5 February 2025, 16:55
Nga r.ll
kryeministria
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme krijimin e bazës së të dhënave shtetërore "Databaza e treguesve të statistikave zyrtare". Në vendim thuhet se institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është Instituti i Statistikave.
Po ashtu thuhet se të dhënat që përmban databaza shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, që përditësohen sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare dhe përpunohen në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Bëhet me dije se dhënës të informacionit për “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” janë institucionet si Kryeministria, ministritë, institucionet në varësi të Kryeministrisë ose të ministrive të linjës, institucionet e pavarura, njësitë e drejtpërdrejta të ofrimit të shërbimeve, agjencitë autonome, administrata e prefektit dhe bashkitë e qarqet. Në vendimin e qeverisë theksohet se të dhënat, që aksesohen nga subjektet e interesuara, janë të dhëna statistikore dhe asnjë e dhënë personale nuk mund të përpunohet nga kjo databazë.
VENDIMI I PLOTË:
VENDIM
PËR
KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE “DATABAZA E TREGUESVE TË STATISTIKAVE ZYRTARE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare”.
2. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është Instituti i Statistikave.
3. Të dhënat që përmban databaza shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, që përditësohen sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare dhe përpunohen në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
4. Të dhënat parësore janë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Të dhënat dytësore janë sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Dhënës të informacionit për “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” janë:
a) Kryeministria, ministritë, institucionet në varësi të Kryeministrisë ose të ministrive të linjës, institucionet e pavarura, njësitë e drejtpërdrejta të ofrimit të shërbimeve, agjencitë autonome, administrata e prefektit;
b) bashkitë dhe qarqet.
7. Baza e të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndërvepron me bazat e të dhënave shtetërore të autoriteteve publike, sipas ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, dhe programit të statisikave zyrtare.
8. Niveli i aksesimit të subjekteve të interesuara për bazën e të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është, si më poshtë vijon:
a) INSTAT-i, administrator me të drejta të plota ndryshimi, krijimi, fshirjeje, leximi, sipas roleve përkatëse;
b) Publiku, vetëm me të drejta leximi;
c) Entitetet krijuese të informacionit, sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare.
9. Të dhënat, që aksesohen nga subjektet e interesuara, janë të dhëna statistikore dhe asnjë e dhënë personale nuk mund të përpunohet nga kjo databazë.
10. Ngarkohet Instituti i Statistikave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
baza e të dhënave shtetërore keshilli i ministrave
Aktualitet
5 February 2025, 16:43
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga në Tianë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi gjatë kontrollit ...
Aktualitet
5 February 2025, 16:42
r.ll
kryeministria
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur që afati i vlefshmërisë së pasaportave dhe letërnjoftimeve elekt...
Aktualitet
5 February 2025, 16:33
N.F
Foto ilustruese
KRUJË- Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim në Krujë. Mësohet se ai është s...
Aktualitet
5 February 2025, 16:21
r.ll
pamje nga aktiviteti
VATIKAN- Papa Françesku ka organizuar sot në Vatikan një aktivitet të veçantë një Audiencë...
Aktualitet
5 February 2025, 15:08
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Apelit Administrativ mori sot vendimin për të shqyrtuar në themel padinë e shoqatave të tur...
Aktualitet
5 February 2025, 14:43
B.Z
Vëllai i Asim Gjonit
TIRANË - Valentin Gjoni, vëllai i Asim Gjonit i cili u vra pak ditë më parë me thikë nga babai i ti...
Aktualitet
5 February 2025, 14:32
B.Z
Hekuran dhe Asim Gjoni
TIRANË - Bashkëshortja e Asim Gjonit i cili u vra nga babai 74-vjeçari Hekuran Gjoni, ka treguar detaje në lid...
Aktualitet
5 February 2025, 14:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të...
Aktualitet
5 February 2025, 14:03
B.Z
Foto ilustruese
FIER - Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier pasi akuzohet për grabitje. Në pranga ka r&eu...
Aktualitet
5 February 2025, 13:36
E. D
Aurora Tila
ITALI- Aurora Tila, 13-vjeçarja shqiptare e cila vdiq në Piacenza më 25 tetor 2024 pasi u rrëzua nga tarraca e pallatit k...