12 February 2023, 13:04
Nga A.B

Ansamblit të kullave në qendër të Tiranës do t’i shtohet edhe një tjetër qiellgërvishtës gjigand.
Bashkia e Tiranës ka hyrë në marrëveshje me kompaninë “Ideal construction” për ndërtimin e një kulle të madhe tek ish-Dhoma e Tregtisë, ngjitur me Eyes of Tirana.
Sipas marrëveshjes, e cila është miratuar nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e datës 25 janar, bashkia do t’i japë 1100 metër truall shtetëror, përfshire godinën e Dhomës se Tregtisë, kompanisë Ideal Construction dhe në këmbim do të marrë 50 për qind të sipërfaqes ndërtimore në kullën e re.
Detajet për numrin e kateve dhe sipërfaqen ndërtimore të kullës së re do të përcaktohen kur të merret leja e ndërtimit.
Por sipas vendimit të Këshillit bashkiak, bëhet fjalë për një ndërtesë të madhe me intensitet ndërtimi 10.1.
Marrëveshja tregon se Bashkia e ka dhënë tokën me çmime tregu duke përfituar në këmbim 50 për qind të sipërfaqes ndërtimore, përafërsisht aq sa marrin dhe pronarët private kur hyjnë në marrëveshje me ndërtuesit.
Por ngulja e një çibani të ri betoni në qendrën e mbingarkuar të Tiranës ngre pikëpyetje në aspektin urbanistik dhe atë historik te kryeqytetit.
Kulla e re zhytet sandviç mes Eyes of Tirana dhe pallatit ku gjendet banka Raiffeisen në hyrje të Rruges së Kavajës, duke krijuar një kompleks intensiv betoni në qendrën e kryeqytetit.
Përveç kësaj, Ideal Construction, kompania në pronësi të Armand Lilos është e njëjta që ndërtoi kullën Eyes of Tirana duke shtuar tetë kate pa leje.
Shkelja e lejes së ndërtimit klasifikohet si vepër penale dhe sipas ligjit shoqërohet edhe me sanksione administrative, deri në heqjen e licencës.
Në këtë pike lind pyetja: A duhet të hynte bashkia e Tiranës në marrëveshje biznesi duke i dhënë tokë shtetërore për zhvillim një kompanie, e cila shkel lejen e ndërtimit dhe ligjet në fuqi?
Klodian Tomorri
MCN TV
kulla ne tirane
Aktualitet
12 February 2023, 12:54
A.B
Kanabis
GREQI- Një sasi prej 126 kilogramë kanabis është sekuestruar në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Thespro...
Aktualitet
12 February 2023, 12:34
A.B
Mira Murati
INDI- Mediat indiane shkruajnë se Mira Murati, është vajzë e dy prindërve me origjinë indiane. 'Hindustimes.com' ...
Aktualitet
12 February 2023, 12:31
A.B
Arrestim
VLORË- Dy të rinjtë të cilët u arrestuan pasi do të shisnin 3 mina një grupi kriminal janë lënë ...
Aktualitet
12 February 2023, 12:31
A.B
Policia
KORÇË- Një sherr ka ndodhur në Maliq mes pjesëtarëve të një familjeje, teksa policia ka nisur procedimin ...
Aktualitet
12 February 2023, 12:13
A.B
Denisa Kele
TIRANË- ChatGPT, aplikacioni pas të cilit qëndron shqiptarja Mira Murati, ka “pushtuar” rrjetin ka dhe anën e e...
Aktualitet
12 February 2023, 11:45
A.B
Mira Murati
TIRANË- Inxhinieria shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mira Murati, ka qenë g...
Aktualitet
12 February 2023, 11:26
A.B
Alda Klosi
TIRANË- Ish-zyrtares së lartë, Alda Klosit, iu është sekuestruar një apartament dhe një garazh në rrug&e...
Aktualitet
12 February 2023, 11:20
A.B
Foto ilustruese
DURRËS-Një 56 vjeçar, i identifikuar si S.P është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka përplasur m...
Aktualitet
12 February 2023, 11:10
A.B
Qytetari
TIRANË- Edhe këtë të dielë, banorët e Bërxullës janë ngritur një protestë. Ata kërkojn...
Aktualitet
12 February 2023, 10:58
A.B
Flamuri shqiptar
BRITANI E MADHE- Dy vëllezër shqiptarë, të cilët organizuan një protestë në të cilën sta...