LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ik, largohu se do e marr personale me ty!”/ Eni Picalli kërcënon gazetarin e Piranjave sapo del nga Policia

Mashtrimi ndaj Enver Petrovcit konsiston në mos-pagesën e disa shumave, lidhur me disa projekte teatrale, shuma që në total kapin vlerën e 18 mijë eurove

29 November 2024, 22:44 Nga r.ll
“Ik, largohu se do e marr personale me ty!”/ Eni Picalli
eni picalli

TIRANË- Një javë më parë Piranjat transmetuan historinë e aktorit kosovar, Enver Petrovci, i cili pretendonte se ishte mashtruar nga Indrit Picalli, i njohur edhe si Eni Picalli, i njejti person problematik për të cilin bëri denoncim edhe koreografi Dritan Brama disa javë më parë. Mashtrimi ndaj Enver Petrovcit konsiston në mos-pagesën e disa shumave, lidhur me disa projekte teatrale, shuma që në total kapin vlerën e 18 mijë eurove. Më pas ai u mashtrua edhe me një email fals të cilin pretendon se e ka krijuar Eni Picalli. Pas një kohe të gjatë kur Enver Petrovci kuptoi se nuk do të paguhej asnjëherë, bëri denoncim në Policinë e Tiranës dhe më datë 14 nëntor, Indriti u shoqërua në Polici ku dha sqarimet e tij lidhur me situatën. Piranjat ishin aty për të marrë një sqarim prej tij, por gazetari Freard Rista nuk u prit shumë mirë prej Enit, i cili reagoi me agresivitet duke kërcënuar se do e kthente të gjithë këtë gjë personale. Madje hyri sërish në Polici me pretendimin për të bërë kallëzim ndaj tij. Mirëpo ndryshoi mendje shumë shpejt duke dalë nga godina dhe duke vendosur të japë sqarimet lidhur me situatën e Enver Petrovcit.

Sipas Picallit, Enver Petrovci lidhur me projektin “Pasaporta“, nuk duhet të marrë asnjë lekë, pasi e ka dhuruar tekstin. Mirëpo nëse kujtojmë bisedën që Eni ka bërë me mikun e Enverit kohë më parë, kur i thotë se ”do ia jap Enverit paratë avash-avash“, kuptojmë se po gënjen. Pa harruar edhe mesazhet e pafundme të Enverit, ku i kërkon paratë e projektit “Pasaporta“, që nëse do ia kishte dhuruar, logjikisht s’do të kishte pretendime. Mirëpo sipas Enit, Enveri është mashtrues pasi ai sabotoi shfaqjen e projektit tjetër “Adrianës“, ndërkohë Piranjat publikuan shumë mesazhe në të cilat shiheshin qartë ankesat e Petrovcit për aktoren e re Altea Alushi. Lidhur me këtë projekt, Eni ka marrë gjysmën e fondit, por nuk i ka dhënë asnjë lekë Enverit, duke pretenduar se Petrovci duhet të japë shfaqjen, ndërkohë premiera është bërë dhe siç parashikohet në kontratë, pagesa bëhet 15 ditë para premierës.

Lidhur me sajesën e email-it me emrin Erjola Bektashi, gruas që iu tha Enverit se punon në Thesarin e Shtetit, Eni mohon të ketë dijeni duke pretenduar se “këto janë skemat që përdor Enver Petrovci“. Mirëpo Piranjat publikuan një mori mesazhesh të shkëmbyera mes artistit Kosovar dhe Indrit Picallit, që tregojnë qartë se ky i fundit jo vetëm ka dijeni për personin e quajtur Erjola Bektashi, por madje ka shkruajtur në emër të Enverit një mesazh drejtuar asaj, ku kërkohen pagesat e pamarra. Nga ana tjetër aktori i kërkon email-in e zonjës dhe Indriti menjëherë ia dërgon, ndërsa gazetarit Freard Rista i tha që nuk e njeh fare dhe është skemë e krijuar nga Enveri, i cili më pas i kërkon Enit edhe numrin e telefonit të Erjolës, si dhe adresën e zyrës së saj, por Picalli i përgjigjet se numrin nuk ia disponon, ndërsa adresa ndodhet diku pas 9-katësheve në Tiranë. Madje ai vetë ka qenë aty dhe ka marrë informacione se zonja Erjola ka qenë me leje.

Gjatë ballafaqimit me gazetarin Rista, ndërsa dukej sikur tonet ishin më të zbutura, papritur biseda merr një kthesë të papritur.

“Ju do shkoni penalisht ore. Ti s’e ke idenë, juve ju pret dosja. Ti bën investigime që ti nuk fakton dot gjërat. Se ti edhe te emisioni i parë…transmetoji këto tranmetoji…se do ju kërkojë material prokuroria juve”, thotë ai.

Mirëpo, sa për investigimin, si në rastin e koreografit Tan Brama, ashtu edhe në atë të aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci, Piranjat kanë faktuar se Picalli parësore ka mashtrimin, pavarësisht se me sa duket ende nuk i ka mbaruar të gjithë argumentat e pretenduara, ndaj u ftua në zyrat e Piranjave të jepte të gjitha argumentet dhe pretendimet që kishte.

“Do vi me kënaqësinë më të madhe. Do t’i faktoj unë do marr edhe dosjen atje në Prokurori se është dhe koha dhe nuk është se i kam”, u shpreh ai.

Dhe Eni e mbajti fjalën. Kështu nisi ballafaqimi me dokumente për çdo mohim të tijin lidhur me pretendimet e Enverit. Sa i takon projektit “Pasaporta”, në takimin e parë Eni tha se do të faktonte që Enveri në këtë projekt nuk përfiton asnjë lloj fondi pasi e kishte dhuruar tekstin. Por në fakt dokumenti që paraqiti ishte thjesht një konfirmim, autorizim nga ana e Enverit që vepra e tij të vendosej në skenë, pa thënë në asnjë moment se kjo është një dhurim.

“Unë atij do i jepja diçka nga ana ime. Ajo mund të ketë qenë një shumë rreth 1000 euro, diçka e tillë. Ka qenë për shkak se ne po punonim dhe për shkak të sëmundjes”, thotë Picalli.

Në bisedë përmes telefonit na u bashkua edhe profesor Bujar Kapexhiu, i mirëinformuar për gjithçka lidhur me këtë ngërç mes Enit dhe Enverit.

“Nuk është bukur kur e ke përballë sepse ai vetëm gënjen. Unë kam qenë në atë shfaqje, ka patur njerëz në atë shfaqje që e kanë parë, madje ne kemi dhe filmime nga ajo shfaqje. Unë nuk e di, nuk e kuptoj si e quan ai, ne kemi shkuar për të parë premierën e shfaqjes së Enver Petrovcit”, u shpreh Kapexhiu.

Lidhur me sajesën “Erjola Bektashi“, Eni u vu me shpatulla pas murit pas fakteve, ndërkohë që telefonin e Picallit e ka sekuestruar Policia, për ta zbërthyer dhe për të hedhur dritë mbi gjithë pikëpyetjet e kësaj skeme të dyshimtë që ai ka krijuar.

eniu picalli piranjat

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin