LIVE UPDATES
Aktualitet

Ilaçet e paçertifikuara reklamohen si suplemente. AMA, AKU dhe Agjensia e Barnave mbyllin sytë

Dosja.al kërkoi informacion nga Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, Autoriteti Mediave Audiovizive dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

7 June 2022, 17:22 Nga F.M
Ilaçet e paçertifikuara reklamohen si suplemente. AMA, AKU dhe
Foto Ilustruese

TIRANË- Spotet publicitare në televizione tashmë kanë të tjera qëllime, të reklamojnë suplemente dhe ilaçe. Minutazhin që mund tu dedikohej dyqaneve të ndryshme e produkteve që nuk kanë nevojë për receta mjekësore tashmë e zënë personazhë të ndryshëm publikë që sugjerojnë mediakamente. Keni nevojë të humbni peshë? Të kuroni artritin, osteoporozën? Të përmirësoni performancën tuaj në shtrat? Në ndihmë ju vjen juristja Eni Çobani, humoristi i njohur Sejfullah Miftari, apo moderator Ardit Gjebrea.

Me suplementin Superwoman në dorë, Çobani u sugjeron grave që ta përdorin si një zgjidhje imediate për të arritur qetësinë dhe rehatinë e dëshiruar në ato ditët e vështira.

“Superwoman për një Supergrua të fortë që nuk mposhtet asnjëherë!”- thotë Eni Çobani.

Dhe sapo ikën juristja nga ekrani, për 15 minutat e tjera del ‘Cekja’.

“Yp xhixhi”, thotë ai kur reklamon Prostatol e tregon me krenari se performaca e tij në shtrat është e barabartë me atë të një 25-vjeçari.

Më pas del Ardit Gjebrea që sugjeron pilula që shërojnë çdo dhimbje. Nisur nga këto spote të dyshimta, Dosja.al vendosi që në shërbim të qytetarëve të bënte një investigim. Përtej faktit që për këto produkte shpenzohen miliona euro dhe qutetarët pëdoren si kavie laboratorike për efekte të paçertifikuara, institucionet ia kalojnë ‘stafetën’ njëri-tjetrit dhe asnjë nuk di të thotë se ku bazohen këto sugjerime.

Konkretisht, Dosja.al kërkoi informacion nga Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, Autoriteti Mediave Audiovizive dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. I vetmi që denjoi të përgjigjej ishte AKU që sqaron se produktet që përmbushin kërkesat ligjore, me të cilat operon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë. Produktet e tilla sipas AKU-së, kategorizohen si suplemente ushqimore dhe jo medikamente.

“Referuar produkteve për të cilat kërkoni informacion, për sqarim, ato kategorizohen si suplemente ushqimore dhe jo medikamente,”- shkruhet në mesazh ndër të tjera.

Pra, nëse diçka që konsumon të kuron, nuk është medikament?

Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore thotë se këto produkte nuk kanë aplikuar për autorizim për tregtim dhe për rrjedhojë nuk janë të autorizuar për tregtim si “bar”nga AKBPM-ja.

“AKBPM-ja nuk ka miratuar asnjë material promocinal për produktet e mësipërme.Bazuar në Ligjin Nr.105/2014,“Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” të ndryshuar Neni 55, Pika 3. Publiciteti për barnat, “Në mënyrë të veçantë, përfshin publicitetin për barnat pa përshkrim, drejtuar publikut të gjerë, sipas listës së miratuar të barnave OTC,”- shkruhet në përgjigje duke vijuar me një kalim përgjegjësie.

“Kërkesa e Dosja.al dhe trajtimi i problematikës të ngritur nga Ju nuk është në kompetencën lëndore të Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, por te institucioneve te tjera qe ne fushen e veprimtarise se tyre kane kontrollin e suplementeve,”- thuhet më tej.

Por, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit thotë se kjo gjë është jashtë përgjegjësive të tyre.

“Pershendetje, Ju bejme me dije se Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit, eshte institucion nen varesine e Bashkise Tirane, e ngritur si strukture e posaçme  ne mbrojtje te konsumatorit ne nivel vendor.  Kjo bazohet tek Ligji 9902 "Per Mbrojtjen e Konsumatori", date 17.04.2008, i ndryshuar, ku ne Nenin 56/1 specifikohen qartazi edhe detyrat e qeverisjes vendore lidhur me mbrojtjen e konsumatorit, te cilat kane te bejne vetem me informimin, njoftimin dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve. Sa me siper cituar, informacioni qe ju kerkoni eshte jashte kompetencave tona ligjore. Ju urojme pune te mbare!”- përgjigjet AMK. Kush e merr përsipër të përgjigjet për efektet anësore dhe jo vetëm të këtyre ilaçeve që reklamohen sikur të jenë çokollata?

Kush e mban përgjegjësinë për dëmet që mund të shkaktojnë tek qytetarët këto produkte te paçertifikuara? Pse lejohet të bëhet publikisht ky marketing i rrezikshëm? Çfarë bën AMA për të mbrojtur qytetarët? Çfarë ben AKU? Çfarë bën agjensia kombëtare e barnave? Nëse shan në Televizion dënohesh dhe nëse ofron helm per shëndetin lejohesh.

Nëse fut domate të pakontrolluara dënohesh, nëse fut helme reklamohesh. Nëse fut ilaçe ë paçertifikuara të hiqet liçenca nëse i quan suplemente të njëjtat ilaçe, bën para. Në kushtet kur asnjë institucion nuk kundeset per qytetarët, duhet të paktën të refuzohen nga ata vetë, për të mbrojtur shëndetin nga matrapazët.

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin