LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërcënimi i Valter Mollajt para se të vriste Martin Çeçon: “Po vij të ta bëj mishin copa-copa me…”

Mollaj e mbante me bukë Tina Pajollarin, ndërsa kjo e fundit i shërbente tek stalla e bagëtive.

9 October 2023, 11:32 Nga Elton Qyno
Kërcënimi i Valter Mollajt para se të vriste Martin
Martin Ceco

TIRANË- Vrasja Martin Çeços në muajin Qershor të vitit të kaluar, është një nga ngjarjet më makabre të ndodhura në zonën e Kolanecit në Maliq të Korçës.

Pak ditë më parë “Ora News” raportoi se për vrasjen e Martin Çeços, prokuroria e Korçës, kishte marë të pandehur Valter Mollaj, kushëririn e tij Edlir Mollaj, Bleti Angjon dhe Martina alias Tina Pajollarin.

Ndaj kësaj të fundit viktima Martin Çeco, kishte shfaqur ndjenja sentimentale, por Tina i ka treguar se kishte lidhje intime me disa burra të matuar në fshat, njëri prej të cilëve quhej, Valter Mollaj.

Mollaj e mbante me bukë Tina Pajollarin, ndërsa kjo e fundit i shërbente tek stalla e bagëtive.

Për shkak zbulimit të pëlqimit nga ana e Martin Çeços, dhe xhelozisë së krijuar nga Valter Mollaj, ky i fundit ka kërcënuar Martin Çeçon, duke i thënë: “…Po vij të ta bëj mishin copa-copa me thikë…”.

Martin Çeço, e ka ndjerë veten të frikësuar dhe ka filluar të qajë, telefonin e tij e ka marrë babai i Martinit, Nevzati, i cili teksa bisedon me Valter Mollajn, është kërcënuar nga ky i fundit duke i thënë se: “…xhaxhkë, ti vetëm një plumb do…”.

Në mesditën e datës 11 qershor 2022, Martin Çeço, katër ditë para se të vritej dhe hidhej në ujërat e rezervuarit të Kolanecit, i ka dërguar një foto motrës së tij, ku është duke qarë dhe i shkruan se:

“…do vij nesër unë Klarida, se me ç’jam mërzitur sot kurrë ndonjëherë s’jam mërzitur, kurrë si sot, sikur më ra bota në kokë sot…”.

Dhe më tej Martin Çeço vijon ti shkruajë të motrës, duke i thënë se: “…pashë një ëndër sikur më erdhi…”.

Sipas dosjes hetimore që “Ora News” disponon, një nga dëshmitarët dhe bashkëautorët në vrasjen e Martin Çeços është Bleti Angjo, çobani i deleve të Valter Mollaj.

Ky i fundit në dëshminë e tij ka implikuar, Valterin, Edlirin dhe Tina Pajollarin. Ndërsa s’qaron se është kërcënuar dhe goditur nga Valter Mollaj, për të mos folur para policisë.

Bleti Angjo s’qaroi rrethanat e njohjes me Martina Pajollari, e cila ndihmonte vellain e Valter Mollaj me bagëtitë, Emiljan Mollaj.

Sipas tij, Valter Mollaj, e kishte punësuar si çoban për bagëtitë e tij dhe Edlir Mollai, i cili është djali xhaxhait Valterit.

Bleti Angjo, ka treguar se ai dhe vëllai i mitur i Martinës, ishin në dijeni që Martina Pajollarin, e merrte në telefon një djalë me emrin Martin Çeço, i cili kërkonte Martinës të pinin kafe bashkë, por ajo e refuzonte dhe shprehet se ka vënë re që Valter Mollaj bëhej xheloz për komunikimin e Çeços me Martina Pajollarin.

Pasi Valter Mollaj kishte vite që kishte një lidhje jashtë martesore me Martina Pajollarin dhe sipas Bleti Angjos, ai ja kontrollonte shpesh telefonin për të parë nëse viktima i kishte shkruar përsëri.

Në datën 12 qershor 2022, kuptoi që ata komunikonin në “Messenger” dhe i tha Martina Pajollari t’a telefononte viktimën dhe të tallej me të duke i thënë të takoheshin e të pinin një kafe pastaj t'i thoshte se ishte e dashura e Valter Mollaj dhe ajo atë gjë bëri.

Sipas Bleti Angjos, ai ka shkuar në vendin e krimit pa vullnetin e tij, por duke u detyruar nga Valter Mollaj, i cili ishte i dhunshëm me të dhe para se të niseshin ai ju tha atij, Edlir Mollaj dhe Martina Pajollari se do shkonim në Kolanec, pasi ai do e vriste Martin Ceçon.

Para se të niseshin në fshatin Kolanec ai i kishte thënë viktimës në telefon: “…po vij të ta bej mishin copa-copa me thikë…”.

Nuk e kujton si erdhi Edlir Mollaj tek kasallja ku u bë telefonata me viktimen, por në shumë mundësi e njoftoi vetë Valter Mollaj duke i shkuar në shtëpi, pasi ai jeton atje pranë.

Valter Mollaj, i kishte thënë gjatë telefonatës viktimës se ku do takoheshin në Kolanc. Mollaj nuk kaloi tek ura, por mori një rrugë dheri në të majtë, që kalon nga fshati Lekas dhe kur arriten në Kolanec, Martin Çeçon e gjetën në rrugë, duke pritur.

Valter Molla i tha: “Hajde”, dhe ai u ul në vendin e pasagjerit përpara, ku ishte ulur Edlir Mollaj dhe Edliri kaloi mbrapa.

Gjatë rrugës për në rezervuarin e fshatit Kolanec, Edlir Mollaj e gjuajti viktimën pas koke dhe atij i zuri koka tek kroskoti i makinës.

Kur arritën tek rezervuari, nga makina kanë zbritur të gjithë, ndërsa Edlir Mollaj e mbante Çeçon, Valter Mollaj e gjuajti me grusht në fytyrë afër syrit.

Në këtë moment Valter Mollaj, shkoi mori litarin, që kishte në makinë, në pjesa e shoferit, ndërkohë që Edlir Mollaj mbante me forcë viktimën dhe Valter Mollaj, duke i dalë nga pas Çeços, i hodhi litarin në qafë dhe e shtrëngoi derisa e mbyti.

Sipas Bleti Angjos, ai dhe Martina Pajollari nuk bënë asgjë gjatë kësaj kohe dhe pasi Çeço ra në tokë Valteri dhe Edi e kapën nga duart.

Ndërsa Valter Mollaj i bërtiti atij: “…kape nga këmbët…”, dhe duke e ngritur peshë ecën pak metra dhe në një ledh (pjesë e ngritur toke buzë rezervuarit) e hodhën në ujë.

Menjëherë u nisën për në Marjan dhe në kthim mjetin e drejtoi Edlir Mollaj, nga e njëjta rrugë e keqe me gropa dhe arritën në fshat kur po zbardhte dita.

Dëshmitari ka treguar se ditën nesërme kur do dilte në mal me bagëtitë Valter Mollaj, e ka gjuajtur dhe e ka kërcënuar me fjalët: “…mos trego se do të të vras dhe vetëm nga frika e tij nuk tregova që në fillim se, në vendngjarje, ishte dhe Martina Pajollari…”.

/Marre nga Oranews

valter mollaj martin ceco

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin