LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilli i Europës vë në pikëpyetje Reformën e re Territoriale: Konsultim i vonuar, centralizim dhe mungesë fondesh për bashkitë

Sipas raportit, procesi nisi në një fazë të avancuar të reformës dhe nuk duket se u ka garantuar banorëve pjesëmarrje kuptimplotë në vendimmarrje. 

12 October 2026, 18:51 Nga E.d
Këshilli i Europës vë në pikëpyetje Reformën e re
Foto ilustruse

TIRANË- Reforma e re Territoriale, e cila u votua në Kuvend dhe parashikon shkrirjen e disa bashkive është vënë në pikëpyetje nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Në raportin monitorues të datës 7 tetor 2026, ngrihen shqetësime për konsultimin e qytetarëve gjatë ndryshimit të kufijve administrativë, përqendrimin e kompetencave në nivelin qendror dhe mungesën e burimeve të mjaftueshme financiare për bashkitë.

Një nga kritikat kryesore lidhet me kohën kur është zhvilluar konsultimi me komunitetet e prekura. Sipas raportit, procesi nisi në një fazë të avancuar të reformës dhe nuk duket se u ka garantuar banorëve pjesëmarrje kuptimplotë në vendimmarrje. 

Raportuesit theksojnë se dëgjimi i qytetarëve duhet të ketë ndikim real në vendimmarrje. Sipas tyre, konsultimi duhet të zhvillohet përpara dhe jo në përfundim të procesit të vendimmarrjes, si dhe duhet të jetë efektiv. 

Kritikat e Këshillit të Europës shtrihen edhe te kompetencat dhe burimet që u lihen bashkive. Kongresi konstaton se ekziston një prirje drejt centralizimit të kompetencave, ku autoritetet vendore kryejnë kryesisht funksione mbështetëse në ofrimin e shërbimeve publike vendore thelbësore.

Pjesë nga raporti: Procedura e konsultimit për ndryshimet e propozuara të kufijve administrativë vendorë u iniciua në një fazë mjaft të avancuar të procesit të reformës dhe nuk duket se ka garantuar pjesëmarrjen kuptimplotë dhe në kohën e duhur të banorëve të komuniteteve të prekura në procesin e vendimmarrjes, në përputhje me frymën e nenit 5 të Kartës. Raportuesit theksojnë se, që konsultimi të jetë kuptimplotë dhe jo thjesht formal apo simbolik, ai duhet të zhvillohet përpara dhe jo në përfundim të procesit të vendimmarrjes, si dhe duhet të jetë efektiv.

Ekziston një prirje drejt centralizimit të kompetencave, ku autoritetet vendore kryejnë kryesisht funksione mbështetëse në ofrimin e shërbimeve publike vendore thelbësore. Burimet financiare që u alokohen autoriteteve vendore nuk janë në përpjesëtim me përgjegjësitë e tyre, duke i detyruar ato të plotësojnë financimin e pamjaftueshëm me burimet e tyre, të cilat shpesh janë të pamjaftueshme.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 9 tetor, me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, të propozuar nga Partia Socialiste. Ajo parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Reforma sjell riorganizimin e 15 bashkive, të cilat do të bashkohen me njësi të tjera vendore.

Sipas ndarjes së re, Fushë-Arrëzi do t’i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Ndërkohë, Dimal dhe Poliçan do të përfshihen në bashkinë e Beratit, Patosi në Fier dhe Divjaka në Lushnjë. Në jug të vendit, Selenica do t’i bashkohet Vlorës, Maliqi Korçës, Këlcyra Përmetit, Memaliaj Tepelenës dhe Libohova Gjirokastrës.

Kjo ka sjellë reagime dhe kundërshtime nga banorët e zonave të prekura, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me ndryshimet e parashikuara në hartën administrative të vendit. Kundërshtitë janë shoqëruar me protesta, ku qytetarët kanë ngritur shqetësimet e tyre për pasojat që riorganizimi i bashkive mund të ketë në komunitetet ku jetojnë./Dosja.al

reforma e re territoriale edi rama ke

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin