11 July 2023, 13:05
Nga a.l
Rishi Sunak
BRITANI- Gjatë rrugës për në samitin e NATO-s në Lituani, kryeministri britanik Rishi Sunak duke folur me gazetarët këmbënguli se plani i tij për të ndaluar emigrantët që kalojnë Kanalin po funksionon, pavarësisht shifrave rekord, shkruan The Guardian.
Ai tha se Britania ka shënuar progres në këtë çështje, duke marrë këtu shembull kthimin e 2000 emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, ndërsa shtoi se numri i këtyre të fundit është ulur. Sipas Sunak marrëveshja me qeverinë shqiptare po funksionon.
“Unë mendoj se plani po funksionon. Ju mund ta shihni këtë më qartë me marrëveshjen që bëmë me qeverinë shqiptare. Ne ndryshuam mënyrën se si funksiononin emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria, nënshkruam një marrëveshje të re me Shqipërinë. Kemi kthyer gati 2000 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri dhe keni parë një ulje dramatike të numrit të emigrantëve. Kjo tregon se marrëveshja po funksionon. Nuk do të pushoj derisa ta zgjidhim këtë problem. Nuk do të jetë e lehtë. Nuk do të ndodhë brenda natës,” tha Sunak.
E premtja shënoi numrin më të madh të emigrantëve që mbërritën në Britani përtej Kanalit brenda një dite deri më tani këtë vit, me 686 emigrantë që mbërriten.
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Rishi Sunak, ranë dakord në dhjetor të 2022 për të rritur bashkëpunimin në tre fusha, njëra prej të cilave mbulonte luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.
Marrëveshja përfshinte ngritjen e një task force të përbashkët për "menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar".
rishi sunak
Aktualitet
11 July 2023, 13:00
policia
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, dhe një tjetër është proceduar në gjendje t&eu...
Aktualitet
11 July 2023, 12:51
A.B
Alda Klosi
TIRANË- Seanca e sotme për ish-zyrtaren e kryeministrisë, Alda Klosit është shtyrë. Shkak është bër...
Aktualitet
11 July 2023, 12:50
A.B
Policia
GRAMSH- Një operacion i befasisshëm është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Gramshit. Forcat e Ndërhyrjes ...
Aktualitet
11 July 2023, 12:01
policia Tirane
TIRANË- Një 33-vjeçare me inicialet DH.J., është gjetur pa shenja jete sot nga bashkëshorti i saj, brenda n...
Aktualitet
11 July 2023, 11:16
A.B
Jonada Avdia
TIRANË- Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet për ngjarjen e Himarës ku humbi jetën e mitura Jonada Avd...
Aktualitet
11 July 2023, 11:02
A.B
Gjergj Luca
TIRANË- Mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Gjergj Luca, aty ku tjera ka rr&e...
Aktualitet
11 July 2023, 11:04
Arnold Selishta
ITALI- Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamjet e aksidentit, ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar Arnold Se...
Aktualitet
11 July 2023, 10:18
A.B
Safet Gjici
TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaç&e...
Aktualitet
11 July 2023, 09:39
El Salih (Lekica)
TIRANE- Apeli i GJKKO lë në burg Ibrahim El Salih (Lekica). 56-vjeçari është dënuar me 4 vit...
Aktualitet
11 July 2023, 08:57
foto ilustruese
"Shqipëria është quajtur ndryshe Kroacia e Re, Maldivet e Evropës, Karaibet e Evropës, Greqia e ardhshme. Aj...