26 February 2025, 18:01
Nga M.B

TIRANË- Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, u shoqërua nga debate dhe përplasje të forta mes këshilltarëve. Shkak u bë një kërkesë e këshilltarëve të opozitës për mocion me debat për shkarkimin e Veliajt.
Julian Hodaj nga radhët e socialistëve drejtoi mbledhjen, por kërkesa e vazhdueshme e këshilltarëve të djathtë për fjalën për procedurë shkaktoi tension. Hodaj ia dha fjalën nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Andi Seferit për të shpjeguar pikat e rendit të ditës.
Por, përfaqësuesit e opozitës këmbëngulën për t’u dëgjuar.
Në kushte të tilla, Hodaj mbylli diskutimet dhe kaloi menjëherë në votim, duke hequr të drejtën e fjalës për këdo dhe duke e mbyllur mbledhjen për 10 minuta, pa diskutime për rendin e ditës që u votua me forcën e kartonit.
Pjesë nga debati:
Hodaj: Nuk e doni shpjegimin?
Shabani: Kemi bërë një kërkesë… Duam fjalën për procedurë.
Hodaj: Ju lutem mos e prishni mbledhjen.
Këshilltarët: Kush je ti që cakton kush e ka të drejtën e fjalës?
Hodaj: Mos më detyroni të kalojmë në votim. Mos debatoni me mua. Nuk duhet të debatoni me mua.
Shabani: Këshilltarit i jepet fjala në çdo kohë për procedurë.
Hodaj: Ja kam dhënë fjalën nënkryetarit tashmë. Ai do bëjë vetëm një shpjegim të shpejtë. Jua dhash fjalën pas betimit, por asnjë s’e kërkoi.
Këshilltarët: Kartonat i keni, por tregoni transparencë. Shyqyr që keni kartonat, se nuk e di si do e kishit bërë.
Ndërkohë që Veliaj nga burgu duket se ka ndjekur mbledhjen Live nga Facebook.

Politike
26 February 2025, 17:53
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të mërkure një takim me asambletë socialiste të...
Politike
26 February 2025, 17:41
B.Z
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngje...
Politike
26 February 2025, 17:33
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Tiranë me strukturat socialiste është ndalur edhe te disa komente ng...
Politike
26 February 2025, 17:28
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të mërkure një takim me asambletë socialiste të...
Politike
26 February 2025, 17:14
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ...
Politike
26 February 2025, 17:08
B.Z
Foto ilustruese
UASHINGTON – Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë sh&eu...
Politike
26 February 2025, 16:47
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Mbi dy javë pas mbajtjes së zgjedhjes parlamentare në Kosovë, sot ka filluar numërimi i një pje...
Politike
26 February 2025, 16:10
B.Z
Anuela Ristani
TIRANË - Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar ndaj akuzave se Bashkia e Tiranës p...
Politike
26 February 2025, 16:11
M.B
Adriana Kalaja
TIRANA- Prokuroria ka nisur hetime ndaj aktivistes Adriana Kalaja, pasi dyshohet e ka ka penguar lëvizjen e një automjeti n&e...
Politike
26 February 2025, 15:53
M.B
Fatmir Xhafaj
TIRANA- Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj foli sot lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit teksa ...