LIVE UPDATES
Aktualitet

Kontrollet e kontejnerëve për trafikun e drogës në portin e Durrësit po falimentojnë kompanitë, largohen tregtarët e rajonit

Tashmë prej më tepër se 1 muaj kamionët e kontejnerëve frigoriferike pasi kalojnë kontrollin e skanimit, mallrat shkarkohen në tokë, në pluhur dhe temperatura të larta dhe rikontrollohen sërish nga njësia e antikondrabandës së Doganave dhe strukturat e Policisë së Shtetit.

8 February 2024, 07:21 Nga D.Azo
Kontrollet e kontejnerëve për trafikun e drogës në portin e
Port

DURRËS- Pas disa ngjarjeve në të kaluarën, të bëra publike edhe në media, për gjetjen e drogës dhe futjes së parave cash në kontejnerët frigoriferikë të mbushur me produkte mishi të ngrira apo edhe banane që vijnë nga portit i Durrësit, nga Dogana dhe policia e shtetit janë forcuar kontrollet ndaj bizneseve importuese. Tashmë prej më tepër se 1 muaj kamionët e kontejnerëve frigoriferike pasi kalojnë kontrollin e skanimit, mallrat shkarkohen në tokë, në pluhur dhe temperatura të larta dhe rikontrollohen sërish nga njësia e antikondrabandës së Doganave dhe strukturat e Policisë së Shtetit. Operatorët e transportit të mallrave detare ngrenë shqetësimin se për shkak të kryerjes së këtyre kontrolleve pa asnjë standard, shumë kompani importuese nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut po largohen drejt porteve alternative. Produktet me origjinë shtazore që importohen nga shtetet e Ekuadorit, Brazilit, Argjentinës, Perusë etj nga kompanitë vendase mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet portit të Durrësit. Por prej vitit 2005, gjithashtu porti i Durrësit, shërben si tranzit për shumë kompani të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që importojnë produktet me origjinë shtazore nga këto shtete. Largimi i tregtarëve drejt porteve të Malit të Zi dhe Greqisë, ka ulur ndjeshëm volumin e aktivitetit të kompanive të transportit të mallrave frigoriferike, duke rrezikuar falimentimin e tyre.

Rodolf Xhillari drejtuesi i kompanisë së transportit ndërkombëtar “Balkan Trans” pohon për Monitor se përgjatë këtij muaji situata me kontrollin e mallrave të konsumit është tepër kaotike dhe po rëndon te operatorët e linjave tregtare, pasi është ulur ndjeshëm volumi i aktivitetit.

“Shkelja më flagrante që bëjnë vet organet e shtetit është shkarkimi i mallrave ushqimore të ngrira në rrugë me orë të tëra në diell dhe në çdo atmosferë dhe pisllëk tjetër që sjell rruga dhe e ndaluar rreptësisht nga Autoriteti Ndërkombëtar i Ushqimit, si një krim i hapur që bëhet çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë kaq muaj e vite me radhë në Portin e Durrësit”, thotë ai.

Ndërkohë në vend prej 2013 sipas kontratës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë aplikohet shërbimi i skanimit të kontejnerëve të mallrave në 5 dogana, duke përfshirë edhe atë të Durrësit nëpërmjet një koncesioni PPP, i cili financohet prej pagesave direkte nga zhdoganimet e mallrave në dogana dhe financimeve nga buxheti i shtetit. Nga doganat Kapshticë, Morinë, Qafë Thanë dhe Kakavijë, ku skanohen të gjithë kontejnerët që kalojnë nëpërmjet këtyre pikave kufitare, ndërsa në Doganën e Durrësit skanimi i kontejnerëve bëhet mbi bazën e profileve të riskut- natyrës së mallit, origjinës etj. Tarifa e shërbimit të skanimit të kontejnerëve dhe automjeteve të tjera që paguhej nga bizneset fillimisht ishte në vlerën 39 euro (pa përfshirë TVSH-në). Tashmë me ndryshimin ligjor tarifa e skanimit u vendos të jetë 5 Euro për deklaratat doganore nën ose të barabarta me 1000 Euro dhe 22 Euro për deklaratat doganore mbi 1000 Euro. Drejtuesi i kompanisë “Balkan Trans” thotë se për shkak të rikontrolleve të mallrave të kontejnerëve në rrugë, pa asnjë kriter edhe pas skanimit shumë kompani importuese të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë detyruar t’u drejtohen porteve alternative fqinje për transport, pasi procedurat e kontrollit po u dëmtojnë mallrat.

Nga largimet e kompanive të vendeve fqinje, volumi i aktivitetit të kompanisë nga 10 deri 15 kamionë me mallra që transportonte në ditë, ka arritur në 1 kamion në ditë.

“Së pari, këto procedura kontrolli të pa asnjë kriter po dëmtojnë dhe rrezikojnë prishjen e mallrave, humbja e vetive ushqimore dhe kalorive ushqimore të mishit i cili shkarkohet në rrugë të madhe i ngrirë dhe qëndrimi i tij jashtë frigoriferit në kushte jo të ngrira dhe duke u përballuar me të gjitha papastërtitë që sjell rruga dhe mundësia e madhe për marrjen e mikrobeve më të ndryshme, gjë e cila është kategorikisht e ndaluar. Së dyti, hapja e të gjitha kutive të paketimit të mishit dhe produkteve të tij në rrugë dhe në ambiente jashtë frigoriferit gjë e cila për veç ato që thamë më lart po prish dhe dëmton ambalazhin që të cilën e bën të pa tregtueshëm mallin apo dhe ulë vlerën e tij në shitje te konsumatori, pasi ambalazh i tyre shkatërrohet dhe dëmtohet në etiketat që flitet për afate skadimi dhe marke. Së treti, për këto arsye tregtarët dhe sidomos ata të Kosovës dhe Maqedonisë të Veriut po transferojnë mbërritjen e mallrave të tyre nga Porti i Durrësit reciprokisht në portet e Selanikut Greqi dhe Barit të Malit të zi ,gjë e cila ulë ndjeshëm aktivitetin e kompanive të transportit që punojnë këtë sektorë deri në falimentim, etj dëme të mëdha në sektorët e tjera të shërbimeve në portin e Durrësit”, pohon ai.

Ndërsa pak ditë më parë disa drejtues të kompanive të transportit të mallrave detare i kanë drejtuar letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Taulant Balla, të Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete dhe ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj për zgjedhjen e menjëhershme të kësaj problematike që po i çon drejt falimentimit kompanitë të cilat operojnë prej 30 vitesh në këtë sektor. Ekspertë njohës të tregut të transportit të mallrave detarë rekomandojnë si zgjidhje për këto biznese mundësimin e një magazine të mbyllur frigoriferike me standarde higjeno-sanitare, ku mund të shkarkoheshin për kontroll mallrat nga kontejnerët frigoriferikë. Sipas tyre kjo zgjidhje nuk do të shtonte kostot e buxhetit të shtetit, pasi tarifa do të vijojë të paguhet nga bizneset, siç veprohet aktualisht. / Monitor

 

porti i durresit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin