LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi: Zhdukja e parave publike jashtë Shqipërisë nëpërmjet kompanive të Klodian Zotos, fondet i ka marr Ndraghetta

Këlliçi ka thënë se të gjitha dokumentat tregojnë se ka një falsifikim të situatës gjë e cila tregon se është e lidhur sipas tij me mafian "Ndraghetta". 

18 March 2024, 14:20 Nga h.k
Këlliçi: Zhdukja e parave publike jashtë Shqipërisë
Foto ilustruese

TIRANË-Belind Këlliçi anëtari i kryesisë së PD-së ka denoncuar sot me prova, një rast të ri të zhdukjes së parave publike jashtë Shqipërisë nëpëmjet kompanisë në pronësi të Klodian Zotos prej 360 mijë eurosh. Këlliçi ka thënë se të gjitha dokumentat tregojnë se ka një falsifikim të situatës gjë e cila tregon se është e lidhur sipas tij me mafian "Ndraghetta". 

DEKLARATA E BELIND KËLLIÇIT

Në daljet e mia të fundit nga kjo foltore, ju kam bërë me dije se Partia Demokratike po ndiqte paratë publike të zhdukura nga pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Dy javë më parë u zbulua kontrata e lidhur midis ITS dhe Llanaj Ndërtim, për 7 apartamente me vlerë tregu mbi 1 milionë euro. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga SPAK për sekuestrimin e këtyre aseteve.

Sot do të bëj publik një tjetër rast të zhdukjes së parave por tashmë jashtë Shqipërisë. Sipas kartelës së furnitorëve të kompanisë ITS shpk, në pronësi të Klodian Zotos, janë kryer 3 pagesa për një subjekt në Itali:

Në datën 02.03.2021 vlera 12.362.000 lekë

Në datën 17.02.2021 vlera 12.325.000 lekë

Në datën 19.05.2021 vlera 12.300.000 lekë

Pra në një vlerë totale rreth 360.000 euro.

Këto para i janë transferuar subjektit IMR REFTRATTARI S.R.L

Nga një kontroll i thjeshtë në Google, rezulton se kjo kompani është në pronësi të një shtetasi shqiptar, z. Gëzim Guga. Ky biznes në faqen zyrtare të tij, deklaron se operon në fushën e ndërtimit dhe reklamon disa vila dhe apartamente për shitje.

Grupi i ekspertëve në PD, kontrolloi nëse ky sipermarrës ka të regjistruar në Shqipëri ndonjë biznes në emër të tij dhe përgjatë kontrollit situata bëhet edhe më kriminale.

Sipas QKB rezulton se në nëntor të vitit 2022 Gëzim Guga, përfituesi në Itali i pagesave nga Klodian Zoto, së bashku me Ilir Dedja dhe Mirsada Guga, kanë regjistruar kompaninë e punësimit dhe konsulencës MIG AGENCY shpk.

Le të ndalemi pak tek shtetasi Ilir Dedja.

Në vitin 2020 Prokurorët italianë i kanë dërguar homologëve shqiptarë ndër të tjera informacion për shtetasin Ilir Dedja, i datëlindjes 02.09.1969, për dyshime se pastron paratë për Klanin Mafioz NDRAGHETA, si dhe informacion që shtetasi Klodian Zoto është ndaluar në aeroport në Itali dhe i janë sekuestruar 22.650 euro.

Vetëm pas tre vitesh, ne datën 14.02.2023, pala shqiptarekujtohet të dërgojë letër porosi tek prokuroria italiane, siç u bë publike nga Syri Tv në maj të po atij viti.

Pra edhe pse këta shtetas ishin nën hetim, organet ligjzbatuese nuk i kanë ndaluar të transferojnë shuma të konsiderueshme parash. Dhe e gjitha kjo nën hundën e SPAK, pasi të mos harrojmë se procedimi penal për inceneratorët ishte regjistruar që në vitin 2020, vit në të cilin prokurorët italianë ndezën alarmin e dyshimeve për Dedjan dhe Zoton.

Sot SPAK duhet t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve:

1. Për cfarë janë transferuar 360.000 euro në Itali nga Klodian Zoto?

2. A janë blerë banesa në itali me ato fonde?

3. A shërbejnë ato fonde si haraç për klanin mafioz NDRANGHETA?

4. A e ka tërhequr SPAK dosjen nga prokuroria e Tiranës?

5. A po hetohet pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj për bashkëpunim me klanin mafioz NDRANGHETA, pasi ky nuk është fakti i parë publik që dëshmon lidhjet e Veliajt me Mafien Italiane?

SPAK duhet të zgjohet menjëherë nga gjumi letargjik, pasi po bën pis jo vëtëm veten, por të gjithë reformën aq të shpresuar të drejtësisë. 

Drejtësia me regji, herë me direktivë qeveritare dhe herë me direktive bashkiake, nuk është ajo drejtësi që presin qytetarët shqiptarë. Ndërkohë që Kryetari i Opozitës Sali Berisha, vijon të jetë për të 77 ditë në arrest pa asnjë provë apo një akuzë të vetme, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, drejtorët e tij banditë që kanë vjedhur miliona euro përmeskompanisë 5D Konstruksion, ish Ministri hajdut i konçensioneve shëndetësore Ilir Beqja dhe sigurisht kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal Edi Rama, vijojnë të vjedhin e abuzojnë çdo ditë me paratë e qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë. 

Ky regjim duhet të marë fund një orë e më parë. Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për ta çliruar vendin njëherë e mirë nga kjo organizatë kriminale. 

O sot, o kurrë. 

Ju faleminderit.

ndraghetta erion veliaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin