LIVE UPDATES
Aktualitet

"Janë të paktën 11 varreza masive”, Kosova synon gërmime të reja në Serbi

Aktualisht janë identifikuar tri pika për vlerësim në terren, bazuar edhe në pamje satelitore, pohon Gara, duke theksuar se këto pamje nuk mbulojnë periudhën më të rëndësishme.

22 September 2026, 15:58 Nga E. D

"Janë të paktën 11 varreza masive”, Kosova synon

KOSOVË- Institucionet kosovare janë kthyer për kërkime në fshatin Kozhle, në zonën e Novi Pazarit, në Serbi, ku dyshohet për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ky është viti i tretë që ky vend - ku dyshohet për mbetje mortore në një thellësi prej 15 metrash nga sipërfaqja e tokës, në një zonë të shfrytëzuar për deponi të mbeturinave - është pjesë e agjendës së kërkimeve, thotë Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës.

“Do të vazhdojnë gërmimet, pa një informacion të saktë për lokacionin. Kjo i bie që ne, si institucion, si delegacion, sigurisht që nuk mund t’i themi jo asnjë gërmimi në territorin e Serbisë, por megjithatë do të jemi shumë të kujdesshëm në kuptim të menaxhimit të pritshmërive”, shprehet Gara në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Aktualisht janë identifikuar tri pika për vlerësim në terren, bazuar edhe në pamje satelitore, pohon Gara, duke theksuar se këto pamje nuk mbulojnë periudhën më të rëndësishme.

“Nuk e dimë se si ishte gjendja në prill dhe maj 1999, kur ndodhi zbatimi i urdhrit ose strategjisë zyrtare të Beogradit ‘S'ka trup - s'ka krim’, kur ndodhi pastaj edhe bartja kufomave nga lokacioni ose nga vendi i masakrës, ose në lokacione të ndryshme në territorin e Serbisë”, thotë ai.

Identifikimi i viktimave nga varrezat masive në Zubin Potok

Ndërkohë, në Kosovë po vazhdon procesi i identifikimit të mbetjeve mortore të gjetura gjatë verës së sivjetme në tri varreza masive në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jabukë, në komunën veriore të Zubin Potokut.

Sipas autoriteteve, pas konfirmimit të tri viktimave të para - Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Salih Mëziut - po vazhdon puna edhe për identifikimin e njëzet të tjerave. Gara thotë se rezultatet për pjesën tjetër të mbetjeve mortore do të varen nga procesi laboratorik dhe mund të kërkojnë më shumë kohë.

“Afatet optimale që kemi prezantuar kanë qenë katër deri në gjashtë javë nga dërgimi i mostrave. Megjithatë, përvoja tregon që duhet më shumë kohë”, thotë Gara në intervistën për REL-in.

Procesi i identifikimit të mbetjeve të tjera tashmë është në duart e laboratorit që kryen analizat e ADN-së, në Hagë të Holandës.

“Çështja ka kaluar në pjesën e laboratorit të ADN-së, përkatësisht në Komisionin Ndërkombëtar [për Persona të Zhdukur]”, tregon Gara.

Ai thotë se mostrat u dërguan në fillim të shtatorit, pasi ekspertët mjekoligjorë përfunduan ekzaminimet e nevojshme. Sipas Garës, pas marrjes së rezultateve të ADN-së, Instituti për Mjekësi Ligjore i Kosovës duhet të përfundojë edhe procedurat e konfirmimit të identitetit dhe dokumentacionit përkatës.

“Janë dokumente, disa prej të cilave duhet t’i dorëzohen familjeve, dhe pjesa tjetër pastaj do të dorëzohet tek institucionet përkatëse”, sqaron ai.

Varrezat në Kalludër të Vogël dhe në Jabukë u konfirmuan pas një procesi hetimor disamujor të kryer nga institucionet e Kosovës, thotë Gara.

Sipas tij, deri tek konfirmimi i lokacioneve të sakta të varrezave masive ndihmuan hetuesit e Policisë së Kosovës për krime lufte, përmes “shqyrtimit të detajuar të të gjitha të dhënave, punës në terren dhe komunikimit me dëshmitarët e mundshëm”.

“Të paktën 11 varreza masive në territorin e Serbisë”

Në intervistën për REL-in, Gara pohon se rajoni i Rashkës, në Serbi, mbetet një nga zonat me interes për kërkimet e ardhshme. Institucionet e Kosovës po kërkojnë nga Serbia të vërë në dispozicion një listë me 16 varreza masive, e cila ishte bërë publike në vitin 2001, tregon ai.

“Deri më tani, kemi pesë varre masive të konfirmuara, pra Batajnicën, Petrovo Sellon, Peruçacin, Rudnicën dhe Kizhevakun”, thotë Gara.

Sipas tij, në këto pesë lokacione janë gjetur më shumë se 950 viktima të luftës në Kosovë.

“Në qoftë se këto pesë varre masive janë pjesë e kësaj liste, atëherë i bie që janë të paktën 11 varreza masive në territorin e Serbisë”, shprehet Gara.

Ai përmend edhe lokacione të tjera, ku institucionet e Kosovës kërkojnë qasje, ose rikthim për gërmime, përfshirë Batajnicën, Peruçacin dhe zonën e Shtavalit. Sipas Garës, presioni dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë kanë pasur rol në identifikimin dhe hapjen e lokacioneve të kërkimit në Serbi.

Ai përmend pamjet satelitore, të siguruara përmes partnerëve ndërkombëtarë, që sipas tij tregojnë për një bashkëpunim thelbësor me ta. Gara thotë se institucionet e Kosovës vazhdojnë të kërkojnë rritjen e presionit ndaj institucioneve të Serbisë për të ofruar të dhëna nga arkivat dhe për të lejuar gërmimet në territorin e saj.

Kërkimet në Kosovë

Në territorin e Kosovës, sipas Garës, aktualisht po gërmohet për një të zhdukur në komunën e Skenderajt. Ai bën të ditur se në ditët në vijim do të nisin gërmimet edhe në varrezat e qytetit në Mitrovicë të Veriut, ashtu sikurse në rajonin e Prizrenit, Gjakovës, dhe Pejës. Varrezat e qyteteve të mëdha janë veçanërisht sfiduese, pasi gjatë dhe pas luftës ato dyshohet se janë përdorur edhe për fshehjen e trupave, thotë Gara.

“Çdo gërmim, sigurisht që mund të hasë në eshtra, por jo gjithsesi që ndërlidhen me rastet e viktimave të luftës”, sqaron ai./REL

institucionet kosovare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin