LIVE UPDATES
Aktualitet

Hamid Atabay: Pse u larguam nga grupi i muxhahedinëve të Manzës

Ebrahim Moradi është kurd nga Irani. Ai ka qëndruar në kampet e muxhahedinëve prej plot 17 vitesh. Ai hedh akuza se është mashtruar nga organizata me idenë se do ta çonin diku në perëndim. Moradi thotë se ka mbi 20 vjet që nuk flet me fëmijët e tij në Iran.

28 June 2023, 22:44 Nga I.A
Hamid Atabay: Pse u larguam nga grupi i muxhahedinëve të Manzës
Hamid Atabay

TIRANË- Hamid Atabay sot është 57 vjeç dhe thotë se ka hyrë në kampin e muxhahedinëve në Irak kur ka qenë në moshën 21 vjeçare.

“9 muaj më përpara jam larguar nga kampi i Ashraf në manzë për në Tiranë”, u shpreh ish-anëtari i MEK, Hamid Atabay.

“Unë kam hyrë në kampin e muxhahedinëve para 36 vjetëve, nuk doja të hyja por kam qenë në burgun e të burgosurve iranianë në Irak”, tha Atabay.

Ai thotë ndër të tjera se shumë familje iraniane, të cilët kanë fëmijët e tyre në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit nuk arrijnë të lidhin kontakte me ta. Në të shkuarën janë bërë edhe raste publike. Në reagimet zyrtare, MEK thotë se askush nuk qëndron jashtë vullnetit. Akuzat që sipas tyre janë hedhur për izolimin e fmëijëve nga prindërit, janë propagandë e ndjekur nga inteligjenca e regjimit Iranian.

“Kjo është një letër ku 200 familje të iranianëve në MEK më ka dërguar. Këto janë emrat e familjarëve dhe fotot e familjarëve që kërkojnë fëmijët e tyre. Bëj pak llogaritë, njerëz 20 vjet, 30 vjet, 40 vjet që nuk kanë dëgjuar zërin e familjarëve të tyre”, tha Atabay.

Ebrahim Moradi është kurd nga Irani. Ai ka qëndruar në kampet e muxhahedinëve prej plot 17 vitesh. Ai hedh akuza se është mashtruar nga organizata me idenë se do ta çonin diku në perëndim. Moradi thotë se ka mbi 20 vjet që nuk flet me fëmijët e tij në Iran.

“Me një mashtrim shumë të bukur me jusftifikimin se do më çonin në Europë, më morën në kampin e tyre në Bagdat dhe më kanë mbajtur 17 vjet kështu”, u shpreh ish-anëtari i MEK, Ebrahim Moradi.

“Unë kur kam ardhur në MEK kam qenë i martuar, me dy fëmijë dhe kam 21 vite që nuk flas me ata. Kam qenë në Kashar dhe sapo mora vesh që paska jetë jashtë, qenka më ndryshe nga ç’na thanë, dola”, u shpreh Moradi.

“Njerëzit e parë që ikën nuk ka qenë kampi i mbyllur i Manzës këta janë strehuar diku në Kashar, në disa apartament dhe atje kishte mundësi që ata të dilnin jashtë, ata që u larguan të parët, disa nga ata janë këta te unë, patën disa mundësi komunikimi dhe u treguan që ka një jetë tjetër në Tiranë, që shqiptarët janë njerëz të mirë. Janë mikëpritës, na kanë ofruar gjithçka që kanë patur nevojë ndryshe nga juve që jeni atje”, u shpreh kryetari i shoqatës ASILA, Dashamir Mersuli.

“Shumë nëna, shumë prindër, familjarë kanë vdekur duke pritur që të shikojnë fëmijët e tyre”, tha Ebrahim Moradi.

Historitë e të larguarve nga kampi i MEK duken në pamje të parë të pabesueshme. Megjithatë ata thonë se u është bërë një shpërlarje truri.

Mostafa Beheshti thotë se ka qenë pjesë e MEK për më shumë se 20 vjet. Ai ka qenë i mitur kur është bërë pjesë e këtij kampi.

“Quhem Mostafa Beheshti, jam 39 vjeç, kur kam vajtur në MEK kam qenë 16 vjeç, kam vajtur nga një letër e dërguar nga vetë MEK në emër të tim vëllai që më kërkonin, vajta me idenë që do shkoj në Turqi me tim vëlla dhe të jetoja me të, pas një muaji, im vëlla më tha që s’të kam dërguar asnjë letër, çfarë bën ti këtu”, u shpreh Mostafa Beheshti.

Iranianët e larguar nga kampi i MEK në Manzë tregojnë se ata kishin një regjim dhe disiplinë ushtarake. Aty kryheshin gjatë ditës mësime ideologjike të organizatës.

“Çohemi në mëngjes në orën 6, vishemi bëhemi gati dhe në orën 7 na japin letrën e urdhërave. Në orën 7-8 pastronim ambientet, dhomat e gjumit, tualetet, kuzhinat, çdo gjë. Nga ora 8 deri në 12 ose 2 e pasdites kemi qenë në konferencat e drejtuese (mbledhjet e ideologjisë)”, tha Beheshti.​

Sipas dezertorëve të kampit, në MEK të gjitha gjërat janë me urdhra dhe askush nuk ka të drejtë të veprojë sipas dëshirave personale.

Ata na thonin që si është jeta jashtë, jetë që s’ka vlerë, që s’ke si ta jetosh, nuk mund të dalësh jashtë, është e rrezikshme të dalësh jashtë kampit.

Shpesh edhe çfarë ne flinim, për shembull, shikonim një ëndërr, e shkruanim kemi parë një ëndërr sot, çfarë ëndrre ke parë…

“Shumë shpesh nuk i shkruaja gjërat që shikoja, mendoja, dhe më thirrnin veçmas drejtuesit që përse ti nuk ke shkruar, nuk je më muxhahed, mendon që të shkosh prapë në Iran”, u shpreh Mostafa Beheshti.

Një i larguar nga organizata MEK ka botuar dhe një libër me kujtimet e tij në kampet në Irak dhe në Shqipëri. Këto janë disa fragmente kujtimesh nga Shqipëria që Khalil Ansarian ka shkruar në botimin e tij “Liri e Muguar”.

Ata njoftuan që kurdoherë që doni të shkoni në qytet duhet të merrni lejë nga përgjegjësi për të marrë celularin tuaj. Të gjithë kundërshtuam, i thamë nëse celulari është individual, na lejoni ta mbajmë me vete, por nuk pranuan dhe thanë: “Ky është një urdhër dhe që të gjithë duhet të zbatojmë urdhrin, ndonëse ne kemi veshur rroba civile, por ne jemi ushtarakë.

Referuar librit, në Irak ata ishin paramilitarë dhe militarë të mirëfilltë. Ndërkohë në Shqipëri, luftën duket se e bënin kryesisht on line me sulme kibernetike.

“Të gjitha përpjekjet e sektit bëhen me qëllim që askush të mos kontaktojë me familjen, sepse lidhja me familjen do të thotë që ndërgjegjja e dikujt zgjohet dhe i thotë të largohet nga sekti Raxhaviu. Shpresoj se të gjithë robërit në sekt do të ndërgjegjësohen dhe do të kthehen në prehrin e ngrohtë të familjes”, citohet në dosjen hetimore.

Marrë nga Top Channel

hamid atabay muxhahedinet mek ebrahim moradi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin