LIVE UPDATES
Aktualitet

I vdes babai, Komisariati 4 sekuestron dhe zhduk armën e tij të gjahut

Për shkak të një konflikti me partneren e babait dhe një denoncimi në polici, Komisariati numër 4 sekuestroi armët, duke kërkuar që fëmijët të bëjnë çeljen e trashëgimisë.

5 April 2023, 22:02 Nga DOSJA
I vdes babai, Komisariati 4 sekuestron dhe zhduk armën e tij të gjahut
Emisioni Stop

TIRANË- Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka të bëjë me Komisariatin numër 4 në Tiranë. Një qytetare denoncon humbjen e një arme që ka pasur me leje. Ajo tregon se në vitin 2000 babai i saj mori 2 çifte me leje. Ai ndërroi jetë në vitin 2017 dhe armët i mbajti bashkëjetuesja e tij. Për shkak të një konflikti me partneren e babait dhe një denoncimi në polici, Komisariati numër 4 sekuestroi armët, duke kërkuar që fëmijët të bëjnë çeljen e trashëgimisë.

“Në vitin 2000 babai im ka pasur dy armë, çifte teke dhe çifte dy grykëshe me leje. Leja është lëshuar nga Komisariati Nr.4 në vitin 2000. Babi ndërroi jetë në vitin 2017 dhe pastaj vendosëm bashkë me vëllain që të bënim çeljen e trashëgimisë sepse normalisht na duhej dhe për gjëra hipotekore. Para se të ndodhte kjo, babi bashkëjetonte me një grua. Edhe pse vdiq babi, shkuam tek ajo. Kur shkuam herën tjetër për të folur për gjërat e funeralit bashkë me vëllain, unë shikoj që në mur nuk ndodheshin dy çifte. I tha vëllai ku ndodhen 2 çiftet sepse para disa ditëve ishin këtu. Unë bashkë me vëllain konfliktohem edhe erdhën shumë njerëz të tjerë dhe normalisht kërkuam ndihmën e policisë. Vjen policia e Komisariatit Nr.4. Bashkë me të, dhe ne, na marrin në komisariat, marrin dhe atë në pyetje dhe ajo çiftet i kishte çuar në një vend shumë të largët. Nuk e di se ku i kishte dërguar dhe policia në atë moment e merr dhe atë, shkojnë dhe i marrin çiftet. Merren të dy çiftet dhe bllokohen te komisariati i policisë. Në atë moment policia më thotë që ti duhet të bësh çeljen e trashëgimisë që ne shohim që ju jeni të dy fëmijët që t’i tërheqim”, thotë denoncuesja.

Pasi vajza bëri çeljen e trashëgimisë, në komisariat i thonë se duhet të bëjë një kurs për përdorim arme.

“Pas 5-6 muajve u paraqita dhe ai më thotë që duhet të bëni një çelje trashëgimie që jeni fëmijët por nuk kemi marrë asnjë letër, asgjë që armët janë bllokuar. Bëra çeljen e trashëgimisë ku këtu figuroj që jam vetëm unë dhe vëllai im jemi trashëgimtarët e babait tonë. Në momentin që shkoj, komisariati më thotë që duhet të bësh kursin për t’u pajisur me një aftësim teorik dhe praktik për mbajtje dhe përdorimin e armëve. Regjistrohem, kryej kursin. E marr dhe dëshminë. Çështja zvarritet dhe paraqitem te komisariati dhe pastaj më thotë që ne posedojmë vetëm çiften  e cila është çifte ruse, jo teke. Ajo ka shkuar për shkrirje. Pse pikërisht shkon në proces shkrirje arma më e mirë teke. Komisariati Nr.4 më tha që duhet të shkosh tek 100-ta sepse ne atje i kemi transferuar që të dy. Dua një proces-verbal ose një provë që arma ka shkuar për shkrirje dhe unë jam e qetë”, vijon denoncimi.

Pasi kalon dhe këtë procedurë, i thonë njëherë se njëra nga armët është çuar për shitje.

“Kur shkova te Komisariati Nr.4 dhe kërkova çiften teke ata m’u përgjigjën që çiftja teke është asgjësuar, ka shkuar për hekur”.

Por herën e dytë i thanë se arma është çuar në depo.

“Versioni numër dy sot në komisariat nr.4 më thanë që jo, çiftja nuk është shkrirë por ti mund të na bësh një kërkesë dhe na e dorëzo dhe ti do marrësh këtë përgjigje që thjesht arma është në depo”.

Për këtë proces nuk ka asnjë procesverbal. Ne i drejtohemi Qendrës së Furnizimt Materialo Teknik, në Mullet, ku mësojmë se arma ka shkuar në repartin ushtarak 4006 në Elbasan, dhe nga aty në Gramsh.

“Në momentin që paraqitem tek 100-ta në Mullet të më japin një fletë dalje që kjo armë ka dalë nga 100-ta dhe ka shkuar në repartin ushtarak 4006 në Elbasan. Dhe më kanë dhënë fletë daljen. Është bërë urdhri në 15 Shkurt 2022. Pastaj më thanë që depo në Elbasan nuk është funksionale dhe kanë shkuar në Gramsh”.

Vajza e të ndjerit kërkon që të dijë se çfarë ka ndodhur me armën e babait të saj. Ajo thotë se Komisariati Nr.4  duhet t’i japë një proces-verbal për shkrirjen ose jo të armës së saj.

“Unë tani kërkoj të pajisem me një vërtetim se çfarë po ndodh me çiften. Nëse është në përdorim të dikujt pa leje ndërkohë që janë në emrin tim, apo është shkrirë dhe me një proces-verbal që kjo është shkrirë dhe unë jam e qetë. Arma teke dhe kjo armë çifte asnjëherë nuk kanë pasur precedent. Kanë qenë shumë të pastërta. Nëse armët do ishin me precedent, çdo institucion ku unë jam paraqitur do më thonin që mos e kërko më sepse janë armë me precedent. Në qoftë se shteti e ka shkrirë, mjafton të më pajisë me një proces-verbal që kjo është shkrirë dhe unë të jem e qetë që me atë armë nuk po ndodh asgjë aktualisht”.

Marrë nga TVKLAN

emisioni stop

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin