20 December 2022, 09:05
Nga I.A
Konfindustria
TIRANË- Konfindustria kërkon nga qeveria dhe agjensitë ekzekutive përkatëse të bëjnë të njohur publikisht gjendjen e sistemit energjitik si dhe mënyrën e menaxhimit të deritashëm të krizës të shpallur dhe në fuqi. Gjithashtu, kërkohet të dihet për afatin e fillimit të Komisionit Parlamentar të kërkuar prej disa muajsh nga opozita lidhur hetimin për mënyrën e menaxhimit të sistemit energjitik.
Konfindustria shpreh shqetësimin dhe njëkohësisht kërkon arsyetimin publik të KESH-it lidhur me vërtetësinë dhe arsyet e kryerjes së operacioneve tregëtare shitje-blerjeve me sekserë të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor 2022. Sipas raportimeve mediatike del që KESH ka shitur energji elektrike me cmim 2.5-2.7 herë më të ulët sesa bursat ndërkombëtare me diferencë disa milionë euro.
Terri mediatik, përfshirë edhe vonesat e tejzgjatura të Bursës së Energjisë/AlPEX, krijojnë terren të përshtatshëm për vazhdimin e keqmenaxhimit të sistemit energjitik, që shkaktoi:- krizën energjitike, - mundësinë e shumëfishimit të cmimit deri 4 herë mbi fashën 800kë/muaj të vendosur nga ERE, - gropën financiare buxhetore prej pothuaj 400 milion euro në vitin 2022, si edhe - dëmet financiare nga përmbytjet e hapjes së digave të Hec-ve të Drinit.
Gjatë vitit 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike nga kërkesa e brendshme. Ndërkohë edhe gjatë muajve te fundit te vitit 2022 vendi ka superprodhim të energjisë për shkak të kushteve mjaft të mira hidrometereologjike dhe motit.
konfindustria
Aktualitet
20 December 2022, 08:44
F.M
Ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj
TIRANË- Ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se lufta kund&eu...
Aktualitet
20 December 2022, 08:43
a.l
Shkodër
SHKODËR- Rreth 2200 hektarë tokë vijon të jetë e përmbytur në Shkodër si pasojë e reshjeve të...
Aktualitet
20 December 2022, 08:31
F.M
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami
TIRANË- Gazetarja Dorjana Bezati ka zbuluar se ka informacione se ish-efektivi Jeton Lami, i cili u arrestua disa muaj m...
Aktualitet
20 December 2022, 08:23
I.A
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë ve...
Aktualitet
20 December 2022, 08:19
F.M
Emigrantë
BRITANI E MADHE- Gjykata e Lartë e konsideroi të ligjshme kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për d&eu...
Aktualitet
20 December 2022, 08:09
F.M
Moti
TIRANË- Moti në Shqipëri parashilohet të jetë i qëndrueshëm. Pritet që deri në orët e mesditës ...
Aktualitet
20 December 2022, 08:03
F.M
Gjelat e detit
PEQIN- Në zonën më të njohur për rritjen e gjelit të detit, në Peqin, fermerët thonë se rritja ...
Aktualitet
19 December 2022, 22:15
k.m.
Dorjana Bezat
TIRANË- Gazetarja Dorjana Bezat ka zbuluar se ka informacione se ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Jeton Lami, i cili u arre...
Aktualitet
19 December 2022, 21:30
k.m.
Dorjana Bezat
TIRANË- Gazetarja Dorjana Bezat ka treguar një detaj lidhur me vrasjen e Edmond Papës, të premten, brenda nj&...
Aktualitet
19 December 2022, 21:18
A.B
Vendi ku ndodhi krimi
GREQI- Dy shqiptarë dhe disa të plagosur. Ky është bilanci pas atentatit të mbrëmjes së djeshme n&...