23 May 2026, 15:28
Nga D.S

PEQIN- Forcat Operacionale të DPB-së, në bashkëpunim me forcat e IEVP Peqin, Fier, Durrës dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes, kanë zbuluar sende të ndaluara te disa të dënuar të sigurisë së lartë.
Gjatë aksionit, të dënuarit G.B. iu sekuestruan dy karikues telefoni dhe katër shishe me pije alkoolike. Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Njoftimi i plotë:
"Goditet rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Peqin. Nga informacionet paraprake të siguruara nga strukturat e IEVP Peqin në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, IEVP Fier dhe IEVP Durrës ushtruan kontroll në ambientet e IEVP Peqin.
Gjatë kontrollit, të dënuarit të sigurisë së lartë G.B. iu gjetën: 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni. Të dënuarit P.V. iu gjetën: 1 celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje wireless.
Ndërsa të dënuarit L.D. iu gjetën: 2 telefona celularë (1 Google Pixel , ngjyrë e zezë dhe 1 Samsung, ngjyrë gri), 1 karikues ngjyrë e bardhë dhe 3 shishe raki (2 L). Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.",shkruhet në njoftim./Dosja.al
ievp zbulohen celularë dhe pije alkoolike në qeli
Aktualitet
23 May 2026, 15:13
D.S
Ramir Haderi
SHKODËR- Janë publikuar pamjet e dhunshme nga momenti kur u godit drejtori i AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi. Ngjarj...
Aktualitet
23 May 2026, 13:20
I.A
Shtetet e Bashkuara presin që plani i Qeverisë në detyrë të Kosovës për themelimin e Xhandarmërisë të jet&eu...
Aktualitet
23 May 2026, 11:28
I.A
Bordi i Transparencës
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar këtë të martë çmimet e karburanteve n&...
Aktualitet
23 May 2026, 11:21
Elton Qyno
Lul Berisha
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka rrëzuar një kërkesë të bërë nga Lulzim Berisha për uljen e d&eu...
Aktualitet
23 May 2026, 10:54
Elton Qyno
Rezart Veleshnja
TIRANË- Ish-aktori i spektaklit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është marrë i pandehur nga prokuroria e Du...
Aktualitet
23 May 2026, 10:43
I.A
Birçe Hasko
TIRANË- Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vje&c...
Aktualitet
23 May 2026, 09:55
I.A
Astrit Hasani
GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme nga përplasja me armë në Mikrolimano t&eu...
Aktualitet
23 May 2026, 08:53
I.A
GREQI- Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë në Mikrolimano, Athinë. Ngja...
Aktualitet
23 May 2026, 07:33
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervale...
Aktualitet
22 May 2026, 22:28
E. D
TIRANË- Klodian Skënderaj është zgjedhur këtë të premte Kryetar i Dhomës së Avokatisë Tiranë p&eum...