LIVE UPDATES
Aktualitet

Investigimi/ Frika që e ndiqte nga pas, si ruhej Edison ‘Faqedjeguri’ nga kundërshtarët

Edison Harizaj ishte një nga personazhet më emblematikë të krimit në Vlorë.

8 June 2022, 21:00 Nga k.m

 

Investigimi/ Frika që e ndiqte nga pas, si ruhej Edison
Edison Harizaj

 

Po kush ishte Edison Harizaj dhe cilat ishin bëmat e tij? Cila ishte lidhja e tij me Emiljano Shullazin, një nga personazhet më famëkeq të malavitas shqiptare, që sot vuan regjimin e egër 41 bis, i dënuar për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe më herët për trafik droge.

Pse Edison Harizaj njihej ndryshe, krahas pseudonimeve të tjera, edhe me epitetin ‘I forti’? Cila ishin krimet që i atribuoheshin ndër vite? Pse ishte kthyer në tmerrin e rivalëve? Edison Harizaj ishte një nga personazhet më emblematikë të krimit në Vlorë. Një qytet që vitet e fundit ka qenë skenë e disa ngjarjeve tronditëse të përgjakshme, ku krahas hedhjes në erë të rivalëve, bandat lokale nuk janë kursyer në brutalitetin e tyre edhe në zhdukjen e trupave të kundërshtarëve.

Një nga këta personazhe që njihej për mizorinë e tij ishte edhe Edison Harizaj, i cili thuhet se kishte gisht në disa prej zhdukjeve më të bujshme në Vlorë. Midis tyre edhe të Alban Xhaferrajt dhe Elvis Troqes vetëm një muaj më pas. Ngjarje të ndodhura në harkun kohor të muajve qershor-korrik 2018. Duke iu kthyer CV-së së tij të hershme të pasur kriminale, sipas të dhënave të dosjes së tij hetimore, Edison Harizaj ishte dënuar edhe për ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim ndaj Erion Ahmetit. ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, ndaj Ferdinand Dedës, si dhe ‘Plagosje e rëndë me dashje’ e kryer në bashkëpunim ndaj Neritan Ramës.

Por siç rëndom ka ndodhur me drejtësinë shqiptare, Edison Harizaj, mundi të dilte shpejt nga qelitë. Edhe pse akuzat ishin të rënda, ai mundi të lirohej nga burgu në vitin 2010. Duke iu rikthyer, tashmë edhe më i fuqishëm, aktivitetit të tij të mëparshëm, në botën e krimit. Është kjo koha kur emri i tij lakohet në disa prej krimeve më të rënda në Shqipëri. Ku një ndër to është edhe ekzekutimi me shpërthim të komanduar i makinës në të cilën udhëtonte gjyqtari Skerdilajd Konomi, i cili u hodh në erë më 9 shtator 2011, në mes të Vlorës, ndërsa po shkonte në zyrë me makinën e tij. Një demonstrim i pastër i terrorit nga krimi ndaj një shërbëtori të drejtësisë. Por që ky nuk do të ishte krimi i vetëm që do i atribuohej Harizaj. Por a ishin këto krime, kupa e mbushur e eleminimit të tij? Përse grupi hetimor ka dyshime se shkak për ekzekutimin e tij mund të jetë bërë afrimiteti me Emiljano Shullazin?

Sipas Policisë, pista më e fortë për vrasjen e Harizaj është miqësia e tij e konsoliduar me Emiljano Shullazin. Ku ky i fundit mban mbi shpinë Shullazi edhe një akuzë për vrasjen e Vajdin Lamajt. Vepër penale për të cilën akuzohen edhe Viktor Imeraj apo i njohur ndryshe si ‘Tori i Xhihanes’. Një i afërm ky i Edison Harizajt.

Por që për grupin hetues pista është një tjetër. Dhe që lidhet me dyshimin se Shullazi mendohet t’i ketë vënë gjobë, Xhevdet Troplinit. Një personazh, jo pak i njohur në Durrës, edhe ky problematik me drejtësinë. I arrestuar në vitin 2006 për trafik të lëndëve narkotike, i cili njihet ndryshe edhe me pseudonimin ‘Poja’ dhe që së fundmi ka qenë edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Subjekt që i ka dërguar edhe formularin për deklarimin e të ardhurave pas dyshimeve se bizneset që ka në zotërim Troplini i ka ngritur falë aktivitetit të tij kriminal. Personazh që lidhet indirekt edhe në një ngjarje tjetër të rëndë. Atë të rrëmbimit në parkingun e lokalit të tij në Durrës, më 6 janar 2016, të Gazmend Çollakut, i cili po atë natë u gjet i vrarë në zonën e Krujës. Për këtë arsye policia ushtroi kontroll në banesën e Troplinit, ku nuk gjeti asgjë të kundraligjshme.

“Rreth orës 05.30 kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar në pularinë time. Kur kam arritur kam gjetur rojen e objektit dhe e kam përshëndetur. Më pas kam vazhduar me punët e mia të përditshme duke iu shërbyer pulave dhe kafshëve të tjera që kam aty. Rreth orës 14.00 jam nisur po me makinën time vetëm për të ardhur në banesë për të ngrënë drekë dhe të shplodhesha. Pasi kam shkuar në shtëpi kam gjetur pjesëtarët e familjes time dhe kam ngrënë drekë. Më vonë jam marrë me sistemimin e bahçes. Rreth orës 01.00 ka ardhur policia dhe më kanë kërkuar për të ardhur në Komisariatin e Policisë, por nuk më dhanë arsye.Unë nuk njoh asnjë nga këta emra dhe nuk kam dëgjuar se kush janë këta. Në ambientet e komisariatit kam mësuar se ishte vrarë Edison Harizaj dhe ishte plagosur Genci Caci, por nuk kam dijeni lidhur me ngjarjen. Kam në pronësi automjetin tip Jeep si dhe një automjet tip Mercedez Benz me ngjyrë të zezë, por që zakonisht nuk e përdor. Nuk kam konflikt me njeri. As familja apo të afërmit e mi nuk kanë probleme me njerëz të tjerë”, tha Xhevdet Troplini.

Një tjetër personazh që u mbajt në vëzhgim nga policia ishte edhe Elvis Doçi.

Administrator i një kompanie ndërtimi në Rrashbull të Durrësit si edhe një kafeneje pranë portit të qytetit. Doçi mohoi në polici të kishte njohje me Edison Harizaj. Madje ai tha se nuk e kishte dëgjuar kurrë si emër.

“Jam çuar nga gjumi rreth orës 11:00. Më pas kam dalë në një lokal që është afër shtëpisë time ku kam pirë kafe dhe kam qëndruar aty deri rreth orës 14:30. Më pas kam shkuar në shtëpi ku kam ngrënë bukë dhe kam pushuar. Nga ora 15:30 kam shkuar për kalçeto po aty në lagje dhe më pas jam kthyer përsëri në shtëpi. Rreth orës 18:30-19:00 kam dalë prapë tek kafja afër shtëpisë dhe kam qëndruar derisa mbaruan ndeshjet. Rreth orës 01.00 në shtëpinë time ka ardhur policia dhe më kanë kërkuar për të ardhur në Komisariatin e Policisë, por nuk më dhanë arsye. Unë nuk njoh asnjë nga këta emra. Në ambjentet e komisariatit kam mësuar nga punonjës të policisë se ishte vrarë shtetasi Edison Harizaj dhe ishte plagosur Genci Caci, por nuk di as ku ka ndodhur ngjarja, as arsyet përse ka ndodhur. Kam automjetin tip Audi A8 me ngjyrë të zezë me targa AA 659_ gërmat e fundit nuk më kujtohet. Automjete të tjera nuk kam në pronësi. Personalisht dhe pjestarët e familjes time nuk kemi asnjë konflikt me askënd. Po kështu dhe të afërm të familjes apo fisit tim nuk di që të kenë ndonjë konflikt me ndonjë shtetas. Nëse do të kishin do e kisha mësuar.”, tha Elvis Doçi.

Për një kohë të gjatë grupi hetimor mbajti në përgjim dy personazhet e mësipërm. Si edhe një të tretë të quajtur Ervis Matodoshi. Përgjime të cilat në fakt nuk dhanë asnjë rezultat. Sepse Poja sikurse rezulton në dosje fliste vetëm për Pularinë dhe ishte shumë i kujdesshshëm në cdo fjalë që nxirrte nga goja. Madje, skuadrat që e mbajtën nën vëzhgim thanë se bënte edhe lëvizje tejet të kontrolluara.

Por kush e vrau Padrinon e Vlorës, krahun e djathtë të Shullazit?

A ishte kjo një goditje për t’i prerë Shullazit, krahun e mbetur jashtë qelisë?!! Edhe pse po mbushen afro 4 vite nga eliminimi i tij, ende edhe sot drejtësia nuk ka një emër, kush e eleminoi Edison Harizajn dhe mikun e tij. Ndërkohë që shumë detaje kanë mbetur të pazbardhura nga ky krim. Midis tyre edhe një telefonatë misterioze 25 sekondëshe që ky i fundit mori vetëm pak minuta para se të ekzekutohej. Kush fshihet pas kësaj telefonate? A janë ata autorët e krimit. A janë ata njerëz të afërt të cilët e dorëzuan Edison Harizajn te armiqtë e tij. Drejtësia ka tashmë në duar një tjetër dosje të rëndë e cila nëse do të zbardhet e plotë, mund të shkundë nga pluhuri edhe shumë dosje të tjera që flejnë nën hijen e emrit të Edison Harizaj. Por edhe të shumë personazheve të tjerë që rrotulloheshin rreth tij në sferën e krimeve ende të pazbardhura./Marrë nga BallkanWeb

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin