LIVE UPDATES
Politike

"Kullat e drogës lulëzojnë, ndërsa industria dhe bujqësia po shkatërrohen"/ Berisha: Edi Rama ndërtoi narkoshtetin, Olsi Rama solli grupin nga Miçigani 

Gjatë fjalës së tij në Fier, Berisha ngriti shqetësime për ekonominë, rënien e prodhimit industrial, largimin e të rinjve dhe krizën demografike.

9 October 2026, 19:25 Nga E.d
"Kullat e drogës lulëzojnë, ndërsa industria dhe
Sali Berisha

FIER - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje me trafikun e drogës, duke e cilësuar atë si kërcënimin kryesor për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Fier, Berisha ngriti shqetësime për ekonominë, rënien e prodhimit industrial, largimin e të rinjve dhe krizën demografike.

Berisha argumentoi se flukset e parave që ai i lidh me trafikun e drogës ndikojnë në zhvlerësimin e euros dhe dollarit, duke dëmtuar eksportuesit shqiptarë. Ai u ndal veçanërisht te industria e këpucëve dhe sektori i tekstileve, për të cilët tha se kanë humbur fitimet dhe janë përballur me vështirësi.

Berisha pretendoi gjithashtu se prodhimi industrial dhe ai bujqësor kanë pësuar rënie, ndërsa rritja ekonomike, sipas tij, mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe të ardhurat nga taksat.

Sali Berisha: Shqipëria nuk mund të jetë kurrë eksportues droge, kryesor droge. Ky rrënim, dhe unë ju flas ju, në qoftë se më pyesni sot, cili është sot armiku më i egër i çdo shqiptari?  Unë ju them është narkoshteti. Narkoshteti kudo. I ndërtuar nga Edi Rama, i ndërtuar nga ministrat e tij lidhur njëri pas tjetrit me kartelin e drogës. I ndërtuar nga Olsi Rama me grupin që solli nga Miçigani në Shqipëri.  Çfarë ndodhi me këtë? Prisni. Pse është ky armiku ynë numër një? Sepse vagonat, kontejnerët që vijnë me euro të drogës, me dollarë të drogës dhe që shkarkojnë në portin e Durrësit haptas dhe që i kam denoncuar me dokumente, ato rrëzojnë euron dhe dollarin.  Dhe euro dhe dollari në Shqipëri ka rënien më të madhe në botë. Ka rënie më të madhe se në çdo narkoshtet të Amerikës Latine. Çfarë sjell kjo rënie? Prisni. Kjo zhvlerëson eksportet. Jo, i zhvlerëson. Ishim vendi i tetë në botë në prodhimin e këpucëve.

Kishim një eksport të fuqishëm të rrobave të modës së lartë. Por rënia e euros, të gjithë këto eksporte shkonin me euro, rënia e euros zhduku fitimin e tyre dhe ato njëra pas tjetrës u larguan nga Shqipëria.  Dhe sot, vetëm nga viti 2021 deri në vitin 2026 sipas Eurostatit, prodhimi industrial në Shqipëri ka rënien më të madhe në Europë pas Ukrainës. Po çfarë do të thotë të bjerë prodhimi industrial? 
Do të thotë të shkatërrohen dhjetëra, qindra, mijëra vende pune. Do të thotë që njerëzit të humbasin vendet e punës. Kjo është. Dhe, dhe bërtasim, kemi rritje. A e dini nga vjen rritja? Nuk e thonë. 70% vjen nga taksat e rrogave tuaja. Po, po. 
Prodhimi industrial ka rënë, prodhimi bujqësor ka rënien më të madhe. Vjen nga ndërtimi, kullat e drogës, të cilat nuk i prek dot kush, janë molla e ndaluar. Dhe maturantja që foli këtu që unë dua të ndërtoj ëndrrën, nuk ka gjë më të bukur se ëndrrën e saj dhe ëndrrën e tyre. 

Por ato, kur të vijnë në punë s'blejnë dot një apartament, kur të vijnë në punë s'blejnë dot një shtëpi. Nuk gjejnë dot një punë. Dhe pastaj marrin ëndrrën e tyre rrugëve të botës. Ripërtërirja për Shqipërinë do të thotë të shpallësh përparësi absolute, të domosdoshme dhe të vlefshme për çdo çmim, ripopullimin e këtij vendi. Do të thotë të bësh gjithçka që këta të rinj të mbështeten me të gjitha mënyrat, të ndërtojnë bizneset, të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.  Do të thotë të bësh gjithçka që të kthesh mbrapsht këtë katastrofë të tmerrshme demografike ku kemi rënë. Sot ne kemi o të dashur miq, lindjet që kemi patur 100 vite më parë kur ishim nën 1 milion. Është statistikë e gjendjes civile kjo. Duhet të bëjmë gjithçka, një politikë demografike pro lindjeve. Duhet të bëjmë gjithçka të kthejmë shqiptarët në Shqipëri që ikën. Përndryshe ne, kështu siç jemi, jemi komb pa të ardhme. 

Çdo vit vdesim shumë më tepër se lindim. Këtu na katandisi ky, këtu e katandisi vendin ky regjim. Ndaj dhe ne së bashku duhet të vendosim të ndahemi nga kjo e keqe, të ndalim këtë të keqe, por duhet të vendosim jo vetëm si parti demokratike, por duhet të bëjmë gjithçka që ky vendim të jetë i shoqërisë shqiptare. I çdo shqiptari, i çdo biznesmeni, i çdo labi, i çdo malësori, i çdo kosovari që banon në këtë qark dhe kudo që ndodhet.  Pra është një thirrje për shpëtim. Dhe kjo thirrje për shpëtim e Shqipërisë, e ripërtëritjes së Shqipërisë, e bën dhe më imperative ripërtëritjen e Partisë Demokratike. 

Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka me një përkushtim të madh të garantojmë shqiptarët se jemi forca politike që do ripërtërijmë Shqipërinë dhe se ato që kemi realizuar, për ato që kemi realizuar ne nuk kërkojmë votën, por ato janë një dëshmi e seriozitetit tonë ndaj premtimeve.  Edhe një herë ju falënderoj shumë për praninë tuaj këtu. Rroftë Fieri! Rroftë Shqipëria!/Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin