LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosovarët në Lindjen e Mesme: Mes sirenave të luftës dhe kujtimeve të vitit 1999

Sulmet iraniane ndaj vendeve të Gjirit pasuan operacionin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit, të nisur më 28 shkur

5 March 2026, 14:19 Nga D.S

Kosovarët në Lindjen e Mesme: Mes sirenave të luftës dhe

Rreth 27 vjet më parë, Blerim Sherifi nga Gjilani ishte vetëm nëntë vjeç kur në Kosovë dëgjoheshin shpërthimet e sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe.

Atëherë, frika kishte emër dhe vend: lufta në shtëpinë e tij.

Sot, në moshën 36-vjeçare, ai i përjeton të njëjtat emocione, por rreth 2.300 kilometra larg atdheut.

Si mësimdhënës i gjuhës angleze në Kuvajt, Sherifi po dëgjon sërish sirena alarmi dhe shpërthime - këtë herë nga sulmet raketore të Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik.

“Paniku se çfarë do të ndodhë... ajo ndjenjë frike dhe emocionesh të përziera më kujton kohën e fëmijërisë gjatë luftës në Kosovë”, thotë ai në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, përmes video-lidhjes.

“Diskutoj edhe me miqtë se si ishte gjendja atëherë dhe si ne erdhëm këtu, për të punuar... Po ngjan thuajse e njëjta gjë edhe në këtë pjesë të botës”, shprehet Sherifi.

Në këtë video mund të mësoni më shumë për përjetimet e Sherifit dhe kosovarëve tjerë në Lindjen e Mesme.

Sulmet iraniane ndaj vendeve të Gjirit pasuan operacionin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit, të nisur më 28 shkurt.

Në këtë operacion u vra udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.

Në shenjë hakmarrjeje, Irani vuri në shënjestër disa vende të rajonit, përfshirë Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Bahrejnin dhe Arabinë Saudite, duke goditur baza amerikane atje dhe të tjera.

Në qytetin Sabah Al-Salem të Kuvajtit, ku jeton Sherifi bashkë me 12 mësimdhënës të tjerë nga Kosova, shpërthimet janë bërë pjesë e përditshmërisë.

“Shpesh ndodhin edhe kur jemi në gjumë. Lëshohen sirenat dhe vjen njoftimi: ‘Mos lëvizni, ka sulm’. Kjo e rrit ndjeshmërinë emocionale dhe krijon panik, sepse nuk dihet sa i madh është rreziku”, tregon ai.

Ndër objektivat e goditura në Kuvajt ishte edhe aeroporti, ndërsa nën kërcënim mbeten zona pranë Ambasadës amerikane dhe instalacioneve ku janë të vendosura trupat amerikane.

Mbrojtja kundërajrore vazhdon t’u përgjigjet raketave balistike dhe dronëve.

Sherifi thotë se përplasjet në qiell i ka parë me sytë e tij, pasi gjurmët e interceptimeve mbeten të dukshme mbi qytet.

Para se të angazhohej si mësimdhënës, ai shërbeu për 16 vjet në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai beson se kjo përvojë e ka ndihmuar të ruajë qetësinë dhe të menaxhojë aspektin psikologjik të situatës, jo vetëm për vete, por edhe për kolegët që jetojnë pranë.

Sipas tij, autoritetet kanë dhënë udhëzime të qarta për sjelljen gjatë alarmit.

Aktualisht, nuk ka evakuime masive në strehimore, ndonëse ato ekzistojnë dhe janë të përgatitura për çdo lagje.

Lëvizja e qytetarëve është e kufizuar, por shërbimet shëndetësore dhe furnizimi me produkte bazë vazhdojnë.

Sfidë mbetet kthimi në Kosovë, pasi aeroporti i Kuvajtit është i mbyllur.

Dalja nga vendi kërkon leje të posaçme, ndërsa aeroportet më të afërta funksionale janë në Riad dhe Xheda, në Arabinë Saudite, ku hyrja kërkon vizë.

“Po presim udhëzimet e ambasadorit tonë në Arabinë Saudite se si do të organizohet evakuimi. Edhe udhëtimi deri atje është shqetësues, sepse as Arabia Saudite nuk është plotësisht e sigurt”, thotë Sherifi.

Në anën tjetër të Gjirit, në Dubai, realiteti perceptohet ndryshe.

Adrian Sylejmani, shtetas i Kosovës që jeton prej 14 vjetësh në Emiratet e Bashkuara Arabe, thotë se ka pasur sulme dhe dëme në infrastrukturë, por se jeta vazhdon pothuajse normalisht.

Irani ka lëshuar qindra raketa dhe dronë drejt këtij shteti.

Aeroporti i Dubait ishte ndër caqet e goditura, por Sylejmani thotë se, personalisht, nuk ka parë sulme direkte.

“Ka pasur zhurma dhe tinguj të raketave dhe kundërajrorëve, por nuk i kam parë. Siguria këtu është prioritet shumë i lartë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, lëvizja e qytetarëve nuk është kufizuar ndjeshëm, përveç kalimit të përkohshëm të mësimit në format online. Edhe puna administrative, kur është e mundur, po zhvillohet nga shtëpia.

Pavarësisht udhëzimeve të autoriteteve të Kosovës për qytetarët në Emirate, Sylejmani nuk e konsideron largimin si opsion.

“Rrugët e Dubait dhe Abu Dhabit, për mua personalisht, mbeten më të sigurta se shumë vende të tjera në botë”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, rreth një mijë shtetas të Kosovës ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik.

Në Arabinë Saudite janë 435, në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 rezidentë dhe 70 turistë, në Katar 75, në Kuvajt rreth 60, në Izrael 21, në Bahrejn 4 dhe në Oman 2 qytetarë.

Më 2 mars, Ministria njoftoi se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po koordinohet me autoritetet përkatëse për të siguruar opsione evakuimi, nëse situata përkeqësohet.

Autoritetet e Emirateve kanë bërë të ditur se kufiri me Omanin mbetet i hapur, ndërsa ekzistojnë mundësi fluturimi nga Riadi drejt Frankfurtit dhe nga Xheda drejt Prishtinës.

Megjithatë, rekomandimi zyrtar është që të shmangen udhëtimet deri në stabilizimin e plotë të situatës së sigurisë.

Për Sherifin, ky nuk është thjesht alarm sigurie, por jehonë e një fëmijërie të trazuar në Kosovë.

“Isha vetëm 9-vjeçar dhe ajo çka më asocion me tani, është paniku se a do të përkeqësohet gjendja...”, shprehet 36-vjeçari./REL

sulmet ne lindjen e mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin