20 August 2025, 07:20
Nga N.F
Foto
TIRANË- Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur në emigracion. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti në vit grup-mosha mbi 65 po rrit pjesëmarrjen në tregun e punës dhe shkallën e punësimit. Në vitin 2024, shkalla e punësimit për personat mbi 65 vjeç arriti në 25.0%, nga vetëm 17.6% në vitin 2023. Kjo përfaqëson një rritje të konsiderueshme prej 7.4 pikë përqindjeje vetëm në një vit.
Një pjesë e kësaj rritjeje shpjegohet me jetëgjatësinë, por edhe me nevojën ekonomike për të qëndruar më gjatë në tregun e punës për shkak të pensioneve të ulëta dhe mungesës së kursimeve të mjaftueshme për pleqërinë.
Rritja e shkalles së punësimit për pensionistët nga 2023 në 2024 është më e madhe se në të gjitha kategoritë e tjera të grup-moshave. Psh me grup moshën aktive 15-64 vjeç, që në vitin 2024 ka një shkallë punësimi prej 68.6% me rritje vetëm 1.7 pikë %.
Gjithashtu shkalla e punësimit tek të rinjtë 25-29 vjeç u rrit 5% ndërmjet 2023 dhe 2024. Rritja e vazhdueshme e këtij treguesi për moshën +65 mund të sinjalizojë edhe një tendencë që do të thellohet në të ardhmen, për shkak të ndryshimeve demografike ku strukturave e popullsisë po zhvendoset me shpejtësi në favor të moshave të vjetra.
Rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të shtohen sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës. Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.
Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik. Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar. Në të njëjtën periudhë, tregu i punës është bërë më pak tërheqës për të rinjtë.
Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2024, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, papunësia tek të rinjtë më arsim të lartë ishte rritur në krahasim me 2023. Zhvillimet në tregun e punës po tregojnë se Shqipëria po përballet me sfidën e re të integrimit te të moshuarve në tregun e punës./ Monitor
punesim instat
Aktualitet
20 August 2025, 07:15
N.F
Foto
TIRANË- Pothuajse 91% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës. T&e...
Aktualitet
20 August 2025, 07:11
N.F
Foto
TIRANË- Ditën e sotme, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht t&...
Aktualitet
19 August 2025, 22:49
E. D
Elton Bani
ITALI- Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e Elton Banit. Bëhet me dije se do të kryhet nesër aut...
Aktualitet
19 August 2025, 22:46
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar katego...
Aktualitet
19 August 2025, 20:15
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në fushën e mbetjeve në Vlorë....
Aktualitet
19 August 2025, 20:01
E. D
Miklovan Danaj
SPANJË- Një "bos" droge me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër dyshohet se është ekzekutuar nga bandat n...
Aktualitet
19 August 2025, 19:54
E. D
foto ilustruese
KRUJË- Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbasditen e sotme fshatin Borizanë mbi fabrikën e çimentos n&eu...
Aktualitet
19 August 2025, 19:47
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbasditen e sotme Vlorën. Konkretisht zjarri ka rënë në...
Aktualitet
19 August 2025, 17:18
E. D
pamje nga vendngjarja
SELENICË- Një vatër zjarri ka përfshirë kodrat e fshatit Lapardha të Bashkisë së Selenic...
Aktualitet
19 August 2025, 17:11
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një banesë, dy pronarë, para dhe pas luftës në Kosovë. Raste të tilla ka me dhjetëra ...