LIVE UPDATES
Aktualitet

Kokaina humbet vlerën/ Gazeta holandeze: Mafia shqiptare zhvendoset tek hashashi, përfitim i njëjtë dhe më pak rrezik kapje 

Gazeta holandeze shkruan në artikullin e saj se pas një prej dërgesave qëndronte një rrjet i lidhur me mafien shqiptare në Limburg. 

4 March 2026, 16:21 Nga E.d
Kokaina humbet vlerën/ Gazeta holandeze: Mafia shqiptare zhvendoset tek
Foto ilustruse

HOLANDA- Porti i Roterdamit është përfshirë në vitin 2025 nga një valë e madhe trafiku kanabisi, i cila vjen kryesisht nga Kanadaja, me ngarkesa mijëra kilogramëshe. Trafiku i kanabisit nga Kanadaja ka ekzistuar prej vitesh, që nga legalizimi i kultivimit atje në vitin 2018. Kanadaja ka të paktën një mijë kompani të licencuara. Gazeta holandeze shkruan në artikullin e saj se pas një prej dërgesave qëndronte një rrjet i lidhur me mafien shqiptare në Limburg. 

Dogana zbuloi kontejnerë me 11.5 mijë kilogramë kanabis, me vlerë rreth 115 milionë euro, të transportuara hapur në kuti kartoni. Hetimet çuan në një magazinë në Limburg, ku u arrestuan katër persona gjatë shkarkimit të drogës. Dy nga të arrestuarit ishin shqiptarë dhe dyshohet për lidhje me mafien shqiptare.

Hetimet tregojnë se kriminelët po zhvendosen nga kokaina drejt kanabisit, pasi fitimet janë të ngjashme dhe rreziku i kapjes nga policia është më i ulët. Por nga ana tjetër, rënia e çmimit të kokainës në Europë ka ndikuar edhe ne ndryshimin e strategjive të rrjeteve kriminale.

Artikulli i plotë nga ALGEMEEN DAGBLAD

Holanda dikur konsiderohej si depoja kryesore e hashashit në Europë, por në vitin 2025, papritmas, hashashi i huaj pushtoi portin e Roterdamit: po aq fitimprurës sa kokaina, por me një pjesë të vogël të rrezikut. Linja lidh mes të tjerash mafien shqiptare në Limburg dhe kriminelë që nuk marrin as mundimin ta fshehin ngarkesën e tyre. “Papritmas hasni kontejnerë të mëdhenj nga jashtë plot me kanabis”.

Në mes të shkurtit 2025, dogana në portin e Roterdamit gjeti një kontejner me 4.600 kg kanabis. Dhjetë ditë më vonë, përsëri: 6.900 kg. Janë ngarkesa gjigante droge që normalisht i shihni vetëm në tregtinë e kokainës. Drogat ishin të dyja herët nga Kanadaja dhe me një vlerë rruge rreth 115 milionë euro. Por kjo nuk është gjëja më e çuditshme.

Kanabisi nuk ishte trafikuar në trungje të zbrazët, dhe as nuk ishte fshehur mes arkave me fruta. Të dy herët, kontejneri ishte plot kuti kartoni me paketa të mbyllura të kanabisit. Në tregtinë e kokainës kjo është e paimagjinueshme, por te kanabisi duket se mund të bëhet: trafik pa u fshehur. Kriminelët nuk marrin as mundimin ta fusin drogën mes mallrave të zakonshme. Kjo tregon qartë se sa të ulëta i konsiderojnë shanset për t’u kapur: zero.

Ndryshimi drejt kanabisit

2025 do të mbahet mend si viti i një ndryshimi në tregtinë e drogës. Ku të gjithë, si kriminelët ashtu edhe organet e ndjekjes, dukeshin të fokusuar tek kokaina, porti i Roterdamit u përfshi papritmas nga hashashi (i kultivuar ligjërisht) nga Tajlanda, Amerika, por sidomos Kanadaja. Në vitin 2024, ishin kapur vetëm 14.492 kg kanabis, ndërsa në 2025 shifra shkoi në 65.532 kg.

Kjo është shumë më tepër se sasia e kokainës të kapur: 24.500 kg, ku fitimi po bëhej gjithnjë e më i vështirë. Kriminelët duket se po kalojnë tek droga që dikur e bëri të famshme Holandën: hashashi. Megjithatë, Holanda nuk është më “depoja e Evropës”, por kriminelët holandezë vazhdojnë të luajnë rol kyç në tregtinë ndërkombëtare.

Mbi-prodhim i tonelatave kanabis

Trafiku i kanabisit nga Kanadaja ka ekzistuar prej vitesh, që nga legalizimi i kultivimit atje në vitin 2018. Kanadaja ka të paktën një mijë kompani të licencuara. Investimet gjigante çuan në mbi-prodhim të tonelatave kanabis çdo vit. Zyrtarisht duhet të shkatërrohet, por një pjesë duket se përfundon në tregun e paligjshëm.

Dogana në gjysmën e parë të 2025 u surprizua nga të paktën tetë dërgesa nga Montreal. “Kur e mendon që Holanda nuk kultivon mjaftueshëm, dhe papritmas gjen kontejnerë të mëdhenj plot me kanabis: 4.600 kg, 6.900 kg, 5.800 kg. Të gjitha janë ngarkesa gjigante,” thotë Peter van Buijtenen, drejtor rajonal i doganës në Roterdam.

Mafia shqiptare

Dogana vendosi të mos shkatërrojë gjithçka thjesht, por zëvendësoi kanabisin me bar dhe vendosi kamera dhe GPS në kontejner. Gjurmët i çuan hetuesit në një magazinë në Limburg, ku katër presona po shkarkonin kontejnerin. Kur panë se kutitë ishin plot me bar, Davide C. kaloi në panik total.

Në firmën e tij, një tregtues i supozuar frutash dhe perimesh, nuk kishte as fruta, as dhoma frigoriferike, dhe as klientë nuk kishte. Davide C. u dënua me 2 vite burg, por dyshohet se ishte i punësuar nga mafia shqiptare, pasi dy nga tre të tjerët në magazinë ishin shqiptarë.

Çmimet e kokainës ranë

Kokaina deri tani ishte “lopë qumështi” e botës së krimit. Por në Europë kishte fluks të madh të kokainës, duke ulur çmimin nga 28.000 euro/kg në 14.000 euro/kg. Papritmas, mund të fitosh po aq para me kanabis: e blen nga Kanadaja për 800-1.200 euro/kg dhe shitet këtu për rreth 4.000 euro/kg.

Dënime të ulëta

Kontrollet janë kryesisht për kokainë, pak për pilula, dhe kanabisi nuk ka prioritet. Kontejnerët kanadezë shpesh nuk kontrolloheshin nga skanerët ose qentë. Madje edhe kur kapesh, dënimet janë shumë më të ulëta. Kriminelët e kuptojnë këtë dhe llogarisin fitimin lehtë.

Prodhim masiv jashtë Holandës

Holanda ka ende reputacionin e “depos së Evropës”, por nuk është më kështu. Shembulli i vitit 2022 në Navarra, Spanjë: 415.000 bimë kanabisi, shumë më shumë se 300.000 që u kapën në gjithë Holandën atë vit. Tre-katërta e bimëve evropiane kapen në Spanjë. Holanda nuk është më në top 5.

Kanabisi me avion

Policia ka kufizuar kontrollet dhe ka ulur numrin e fermerëve të zbuluar: nga 6.006 në 2014 në 895 në 2024. Tregtimi i huaj ka ndikuar. Tani, shumica e drogës vjen me avion ose anije, jo nga kultivimi vendas.

Edhe tre dërgesa nga Kanadaja

Hetuesit zbulojnë se kishte edhe më shumë transport nga Kanadaja. Edhe tre kontejnerë të tjerë me hashash shfaqen në gjurmët e Davide C.

Rreziqet për sigurinë

Hetimi ishte përqendruar tek kokaina dhe kërcënimet e saj me bomba dhe korrupsion. Por tani kur krimi i organizuar u përfshi në kanabis, rreziku është i madh: ryshfet dhe kërcënime ndaj stafit të portit, konflikte të armatosura. Edhe pse dënimet për hashash janë më të ulëta, efekti i krimit të organizuar mbi shoqërinë është po aq shkatërrues./Dosja.al

holanda droge mafia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin