LIVE UPDATES
Aktualitet

Ishte licencuar për kanabis mjekësor, "fabrika" e kanabisit në Ohër, kapen 5 shqiptarë

Sipas njoftimit të policisë së Shkupit, fabrika e ndodhur në fshatin Orovnik të komunës Debërcë nga vëzhgimi, u konstatua se nuk ishte në gjendje prodhimi, pasi sipas deklarimeve nga kompania, po rinovonte hapësirën.

14 July 2022, 18:04 Nga k.m.
Ishte licencuar për kanabis mjekësor, "fabrika" e kanabisit
Pamje nga plantacioni

MAQEDONI E VERIUT- Një fabrikë e licencuar për kanabis mjekësor, dyshohet se ka pasur në të një sasi të konsiderueshme droge të paligjshme. Sipas njoftimit të policisë së Shkupit, fabrika e ndodhur në fshatin Orovnik të komunës Debërcë nga vëzhgimi, u konstatua se nuk ishte në gjendje prodhimi, pasi sipas deklarimeve nga kompania, po rinovonte hapësirën.

Në ambientet e jashtme të saj u gjetën 2388 bimë kanabisi në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me ligj për kultivimin për arsye medicianale.  Po ashtu autoritetet thonë se zbuluan brenda ambienteve të fabrikës edhe 1066 fidanë dhe qindra kilogramë bimë kanabisi. Subjekti nuk ishte autorizuar për të prodhuar vaj kanabisi, policia gjeti disa enë që përdoren për prodhimin e vajit të kanabisit. Gjatë kontrollit të policisë gjetën në ambientet e fabrikës, një person që rezultonte ligjërisht i papunë dhe 5 shqiptarë, të punësuar në subjektin juridik, por pa dokumente.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bastisje në subjekt juridik për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në rrethinën e Ohrit, gjendet drogë e paevidentuar, është punuar në kundërshtim me kushtet e parapara. Më datën 13.07.2022 Departamenti i Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme, në koordinim me Komisionin për Dhënien e Lejeve për Kultivimin e Kanabisit për Qëllime Mjekësore dhe SPB Ohër, në bazë të urdhërit gjyqësor paraprakisht të sigurar, kanë kryer bastisje dhe kontrollë në subjektin juridik në f. Orovnik, komuna Debërcë.

Gjatë bastisjes është konstatuar se video-mbikçyrja në tërë objektin nuk punon, kurse janë gjetur edhe 2.388 bimë të kanabisit të cilat janë kultivuar jashtë objektit, në kundërshtim me kushtet e parapara me Ligj, 1.066 bimë fidane të kanabisit, në kundërshtim me numrin e paraqitur prej 616 bimëve. Kurse në brendinë e objektit janë gjetur 820 bimë të kanabisit, edhe pse përskaj informimeve të mëhershme të dërguar deri te Komisioni, subjekti juridik nuk ka pasur prodhim, për shkak të rinovimit të objektit.

Poashtu, në një nga hapësirat janë gjetur degë të bimës kanabis në fazë të tharjes dhe të lules së terur, për çfarë deri më tani nuk e kanë  informuar Komisionin, kurse në kasafortë dhomën janë gjetur 343 kg lule e thatë e kanabisit, që sipas informimeve paraqet tepricë prej 7 kg lule të thatë të paevidentuar të kanabisit në dhomë dhe 269 kg “shejk”,(fleta dhe degë nga kanabisi). Poashtu, gjatë bastisjes në nënkulmin e subjektit juridik janë gjetur enë të cilat janë shfrytëzuar për prodhimin e vajit të kanabisit, edhe pse subjekti juridik në fjalë nuk ka leje për prodhimin e vajit të këtillë. Gjatë kontrollit në objekt është pikasur edhe një person i cili sipas evidencës të Agjencionit për Punësim të RMV-së është i papunësuar dhe 5 shtetas të Shqipërsisë, të cilët kanë qenë të angazhuar me punë në subjektin juridik, por të paevidentuar, për të cilën është informuar Sektori i të Huajve pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrime dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe do të parashtrohen kallëzime përkatëse, siç informoi zëdhënësja e MPB-së Suzana Pranjiq Talevska.Sipas konstatimit nga kontrolli, subjekti juridik ka kultivuar kanabis për qëllime mjekësore në kushte në kundërshtim me rregullat në më shumë segmente, kurse në lidhje me procesin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, në pajtim me Ligjin për kontrollë të drogave narkotike, nga ana e Komisionit është përpiluar Procesverbal për gjendje të konstatuar, poashtu është informuar Prokurori Publik nga PTHP Ohër, sipas udhëzimeve të të cilit të gjitha lëndët janë sekuestruar. Pas dokumentimit të materialit dëshmues, nga PTHP Ohër do të parashtrohet kallëzim penal për vepër penale të kryer sipas nenit 95-V të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike. Nga ana e Komisoonit pranë Ministrisë së Shëndetësisë do të ndërmerren edhe masa plotësuese në lidhje me subjektin juridik.

Edhe pse nuk e kanë përmendur me emër, sipas "Alsat.mk", pronari i një fabrike kanabisi është dhëndri i kryebashkiakut socialist të Pogradecit, Ilir Xhakolli. Autoritetet bëjnë me dije se janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale marijuanë, 100 litra vaj kanabisi, si dhe 600 kg kanabis i tharë.

ilir xhakolli plantacioni i kanabisit


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin