LIVE UPDATES
Aktualitet

INVESTIGIMI i BIRN: Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit i "ushqen" kompania e lidhur me krimin, Gentian Sharra ende 'aktiv'

Kompania e vogël në emër të bashkëshortes së Gentian Sharrës - një 48-vjeçar i arrestuar për krim të organizuar ka fituar prej vitit 2016 tenderat e ushqimit në spitalet e Elbasanit dhe vazhdon ta kryejë këtë shërbim, edhe pas sekuestrimit nga gjykata.

26 May 2023, 17:39 Nga k.m.
INVESTIGIMI i BIRN: Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit i
Foto ilustruese

Në prag të festave të fundvitit më 30 dhjetor 2022, kreu i spitalit rajonal “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit, Agron Gaxho, rinovoi për të tretin vit radhazi kontratën e shërbimit të gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për pacientët e spitalit të tij. Kontrata vjetore me vlerë 23.6 milionë lekë u firmos me një kompani të vogël të tregtisë së mishit në pronësinë e Olta Sharrës, një 43-vjeçare nga Elbasani, që kishte punuar më herët në bibliotekën e qytetit. E regjistruar si person fizik, kompania e Sharrës ofron ofron gjithashtu shërbimin e ushqimit për spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” si dhe kishte fituar tendera në tre bashki të qarkut të Elbasanit. Por ka një problem: në kohën kur spitali rajonal i Elbasanit i rinovoi kontratën, subjekti “Olta Sharra” ndodhej prej gjashtë muajsh nën sekuestro si një derivat i dyshuar i burimeve kriminale.

Vendimi për sekuestrimin e personit fizik “Olta Sharra” u mor nga Gjykata e Elbasanit më 9 qershor 2022, si pjesë e hetimit pasuror të nisur ndaj bashkëshortit të saj, Gentian Sharra  – një 48-vjeçar nga Elbasani i akuzuar për vjedhje me dhunë dhe pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal. Vetë Sharra u arrestua në maj 2022 në kuadër të operacionit “Golden Bullet” të SPAK si pjesë e njërit prej grupeve të krimit të organizuar të denoncuara nga Nuredin Dumani – një ushtar i krimit të organizuar i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Ligji shqiptar për prokurimin publik u ndalon kompanive pjesmarrjen në tendera vetëm në rastet kur operatori ekonomik apo drejtuesit e tyre janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Megjithatë, ekspertët thonë se përfshirja e kompanive me prejardhje kriminale në prokurimet publike i shkakton një dëm të madh zhvillimit normal të ekonomisë.

“Mendoni një kompani që punon çdo ditë, merr kredi dhe krijon kapital përballë një kompanie që e ka siguruar nëpërmjet parave me prejardhje të dyshimtë. Këto kompani janë të fuqishme, kanë paranë e padeklaruar dhe mund ta përdorin për të deformuar proceset nëpërmjet korrupsionit,”- tha Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

I pyetur për rinovimin e kontratës me një kompani të dyshuar për lidhje me krimin e organizuar dhe të sekuestruar nga gjykata, drejtori i spitalit rajonal të Elbasanit, Agron Gaxho pretendoi se procedura ishte ligjore dhe se përzgjedhja ishte bërë mbi bazën e dokumenteve.

“Autoriteti kontraktor nuk vlerëson procedura në bazë të dyshimeve, por në bazë të dokumenteve të kërkuara dhe të paraqitura,”- tha Gaxho, duke iu referuar dëshmive të penalitetit dhe gjendjes gjyqësore të kompanisë.

“Nëse ju keni informacione të dyshimta, jeni të lutur t’ju drejtoheni organeve të drejtësisë,” tha Gaxho përmes një përgjigje me shkrim.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Gentian Sharra ka një skedë të pasur kriminale që daton nga viti 1999 si dhe ka qenë subjekt hetimesh për trafik të lëndëve narkotike, krime kundër personit dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje. E megjithatë, precedentët penalë nuk e kanë penguar atë që të shtojë pasurinë e tij si dhe të zgjerojë biznesin në emër të bashkëshortes me institucionet lokale në Elbasan. Në procedimin pasuror të Prokurorisë së Elbasanit, Sharra përshkruhet si autor i dyshuar i një episodi të trafikut të drogës në vitin 1999, ku një gomone ishte kapur në det për shkak të një avarie. Përgjatë viteve 2011-2013, Sharra akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka kryer pesë vjedhje me dhunë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe një argjendar.

Duke iu referuar dëshmisë së Dumanit, SPAK përshkruan grabitjen e një argjendari, ku Sharra dyshohet si organizator.

“Ne pritëm këtë zotëri që kishte florinjtë. E kam goditur unë i pari me levë hekuri mbas qafe ose në kurriz, të njëjtën gjë bëri edhe Iliri…Kam marrë një nga çantat. U vonuam pak dhe më pas u larguam bashkë me Sharrën,” citohet të ketë thënë Dumani në dokument.

Në vitin 2017, ai u hetua për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të mbajtura në të njëjtin vit. Dokumentet gjyqësore nuk hedhin dritë mbi rezultatet e këtij hetimi. Ndërsa në vitin 2019, Sharra u hetua sërish si lidhje e grupit kriminal që kreu grabitjen spektakolare të mbi 4 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

“Furgoni i përdorur për këtë ngjarje është modifikuar nga vëllezërit Çala te servisi i shtetasit Gentian Mustafa Sharra, i ndodhur në fshatin Katund i Ri, Elbasan,” thuhet në vendimin e Gjykatës.

Për Prokurorinë, Sharra njihet gjithashtu si lidhje e ngushtë shoqërore e Talo Çelës – i dënuar nga gjykata për grabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit dhe i shpallur në kërkim për tre vrasje dhe një seri grabitjesh të dhunshme në fillim të viteve 2010. Çela ishte gjithashtu një i punësuar fiktiv në kompaninë e bashkëshortes së tij, Olta Sharra. Pavarësisht listës së gjatë të precedentëve kriminalë, një hetim pasuror për Gentian Sharrën u çel vetëm pas arrestimit të tij në maj të vitit të kaluar.

Në qershor të vitit 2022, Prokuroria e Elbasanit identifikoi pasuri të llogaritura në vlerën e 5 milionë eurove në emrin e tij dhe të familjarëve dhe gjykata urdhëroi sekuestrimin e tyre. Mes tyre gjendet një vilë luksoze në periferi të Elbasanit, sipërfaqe të mëdha toke, një bar- kafe, 13 automjete si dhe tre subjekte biznesi – ku personi fizik “Olta Sharra” rezulton edhe më fitimprurësi.

Subjekti “Olta Sharra” u themelua në vitin 2013 me objekt aktiviteti të trefishtë; bar-kafe, servis automjetesh dhe tregti mishi dhe nënprodukte të tij. Por prej vitit 2016, kompania e vogël e ka zgjeruar aktivitetin në fushën fitimprurëse të tenderave publikë, fillimisht me bashkitë e qarkut dhe më pas në sektorin e shëndetësisë. Prej vitit 2016, subjekti “Olta Sharra” ka marrë 19 kontrata për furnizim me ushqime nga bashkitë e Elbasanit, Cërrikut dhe Librazhdit me një vlerë totale prej 117,539,778 lekësh [rreth 1 milion euro].

Ajo ka fituar gjithashtu 8 tendera vetëm në sektorin e shëndetësisë me spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” dhe qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan, e vetme ose si bashkim operatorësh. Në total, tenderat e spitaleve kapin vlerën e 626 milionë lekëve [5.5 milionë euro].

Në vitin 2016, “Olta Sharra” bashkë me dy kompani të tjera u shpall fituese e një tenderi me vlerë 249 milionë lekësh për shërbimin e gatimit në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, kontratë e cila përfundoi në vitin 2019.

Kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës e rinovoi sërish kontratën me spitalin psikiatrik në vitin 2020 përmes fitimit të një tenderi nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara me vlerë 264 milionë lekësh. Subjekti “Olta Sharra” u shpall fitues si bashkim operatorësh me kompaninë Dion-Al.

Po në vitin 2020, “Olta Sharra” fitoi si bashkim operatorësh edhe tenderin e ushqimit për qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara me një vlerë prej 78.8 milionë lekësh. Kjo kontratë bazohet në një marrëveshje kuadër të nënshkruar në 13 maj të vitit 2020 dhe vazhdon efektin e saj deri në 31 dhjetor 2023, me të drejtë rinovimi çdo vit. [Lexo kontratën në PDF]

Subjekti “Olta Sharra” u vendos nën sekuestrim me urdhër të gjykatës në qershor 2022, por vendimi u ekzekutua thuajse shtatë muaj më vonë. Arjan Baçi, administrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, tha se e mori kompaninë nën administrim në shkurt të vitit 2023, ndërsa shtoi se zbatimi i kontratave me spitalet po ecte normalisht.

Baçi tha gjithashtu se subjekti kishte 17 punonjës dhe se ai kishte hequr nga listë-pagesa Olta Sharrën dhe 2-3 persona të lidhur me të për një administrim sa më të mirë.

“Ne kemi marrë nën administrim të gjitha llogaritë bankare të personit fizik dhe nuk ka pasur probleme për zbatimin e kontratave,”-tha Baçi.

Ai shtoi megjithatë se pas përfundimit të kontratave aktuale, nuk mendonte që kompania duhej të rifutej në tendera. Ekspertët e prokurimeve publike vlerësojnë se sistemi shëndetësor është ndër më të prekurit nga tenderat me rrisk të lartë dhe bëjnë thirrje për hetime më aktive për të mbajtur larg kompanitë e dyshuara për lidhje kriminale. Aranita Brahaj, drejtuese e AIS që menaxhon portalin e të dhënave të hapura, Open Data, tha se sektori i shëndetësisë vuan nga tenderimet e parregullta ose në mungesë të konkurrencës.

“Në momente të caktura, më shumë se 40% e procedurave paraqesin një rast rrisku, pra kanë një markim me red flag nga sistemi ynë,”- tha Brahaj duke iu referuar këtij sektori.

Ndërsa Preçi nga Instituti për Studime Ekonomike theksoi rrezikun që paraqesin kompanitë me burime të dyshimta në dominimin e tregut.

“Shteti me mekanizmat e tij, ligjet antimafia, përjashtimi nga proceset nëse ka dyshime të arsyeshme, duhet të ndërhyjë për të garantuar zbatimin e ligjit dhe zhvillimin normal të vendit,”- përfundoi Preçi./BIRN

gentian sharra elbasan agron gaxho spitali i elbasanit olta sharra

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin