LIVE UPDATES
Aktualitet

IUTE dhe CREDITAL, zhvatësit që zunë fronin e MCA-FINAL

Një skemë e zbatuar masivisht nga subjektet MCA-FINAL dhe rrjeti subjekteve pas tyre. Por, këtë herë në qendër del edhe IUTE CREDIT. Në fakt, është thënë pak ose aspak fakti që IUTE CREDIT, dikur ka qenë kompani mëmë për subjektin FINAL.

8 July 2025, 15:14 Nga DOSJA
IUTE dhe CREDITAL, zhvatësit që zunë fronin e MCA-FINAL
iute credit

TIRANË- Skemat mashtruese me mikrokreditë kanë zhvatur mijëra qytetarë të pamundur, kanë shkatërruar familje dhe kanë marrë jetë njerëzish.

Por, asgjë nuk ka mjaftuar për të ndalur këtë fenomen kriminal. Pal Trashaj, një i moshuar që nuk gjeti dot drejtësi kundër bandës së mikrokredive që i shkatërroi jetën, u vethelmua në dyert e SPAK. Gjatë zhvillimeve të bujshme të vitit 2024 në sistemin e drejtësisë, u vetëvra duke u hedhur nga lartësia e pallatit Olsi Ibro, një prej personazheve kyç në skemën e mashtrimeve me mikrokreditë.

Ai i dha fund jetës në 20 Korrik 2024, vetëm 1 ditë pasi prokuroria sekuestroi kompanitë Microcredit Albania dhe Final. Vetëvrasja e tij u konsiderua tepër e mistershme, marrë parasysh edhe momentin kur ndodhi.

VOX NEWS ka siguruar të tjera materiale kompromentuese nga kompanitë e mikroredive, fijet e të cilave shkojnë pikërisht tek njerëzit që ishin pas skemave të MCA dhe FINAL. Por, të shfaqur me kompani që reklamohen me pompozitet.

Gjykata e Gjirokastrës, kishte marrë disa kërkesa për nxjerrjen urdhra ekzekutimi nga noterja Ernela Çuberi. Zonja është bashkëshorte e Arben Meskutit, pronarit të kompanisë FINAL, e vënë në sekuestro për skemën zhvatëse. Një histori skandaloze që në fakt kishte plasur të paktën 7 apo 8 vite më herët.

Por, le të kthehemi tek një padi konkrete që ka bërë një prej gjykatësve në Gjirokastër, ndaj Ernela Çuberit, kërkesë që kishte si indicie dhe provë pikërisht kërkesën e Çuberit për një urdhër ekzekutimi. Në kërkesën e zonjës Çuberi për nxjerrje urdhri ekzekutimi, gjyqtari kishte ngritur dyshime për falsifikim.

Pra, e njëjta histori me kompanitë MCA-FINAL ku në qendër të skandalit ishte bashkëshorti i saj. Edhe në këtë rast, është përfshirë në skemë subjekti ADCA së cilës i ishin dhënë tagrat e përfaqësimit nga IUTE CREDIT.

Çuberi kërkonte nga Gjykata e Gjirokastrës ekzekutimin e një borxhi të pretenduar nga IUTE CREDIT ndaj një qytetareje. Por, bashkëshortja e Arben Meskutit, Çuberi, sipas gjykatës dyshohet se ka falsifikuar kopjet e kontratës së kredimarrësit me IUTE CREDIT. Pra, ajo kërkonte në gjykatë që ti bllokonte pronat qytetares duke përdorur dokumente false.

Një skemë e zbatuar masivisht nga subjektet MCA-FINAL dhe rrjeti subjekteve pas tyre. Por, këtë herë në qendër del edhe IUTE CREDIT. Në fakt, është thënë pak ose aspak fakti që IUTE CREDIT, dikur ka qenë kompani mëmë për subjektin FINAL.

Pikërisht kompaninë e mikrokredive që u sekuestrua për zhvatjen e mijëra qytetarëve. Në këtë sens, nuk duket fare rastësore që del në skenë për çështje të dyshimta edhe IUTE, një kompani që prej disa vitesh e ka shpërngulur jashtë vendit selinë.

Në kallëzimin penal të gjyqtarit për noteren dhe subjektin IUTE CREDIT thuhet mes të tjerash se dyshohet për falsifikim dokumentesh pasi “Këto kopje të kontratës nuk janë marrë nga origjinali, por nga pamje fotografike të telefonit dhe kompjuterit, duke u treguar në pamje, pjesë të telefonit, kompjuterit dhe tastierës së tij”.Në këto kushte, ai kërkoi ndjekjen penale duke e referuar materialin në Prokurorinë e Tiranës. Gjyqtari ka ngritur dyshimin për zhvatje, të orkestruara mbi dokumente të falsifikuara për borxhe që nuk ekzistojnë. Nuk dihet se në çfarë faze është dosja në Prokurori por kallëzimi i bërë nga vetë Gjykata, është një tregues mbi seriozitetin e situatës.

Ajo që e bën çështjen alarmante është fakti se në Gjykata, janë paraqitur qindra çështje të tilla të cilat paralajmërojnë të tjera skandale me kompanitë e mikrokredive. Këtë herë, sytë janë drejtuar tek IUTE CREDIT, e cila ishte objekt i kallëzimit penal. Jo nga një qytetar i zakonshëm, por nga një profesionist i drejtësisë, një gjyqtar...

HISTORIA QË PËRSËRITET...

Por, a kufizohet ky fenomen vetëm tek IUTE CREDIT DHE kompanitë e damkosura ndër vite për zhvatjen e pronave të qytetarëve...? Fenomeni është shumë më i gjerë se kaq. Në verën e vitit 2024, teksa drejtësia më në fund u kujtua të kthejë sytë nga zhvatësit e MCA dhe FINAL, një tjetër kompani e ngjashme konsumonte të tilla shkelje. Në qendër të skandalit është kompania “Credital”, dikur e regjistruar me emrin “Micro Credit Risk”. Kompania kishte blerë borxhet e subjektit tjetër “Kredo Financë”.

Këtu, zbulohet se në skemë rezultonte edhe kjo kompani mjaft e njohur si “Kredo Financë”. Qytetarja me inicialet Z.R. kishte marrë një borxh prej vetëm 5 mijë lekësh të reja te subjekti ‘Kredo’ që pretendohej se nuk ishte shlyer.

Çështja përfundon në gjykatë për nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit në dëm të qytetares. Por, përfaqësuese tashmë nuk ishte më ‘Kredo’ por subjekti “Credital” që kishte blerë borxhet nga kompania e parë. Ajo që binte në sy dhe u konstatua nga gjyqtari ishte fakti se marrëveshja ishte me shkrim të palexueshëm. Pra, linte vend për interpretim dhe dyshime falsifikimi.

Në vendimin e gjykatës thuhej shprehimisht se “Ekziston dyshimi se të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në marrëveshje janë shkruar me qëllim me shkrim të palexueshëm në madhësi, që pala huamarrëse mos të njihej me detyrimet e marrë përsipër në marrëveshje”.

Qytetarja Z.R. dyshohet se është mashtruar për të nënshkruar një kredi të re për të shlyer të parën. Pra, skema që bënin më herët MCA dhe FINAL. Kredia ishte me interes plot 204 % dhe përtej çdo llogjike.

Gjyqtari e konsideronte tepër të dyshimtë edhe faktin që kompania “Credital”, i ishte drejtuar dy herë Gjykatës me kërkesa për urdhra ekzekutimi ndaj qytetares Z.R. Ajo u konsiderua një përpjekje për komplikimin ligjor të situatës dhe zhytjen e qytetares në një situatë pa kthim, derisa ti bllokonin pasuritë. Për një borxh që ishte vetëm 5 mijë lekë. Me gjithë kamatvonesat shkonte rreth 60 mijë lekë. Por, çuditërisht në gjykatë vlera përllogaritej mbi 100 mijë lekë.

Në këto kushte, gjyqtari rrëzoi kërkesën për nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit ndaj qytetares. Këto dosje që ne disponojmë zbulojnë një fenomen që jo vetëm nuk ka marrë fund, por vijon masivisht të zhvatë qytetarët.

A janë të njëjtit persona që kanë thurur skemat zhvatëse përmes MCA dhe FINAL? Lidhjet mes kompanive që zbuluam në këtë investigim treguan se fijet mes njerëzve janë, por pyetja që ngrihet është: kush qëndron në majën e Piramidës...?

Në vijim, ne do të sjellim të tjera denoncime dhe materiale që zbulojnë thellimin e dramës së mikrokredive.../VOXNEWS

iute credit mca final


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin