjashme u regjistruan pas tërmetit në Durrës. Madje, ai mund ta kosideroj veten dhe me fat, pasi vetëm 40 % e tyre u zbuluan nga policia. Të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë se numri i vjedhjeve të denoncuara në Durrës u rrit me 20 % në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019 – nga 261 raste në 330 raste.

“Vjedhjet janë shtuar që ditët e para pas tërmetit, në banesat dhe lokalet që u braktisën masivisht nga pronarët e frikësuar”, tha Elona Hamzallari, avokate penaliste në qytetin bregdetar. Shqetësuese për Hamzallarin ishte rritje e dukshme e të miturve që u përfshinë në këtë vepër penale.

Zbulueshmëria e ulët

Tërmeti i vitit 2019 shkaktoi dëme të jashtëzakonshme, veçanërisht në zonën e Durrësit dhe Thumanës, ku humbën jetën 51 banorë, ndërsa u shembën qindra godina të të gjitha llojeve. Ervin Karamuça, ekspert kriminalisike, tha për BIRN se historikisht në studimet kriminologjike, katastrofat natyrore janë analizuar si fenomene që rrisin panikun social dhe pasigurinë. Sipas Karamuçës nevoja e madhe për ndihmë e qytetarëve, i bën institucionet të pafuqishme për tu përgjigjur njëkohësisht dhe me efikasitet ndaj çdo telefonate apo sinjalizimi me natyrë urgjente.

“Kjo vjen edhe për shkak të faktit se në kushtet e forcave madhore që prekin një pjesë të madhe të popullsisë, logjistika dhe burimet njerëzore për ndihmë dhe siguri publike janë në disproporcion me nevojat imediate publike”, tha ai.

Denoncimet në polici tregojnë se pas vitit 2019 në banesat e dëmtuara nga tërmeti janë grabitur dhe orendi shtëpiake e sende me vlerë. Më 26 janar të vitit 2020 në lagjen me nr. 18 të qytetit, ku humbën jetën 7 persona për shkak të tërmetit, u denoncua vjedhja në disa apartamente. Hajdutët thyen dyert e blinduara dhe grabitën të gjitha orenditë shtëpiake, madje dhe kasat e dritareve dhe dyerve. Banorët e kompleksit ‘Jedas’ denoncuan pas tërmetit se apartamentet e tyre ishin vjedhur. Gati 280 familje u larguan nga banesat e tyre nga ky kompleks dhe disa prej tyre kanë denoncuar vjedhje në vlera të mëdha monetare. Karamuça beson se denoncimet e regjistruara nga policia nuk e tregojnë në fakt të plotë situatën.

“Në rastin e Durrësit mendoj se shifrat e vjedhjeve të regjistruara nga organet ligjzbatuese është disa herë më e vogël se shifra reale, pasi në shumë raste vepra të tilla penale nuk denoncohen nga qytetarët”, tha ai.

Një nga arsyet e mungesës së denoncimeve është edhe zbulueshmëria e ulët e ngjarjeve. Hamzallari tha se shumica e të akuzuarve që ajo ka parë në gjykatë janë personat që mbledhin sende të vjetra dhe përdorues të lëndëve narkotike.

“Raste që unë kam ndjekur ishin kryer në pallatet e shkatërruar nga tërmeti, ku kryesisht ishin marrë dritaret ose dyert prej duralumini, sahatet e ujit të pijshëm, të cilat shiten në pikat e mbledhjes se hekurave”, shpjegoi ajo.

Pasi situata nisi të normalizohej dhe të shtoheshin denoncimet për vjedhje, policia në Durrës intensifikoi punën për zbulimin e tyre, duke zhvilluar disa aksione policie në këtë fushë. Por, shifrat e marra nga BIRN tregojnë se vetëm 33.61% e vjedhjeve të ndodhura në banesa gjatë vitit 2020 janë zbuluar. Policia tha se nga 238 vjedhje banesash të evidentuara në vitin 2020, janë zbuluar 80 prej tyre, ndërsa nga 92 vjedhje të evidentuara në lokale tregtie, janë zbuluar 53 prej tyre.

Rritja e krimit te të miturit

Shifrat e policisë tregojnë se pas tërmetit u rrit edhe numri i të miturve të përfshirë në vjedhje. Numri i të miturve deri në 17 vjeç të përfshirë në vjedhje gati u dyfishua në vitin 2020. Nga 44 raste në vitin 2019, në 83 raste në vitin 2020. Lidhja me katastrofën natyrore duket edhe më e fortë në këtë rast, pasi në vijim numrat ranë edhe më shumë dhe në vitin 2022 pati vetëm 22 raste të miturish të përfshirë në këtë krim.

Sipas avoaktes Elona Hamzallari, në shumicën e rasteve të miturit janë shfrytëzuar nga persona madhor, të cilët i kanë shfrytëzuar për të arritur qëllimet e tyre kriminale duke përdorur si mburojë për të mos u përballur me drejtësinë. Të shpeshta kanë qenë dhe rastet kur të miturit kanë kryer vjedhje për shkak të kushteve shumë të vështira ekonomike si dhe problemeve të theksuara në familje.

“Ajo që bie në sy është që pothuajse 90 per qind e këtyre të miturve, sidomos mosha 15-17, janë të gjithë fëmijë që kanë braktisur shkollën dhe rrugë më të thjeshtë gjejnë vjedhjen për të pasur të ardhura”, tha Hamzallari.

Sipas avokates nuk kanë munguar dhe rastet e vjedhjeve në institucione arsimore.

“Janë vënë re gjithashtu që grupe të miturish të përfshihen në vjedhje kompjuterësh në shkollat e dëmtuara nga tërmeti”, kujtoi ajo.

Shqetësues sipas avokates ishte fakti që të miturit në disa raste kanë mbështetjen e prindërve për veprimet e tyre. Avokatja theksoi se ky fenomen prek kryesisht familjet në gjendje të vështirë ekonomike./BIRN

termeti ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin