LIVE UPDATES
Aktualitet

Komshiu i ndërton shtëpi pa leje në tokën e tij, i thyen xhamat e banesës dhe e godet me tulla

Në 2011-ën IKMT prishi 3 katet e Ajetit. Por pas dy muajsh Ajet Zirko e rindërtoi shtëpinë me një kat. Edhe për këtë ka vendim prishjeje nga IKMT, por që nuk u ekzekutua kurrë.

6 October 2022, 23:19 Nga DOSJA
Komshiu i ndërton shtëpi pa leje në tokën e tij, i thyen
Kronika e STOP

TIRANË- Një qytetar ka një problem me komshiun e tij sepse i ka marrë 40 metra katrorë tokë nga prona e tij, i ka dëmtuar pronën, e ka dhunuar fizikisht dhe e kanë kërcënuar. Ky është rasti që ka trajtuar këtë enjte emisioni Stop në Tv Klan. Qytetari Ymerli Bardhollari jeton në zonën e Selitës në Tiranë, prej 32 vitesh. Shtëpinë dhe tokën i disponon me certifikatë pronësie. Në vitin 2007, shtëpinë ngjitur me të e bleu Ajet Zirko. Në këtë moment nis kalvari i peripecive për z.Ymerli. Komshiu i ri i dëmtoi shtëpinë, ndërsa ngrinte 3 kate pa leje, ndaj dhe denoncuesi iu drejtua Policisë Ndërtimore. Në 2011-ën IKMT prishi 3 katet e Ajetit. Por pas dy muajsh Ajet Zirko e rindërtoi shtëpinë me një kat. Edhe për këtë ka vendim prishjeje nga IKMT, por që nuk u ekzekutua kurrë.

“Ky problem ka të bëjë me pronat për një ndërtim që ka filluar në pronën time. Fillimisht dua të them që jam prej 32 vitesh këtu. Shtëpinë e disponon me dokument certifikatë pronësie, 300 metra katrorë tokë, 50 metër katrorë ndërtim. Unë kam patur kufizues Kristaq Dhamo, i ka shitur shtëpinë në 2007 Ajet Zikos. Muret e objekteve tona kanë qenë të përbashkëta. Në moment që e ka blerë Ajet Ziko filloi prishjen e objektit, ndërkohë që aty u dëmtua edhe objekti im që kishim mure të përbashkëta prej rreth 40 metër katrorë që ka ndërhyrë tek trualli im. Unë i jam drejtuar policisë ndërtimore në 2010 kur personi Ajet Zeko vazhdonte ndërtimin pa leje duke më cënuar pronën mua. Filloi objektin që nga themelet, hapjen e plintave, bërjen e kollonave, gjithë procesin e ndërtimit. Ky vazhdonte ndërtimin pa leje, katin e dytë, vazhdoi katin e tretë, policia e Inspektoriati Ndërtimor vazhdonte nxirrte vendimet e prishjes, përgjigjet që më ktheheshin mua nga Inspektoriati Ndërtimor ‘ne po e mbajmë në mbikëqyrje, ne do vazhdojmë prishjen’. Me këmbënguljen tonë erdhi policia ndërtimore, filloi prishjen e objektit. Në 14 Janar 2011 ndërhyri IKMT ku bëri prishjen e objekteve komplet, 3 katet. Pas 2 muajsh filloi pastroi mbeturinat e ndërtimit, filloi ndërtimin përsëri. Bëri 1 kat, ky që ekziston edhe sot. Shkova prapë te IKMT për prishje, nxorrën vendimet e prishjes”, shprehet denoncuesi Ymerli Bardhollari.

Në këtë pikë Ymerli Bardhollari iu drejtua Prokurorisë dhe gjykata e dënoi komshiun problematik për ndërtim pa leje në pronën e tjetrit. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë pezulloi vendimin për prishjen e objektit, pasi ishte bërë rekurs nga komshiu.

“Ndërkohë që IKMT nuk po vepronte, në këto kushte që ndodhesha unë iu drejtova Prokurorisë për kallëzim penal dhe për IKMT, ndërkohë dhe për personin që kishte ndërtuar në tokën time. Prokuroria e çoi në gjykatë për ndërtim pa leje në tokë të tjetrit, gjykata mori vendim e dënoi me 1 vit burg në tokë të tjetrit. Shkalla e Parë ka nxjerrë vendim prishje të objektit që ka ndërtuar në pjesën time. Edhe Apeli vendosi prishje për objektin që është ndërtuar në tokën time. Gjatë kësaj kohe pala tjetër e çoi në Gjykatë të Lartë. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vendosi për pezullimin e vendimit për prishje të vendimit të formës së prerë të Apelit. Edhe pse Gjykata e Lartë nxorri pezullimin e vendimit, më cenohet prona duke bërë punime të vazhdueshme”, vijon ankesën qytetari.

Por ky problem që vazhdon prej 13 vitesh nuk mbaron këtu. Situata kulmoi ditët e fundit kur denoncuesi Ymerli Bardhollari u godit me tulla e gure nga Ajeti. Xhamat e shtëpisë së z.Ymerli u thyen. Vetë ai pësoi fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Ymerli Bardhollari thotë se policia që ndodhej aty, nuk ndërhyri gjatë konfliktit.

“Para disa ditësh filloi të bënte punime, vendosje tullash, vendosje ulluqesh. Më cenohet përsëri pronari ime sepse ai ka hyrë përsëri brenda pronës time me punimet që po vazhdon po bën, ndërkohë që ai nuk duhet të bëjë asnjë lloj punimi, asnjë lloj veprimi sepse ne jemi në proces gjyqësor, ai vazhdon bën punimet, konfliktohet fillon provokime nga më të ndryshmet. Ata filluan me gurë, filluan me tulla, filluan me dru dhe me ofendime nga më të ndryshmet. Policia ishte aty dhe nuk ndërhynte për të shuar konfliktin se në moment që unë ju drejtova aty në mënyrë njerëzore, lajmërova dhe policinë për të ardhur këtu për të shuar konfliktin dhe për të ndaluar punimet, policia nuk ndërhynte për të shuar konfliktin por rrinte aty poshtë se kishte frikë nga tullar, guret, hekurat që vazhdonin vinin drejt nesh. Kam dëme në kokë, dëme në krah, dëme në shpatull, dëme në këmbë. Këto ditë del raporti mjeko-ligjor. Kam 13 vjet me këtë çështje. Ai vazhdon të më cënojë pronën time, duke më kërcënuar edhe jetën, duke më shkatërruar edhe banesën, është në rrezik gjithë jeta e familjes time dhe e imja”, shprehet i shqetësuar denoncuesi Ymerli Bardhollari.

Në këto kushte, përballë kalvarit të problemeve që vazhdojnë prej 13 vitesh dhe nuk po marrin zgjidhje, qytetari u detyrua që këtë situatë të denoncojnë në emisionin Stop.

Marrë nga tvklan.al

ajet zirko ymerli bardhollari

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin