LIVE UPDATES
Aktualitet

Kontrolle në media, arsim dhe te shoqëritë e Sigurimeve/ Administrata Tatimore njofton: Deklaroni pagat reale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në vijim kontrollet, në zbatim të Planit Antiinformalitet, do të shtrihen edhe në sektorin e Shoqërive të  Sigurimeve, i treti sektor i vlerësuar me risk të lartë, pas arsimit privat dhe medias, për shkak se në subjekte të caktuara pozicione të ndryshme pune janë deklaruar me pagë më të ulët krahasuar me të njëjtat pozicione në subjekte të ngjashme, brenda të njëjtit sektor.

20 October 2022, 10:47 Nga f.g
Kontrolle në media, arsim dhe te shoqëritë e Sigurimeve/
Foto ilustrim

TIRANE- Administrata Tatimore njofton se ka nisur kontrollet në 3 fusha përsa i përket fenomenit të deklarimit fiktiv të pagave në sektorin privat. Tatimet deklarojnë se kontrolle do të ketë në Media, Kompanitë e Sigurimit dhe Institucionet Arsimore Privat. 

NJOFTIMI I PLOTE:

Administrata Tatimore po vijon zbatimin e Planit Antiinformalitet prej janarit të vitit 2022. Pasi përfundoi faza I, në fund të muajit qershor, me kontrollin e 18 subjekteve të vlerësuara me risk të lartë nga Drejtoria e Menaxhimit të Riskut, ka nisur faza II, e cila konsiston në kontrollin e 3 sektorëve më me risk, si: Sektori i Institucioneve të Arsimit Privat, Sektori i Mediave dhe Komunikimit dhe Sektori i Shoqërive të Sigurimeve. Nga analiza e thelluar e menaxhimit të riskut, në secilin prej këtyre sektorëve, janë identifikuar subjekte me risk të evazionit, nëpërmjet mosdeklarimit real të pagave për të punësuarit në profesione të ndryshme. Konkretisht, në sektorin e Institucioneve të Arsimit Privat, kontrollet janë përqëndruar në 7 subjekte, nga të cilat 4 shkolla të mesme të arsimit privat dhe 3 universitete, për arsye se bazuar në analizat e riskut, këto institucione të arsimit privat rezultojnë me mbi 45% të të punësuarve me pagë më të ulët se mesatarja e sektorit të arsimit. Në sektorin e Mediave edhe Komunikimit, kontrollet e Administratës Tatimore janë përqëndruar në 5 subjektet e vlerësuara me risk të lartë sa i takon fenomenit të nëndeklarimit të pagave, kur për pozicione si: Gazetar, kameraman, skenarist, montazhier, etj. paga është më e ulët se mesatarja e sektorit për këto profesione.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në vijim kontrollet, në zbatim të Planit Antiinformalitet, do të shtrihen edhe në sektorin e Shoqërive të  Sigurimeve, i treti sektor i vlerësuar me risk të lartë, pas arsimit privat dhe medias, për shkak se në subjekte të caktuara pozicione të ndryshme pune janë deklaruar me pagë më të ulët krahasuar me të njëjtat pozicione në subjekte të ngjashme, brenda të njëjtit sektor.

Kujtojmë se në bazë të analizave dhe kritereve të riskut, Administrata Tatimore ka informuar në mënyrë të vazhdueshme tatimpaguesit e vlerësuar me risk të lartë, duke dërguar edhe letra të personalizuara në adresë të tyre, me qëllim ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e tyre për deklarimin real të pagave për të formalizuar marrëdhëniet ekonomike mes biznesit dhe punëmarrësve të tyre.

Me qëllim ndërgjegjësimin e tyre, në dhjetor të vitit 2021, Administrata Tatimore u dërgoi letër të personalizuar, 10.153 tatimpaguesve, të cilët e kishin thyer këtë kriter risku, duke i bërë thirrje të reagonin për të vetërregulluar deklarimin e pagave për punonjësit e tyre.

Ndërsa në muajin gusht, DPT u dërgoi 2278 letra të personalizuara subjekteve, që i përkisnin sektorit të Shoqërive të  Sigurimeve, sektorit të Mediave dhe Komunikimit dhe sektorit të Institucioneve të Arsimit privat, 3 sektorët e tjerë të vlerësuar me risk të lartë, pas sektorit të ndërtimit dhe tregtisë.

Administrata Tatimore është e angazhuar të marrë masat e nevojshme për fuqizimin e luftës kundër informalitetit, ndaj fton qytetarët të japin kontributin e tyre duke denoncuar rastet e mosdeklarimit të saktë të pagave, si një mekanizëm mbrojtës për të mos rrezikuar pensionin në të ardhmen. /Dosja.al

deklarimi i pagave administrata tatimore

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin