LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kuçova me stacionin e luftës, Lushnja gërmadhë!" Flotat e zjarrfikëseve të vjetra dhe të amortizuara, godinat të shkatërruara

Qindra vatra zjarri u përhapën nga Vermoshi në Konispol, teksa ka pasur edhe situata dramatike ku janë rrezikuar edhe jetë njerëzore.

9 October 2024, 21:28 Nga M.B
"Kuçova me stacionin e luftës, Lushnja
Foto ilustruese

TIRANA- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës gjendjen e flotës së zjarrfikëseve në Shqipëri. Në pjesën më të madhe të stacioneve kishte zjarrfikëse të vjetra, duke filluar nga viti ’60-’70, të amortizuara dhe godina të shkatërruara. Vera që sapo lamë pas ka qenë një nga më të nxehtat në Shqipëri. Qindra vatra zjarri u përhapën nga Vermoshi në Konispol, teksa ka pasur edhe situata dramatike ku janë rrezikuar edhe jetë njerëzore.

Madje, janë shkrumbuar pyje, shtëpi apo edhe resorte. Në disa vende ka pasur edhe vatra të mëdha zjarri, të cilat kanë zgjatur me ditë me radhë, në qytete apo male, pasi zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur shuarjen e tyre si pasojë e mungesës së mjeteve apo edhe infrastrukturës. Nisur nga kjo situatë, Fiks Fare ka bërë një vëzhgim në dhjetëra qytete për stacionet e zjarrfikëseve, flotën apo edhe vendqëndrimet. Situata ishte alarmante.

Në disa qytete kishte mjete të viteve ’60 dhe ’70, të pa pajisura me mjete për shuarjen e flakëve apo ndërhyrjes në aksidente. Dhjetëra mjete ishin në servise, ndërkohë që të tjerë kishin depozitat e ujit të çara. Por, krahas flotës, alarmante ishin edhe stacionet. Të pa rikonstruktuara, me lagështi, orendi të vjetra apo edhe të çara, duke rrezikuar edhe jetët e personelit. Ndërkohë, edhe ato qytete që kishin mjete të reja, ato ishin donacione.

Shijaku me zjarrfikëse të çarë, auto-shkalla e Durrësit në SPAK!

Grupi i “Fiks Fare” udhëtoi në Shijak dhe kazani i zjarrfikëses së vetme që ishte në gjendje pune rridhte. Kazani ishte i çarë, ndërkohë që zjarrfikësja tjetër ishte në remont. Zjarrfikësit qëndronin në një kontenier, pa asnjë kusht për të qëndruar. “Kemi një problem të vogël me rrjedhjen e tij. S’është e mundur ndërhyrja se kërkon kohë, të mbyllim sezonin dhe do të merremi” tha inspektori i MZSH-së Shijak, Sajmir Çeka. Fiksi e pyeti se përse e quan problem të vogël rrjedhjen, teksa ai u përgjigj se “s’kemi rrjedhje masive, por s’mund ta riparojmë tani”. Pyetjes se përse zjarrfikësit qëndrojnë në kontenierë përgjigjet se kushtet s’janë të mira, por Bashkia e Shijakut u ka premtuar një stacion të ri.

Kamera e Fiksit udhëtoi në stacionin e zjarrfikëses në Durrës, ku shefi Mariglen Muçaj tha se kanë marrë makina të reja, por këtë sezon zjarresh e kaluan me të vjetrat pasi të rejat s’kanë ardhur akoma. Sipas tij, i gjithë stacioni operon me një auto-shkallë e prodhuar në vitin 1963, pasi auto-shkallën e re ia sekuestroi SPAK-u, në çështjen penale ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. “Durrësi mori disa vite më parë një auto-shkallë, që tani është liruar nga Gjykata e Posaçme, por duket qenë se qëndroi 4 vjet e sekuestruar, kemi bërë kërkesë të na sjellë bashkia ekspertë të shohë gjendjen teknike. Më pas do e çojmë ta riparojmë” pohon ai. Zjarrfikëset funksionale janë të vitprodhimit 1996, teksa UNDP-ja i ka dhuruar edhe pajisje për tërmete, por pas tërmetit të vitit 2019.

Fiksi shkoi edhe në Kavajë, ku stacioni qëndron në katin e parë të një pallati. Është bërë stacioni i ri, por ende nuk është inauguruar. Ndërkohë, Stacioni i Rrogozhinës ka dy mjete. Besnik Murati, Shef i MZSH-së Rrogozhinë, tha për Fiks Fare se duhet edhe një autobot, pasi zjarrfikësja ka vetëm 2500 litra.

Belshi me mjet të ’75-ës, mjetet e Peqinit relike!

Ndërkohë, stacioni i  zjarrfikëses në Belsh, ka vetëm një automjet në gjendje pune. Është një mjet MAN, i vitit 1975. Ky stacion kishte edhe një mjet tjetër, por ishte në servis. Mjeti i vitit 1975 ishte në gjendje tepër të amortizuar, me sajesa dhe modifikime. Ndërkohë, mjeti s’kishte asnjë pajisje për aksidente apo sende të tjera si kundragaz. E njëjta situatë ishte edhe në ambientet e qëndrimit, ishte një godinë e improvizuar si stacion. E pa rregulluar, me banja të papastra dhe pa rikonstruktuara.

Ditën që grupi i Fiks Fare shkoi për të parë stacionin e zjarrfikëses në Peqin, një zjarr i madh ra në zonën e Metalurgjikut në Elbasan. Kamera e Fiksit ndoqi autobotin e këtij stacioni. Mjeti është shumë i vjetër dhe pa sirena. Shoferi dhe zjarrfikësit lajmëronin me duar mjetet dhe shoferët e tjerë që të hapnin rrugën. Agron Gjevori, komandanti i MZSH-së Peqin, ta se “s’kemi asnjë pajisje për aksidente”. Ai tregoi mjetin zjarrfikës, për të cilin pohoi se ka vetëm 7 tuba. “Para 1 jave kemi pasur një aksident, ndëjti shoferi brenda se u përplas me një maune dhe s’kishim çfarë ti bënim. Na vinte turp që rrinim atje. Ne duhet të jemi stacioni më i dobët për pajisje. Autoboti është në gjendje të mirë teknike, po s’ka sinjalistikë.

S’ka një bori ti biesh. Autoboti është i vitit 1975” tha ai. Për zjarrfikësen shton se makina ka 18 vjet që punon në Peqin, por është shtrydhur. “Ne s’kemi as rrobA për me u vesh. Ky stacioni jonë duhet të jetë më i keq në Shqipëri. Pajisjet s’ke çfarë sheh, kjo makinë ka 10 tuba dhe një kundragaz që është çarë nga të gjitha krahët. Ta vësh është i mbaruar. Më mirë të thuash s’kemi. Kjo është gjendja e makinës. Kemi këto fikset në kurriz. Kemi kazma dhe lopata, këto janë! Po s’patëm dhe këto, mbaruam. Nuk kemi ato kryesoret, shkojmë në aksident është turp të shkosh. Më mirë të mos shkosh” përfundon ai.

Por, disa kilometra më në lindje, Stacioni i Cërrikut ishte pajisur me mjete të reja, madje ka edhe 1 mjet të vitit 2024, donacion nga Ambasada Japoneze. “Një tjetër e kemi të vitit 2022, donacion nga BE-ja. Ambientet lënë pak për të dëshiruar, janë në katin e parë të një ish-konvikti dhe të pa riparuara.

Kuçova me stacionin e luftës, Lushnja gërmadhë

Stacioni i Kuçovës është më i vjetri në Shqipëri, i hapur kur italianët zbuluan naftë. “Ky është stacioni i parë i hapur nga API Italian, kur erdhën për të hapur puset dhe bënë këtë stacion. Është ndërtuar rreth viteve ‘44. Tani kemi 2 mjete, njëri është nga Ambasada Japoneze. Kemi një mjet të vjetër dhe mbahet për relike se bashkia do hapë një muze, ai është i vitit 1973. Ambasada Amerikane na ka thënë se do bëj stacion të ri, se mbulojmë bazën ushtarake dhe e mbulojmë territorin nga jashtë” tha përgjegjësi Teodor Mërtiri. “Ambientet e qëndrimit janë të pa rregulluara, por shumë të vjetra. Nuk është ndërhyrë, janë bërë gjëra të vogla. Struktura është që nga koha e italianit, është i njëjti projekt” pohon ai.

Ndërkohë, Stacioni i Zjarrfikëses në Lushnje është vendosur te ish-dega ushtarake prej 15 vitesh, një godinë tepër e vjetër dhe e amortizuar. Me një tualet jashtë që rrjedh ujë, me lagështirë të madhe. Edhe ambientet e brendshme janë shumë të amortizuara, me lagështirë dhe të pa rregulluara. “Mjeti foristradë ka 2 vjet që erdhi dhuratë nga TAP-i se kalon në territorin tonë linja e TAP-it. Në të gjitha bashkitë që kalon TAP-i ka dhuruar mjete të tilla” tha Xhezmi Metushi, shef i MZSH-së Lushnje. Në momentin që Fiksi e pyet përgjegjësin për zjarrin e madh në qendrën Tregtare dhe vështirësitë, përgjegjësit i bie telefoni për një urgjencë dhe nisen në urgjencë.

Fiksi shkoi edhe në Mallakastër, ku stacioni ishte rinovuar pas denoncimit po nga Fiks Fare të vitit 2017. Stacioni i Patosit ishte i pa rikonstruktuar, ndërsa kishin mjete dhe një autobot. “Ambasada Amerikane do na bëjë një stacion të ri në lagjen Dukas, do të fillojë shumë shpejt për tu bërë i ri. Stacioni ka qenë këtu nga viti 2014, atëherë s’’ka pasur tualet. Do bënim ndërhyrje, por do bëhet reparti i ri dhe u kanë se s’bëhen paralelisht dy ndërhyrje” tha Alket Halimi, shef i MZSH-së Patos. Ndërkohë, stacioni në Roskovec nuk ishte në qytet, por 8 kilometra larg qendrës, në një fshat!/ Top Channel

zjarrfikes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin