LIVE UPDATES
Aktualitet

'Ka ardhur pleh i mirë'/ Laboratori i drogës s'i shpëtoi bandave të Fierit, tentuan ta grabisnin. Çervenaku do garonte në zgjedhje, mister si hynë kolumbianët në Shqipëri

Nga përgjimet që ka mundur të kapë SPAK është përmendur një bravë e dëmtuar, por nga brenda "kullës" nuk ka munguar edhe kundërpërgjigjia. Nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri, si një mënyrë për t’i njoftuar të panjohurit se ishin të armatosur.

30 November 2022, 11:28 Nga k.m.
'Ka ardhur pleh i mirë'/ Laboratori i drogës s'i
Foto ilustruese

TIRANË- Laboratori i kokainës në Fratar të Fierit nuk ishte "nuhatur" vetëm nga DEA amerikane por edhe nga bota e krimit në Fier. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit është zbuluar se rrjeti i trafikantëve që sollën nga Kolumbia në Shqipëri ngarkesën prej 430 kg kokainë të tretur në tonelatat me pleh ishte pikasur dhe nga bota e krimit që operon në qytetin e Fierit. Gazetarja Anila Hoxha raporton se në muajin nëntor të vitit që lamë pas, persona të paidentifikuar tentuan të sulmojnë banesën që do të përshtatej si laborator me vetëm një qëllim, të grabisnin mallin. Por për shkak të "mbrojtjes" nuk ia kanë dalë.

Nga përgjimet që ka mundur të kapë SPAK është përmendur një bravë e dëmtuar, por nga brenda "kullës" nuk ka munguar edhe kundërpërgjigjia. Nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri, si një mënyrë për t’i njoftuar të panjohurit se ishin të armatosur. Sakaq, ka dyshime se bota e krimit në qytetin e Fierit ishte informuar për ngarkesën dhe se anëtarët kishin nisur diskutimet për tregun e jashtëm, përpara se të niste procesi i nxjerrjes së kokainës.

Viktor Çervanaku, ish-kryetar komune, bëhet me dije nga përgjimet, po përgatitej për zgjedhjet lokale, me siguri për t'i zëvë vendin kryebashkiakut aktual, Armando Subashi. Dhe ndërkohë, ai takoi eksponentë të njohur duke u thënë ka ardhur pleh i mirë nga Kolumbia. Por emrat e këtyre eksponentëve nuk janë bërë me dije. Por, nga muaji shtator kur ngarkesa mbërriti nga Mali i Zi, thasët me pleh u mbajtën në oborr pasi eksperti kolumbian mbërriti në Shqipëri në muajin nëntor dhe vonesa e tij u bë shkak që puna të dështonte. Prej kohësh agjencitë e huaja që po ndiqnin udhëtimin e ngarkesës llogaritën në thasë përqindjen e drogës dhe me anë të kësaj formule u dol në përfundimin që aty gjendeshin jo pak por 430 kg kokainë.

Krahas hetimeve që po kryhen nga SPAK në lidhje laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, po gjurmohet edhe hyrja e dy "laboratoristëve" kolumbianë në vendin tonë. Zamir Rodriguez dhe bashkëkombasi i tij nuk rezultuan të regjistruar në asnjë pikë kufitarë në vendit tonë. Sistemi TIMS nuk i ka regjistruar askund. Kanë hyrë si "fantazma" në Shqipëri, ndërsa Policia e Shtetit e ka të paqartë sesi janë futur në tokën shqiptare.

Për të mos u zbuluar e për të mos tërhequr vëmendje, nuk përjashtohet mundësia që ata mund të jenë ndihmuar nga doganier apo punonjës të kufirit. Për sa i përket bashkëkombësit tjetër të Rodriguez ende Policia nuk e ka një informacion të saktë për profilin e tij por e ka të qartë se ai kishte ardhur në Shqipëri për të ndarë plehun organik me kokainën. Megjithatë deri më tani, asnjë prej tyre nuk e ka pranuar se ç'punë kishin në Shqipëri. 

Droga u zbuluar më 25 nëntor 2022, ndërsa SPAK përmes një konference deklaroi zbulimin dhe sekuestrimin e ngarkesës në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull në Fier Viktor Çervanaku dhe arrestimin e 10 personave, ndërkohë që në kërkim u shpall një person. Droga nga Shqipëria shkonte më pas në Mal të Zi, ku gjithashtu pati kapje të një sasie kokaine. 

laborator kokaine ne fier

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin