LIVE UPDATES
Aktualitet

Kur emigracioni i ndihmon sundimtarët e këqij të mbijetojnë

“Tani ose kurrë” përcillte urgjencën që ndienin hungarezët, të cilët mendonin se kjo ishte mundësia më e mirë ndonjëherë për të mposhtur Orban. Por pjesa “ose kurrë” linte të kuptohej edhe një mendim më të zymtë: se ajo mund të ishte mundësia e fundit për ta ndalur zotin Orban që të vendoste një sundim të përjetshëm.

9 May 2026, 07:28 Nga E. D

Kur emigracioni i ndihmon sundimtarët e këqij të mbijetojnë

Teksa Peter Magyar, lideri i opozitës në Hungari, bënte fushatë për t’i dhënë fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orban në zgjedhjet e 12 prillit, ai kishte zgjedhur një slogan me dy kuptime.

“Tani ose kurrë” përcillte urgjencën që ndienin hungarezët, të cilët mendonin se kjo ishte mundësia më e mirë ndonjëherë për të mposhtur Orban. Por pjesa “ose kurrë” linte të kuptohej edhe një mendim më të zymtë: se ajo mund të ishte mundësia e fundit për ta ndalur zotin Orban që të vendoste një sundim të përjetshëm.

Një tregtar teorish nacionaliste konspirative, Orban ka sfiduar vazhdimisht ligjet e Bashkimit Europian, ndërsa ka pranuar miliarda në subvencione nga BE-ja, ka dobësuar mekanizmat demokratikë të kontrollit dhe ekuilibrit dhe ka mbushur gjykatat, institucionet dhe mediat me njerëz të afërt me të.

Ai e ka përdorur anëtarësimin e Hungarisë në BE për të përçarë bllokun dhe për të mbrojtur interesat e miqve të tij të shpallur hapur, presidentëve Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin.

Ekonomia e dobët dhe shumë skandale korrupsioni e kanë dëmtuar partinë e Orban, e cila mbetej pas në sondazhe. I etur për të forcuar një luftëtar të së njëjtës luftë kulturore dhe skeptik ndaj emigracionit, zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, fluturoi drejt Budapestit më 7 prill për të përshëndetur kryeministrin hungarez si mbrojtës të “qytetërimit të krishterë”.

Një fitore tjetër e Orbanit nuk do të trondiste vetëm qeveritë kryesore europiane. Kata, një studente 20-vjeçare fotografie nga Budapesti, është një nga shumë subjektet e studimit të intervistuar nga Justin Gest, profesor i politikave publike dhe qeverisjes në Universitetin George Mason, për një libër që shqyrton lidhjet mes normave globale të emigracionit dhe zbehjes së lirive demokratike në shumë vende.

Kata foli pasi Orban fitoi zgjedhjet në vitin 2022, duke shuar shpresat e liberalëve. Ajo pranoi se plani i saj për të nisur një jetë të re në Holandë i dukej “super egoist”, duke pyetur me shqetësim:

“Nëse ikim ne, kush do të mbetet?” Por pasi pa bashkëqytetarët e saj hungarezë të miratonin ligjet kundër homoseksualëve dhe politikat shtypëse të Orbanit, ajo dhe shumë miq të saj nuk mundën ta duronin më qëndrimin në vend.

Libri i ardhshëm i Gest, “Democratic Drain: Global Migration and the Struggle for Democracy”, ndërton një analogji me “ikjen e trurit” që tremb vendet e varfra kur emigrantët e kualifikuar largohen.

Ai ndërton një argument të fortë, edhe pse dëshpërues, për tezën e tij qendrore: se emigracioni masiv është një nga shpjegimet për dobësimin e demokracisë dhe qëndrueshmërinë e regjimeve shtypëse në vitet e fundit, nga Hungaria te Rusia, Siria dhe Turqia. Në mbarë botën, emigracioni është rritur ndjeshëm në dy dekadat e fundit, me rreth 110 milionë njerëz që kanë ndryshuar vend mes viteve 2015 dhe 2019.

Për të vlerësuar peshën e politikës në vendimet për emigrim, libri përpunon të dhëna nga anketa të porositura posaçërisht me gati 30 mijë emigrantë në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, krahas të dhënave nga Gallup World Poll, një studim i madh mbi opinionin global që zhvillohet çdo vit në më shumë se 140 vende.

Në anketë pas ankete, të anketuarit që shprehnin interes për t’u shpërngulur rezultonin vazhdimisht më liberalë sesa bashkëkombësit e tyre mesatarë.

Ata që dëshironin të largoheshin kishin më shumë gjasa të thoshin se vlerësonin lirinë e shprehjes ose qeverisjen me llogaridhënie, apo të shprehnin zemërim për korrupsionin publik ose zgjedhjet e manipuluara.

Sigurisht, këto gjetje janë të vështira për t’u interpretuar me saktësi, sepse njerëzit janë të ndërlikuar. Shumë prej destinacioneve më të dëshiruara, nga Europa Perëndimore tek Amerika e Veriut apo Australia, nuk janë vetëm më demokratike; ato janë edhe më të pasura, ofrojnë punë më të mira dhe kanë shtete sociale më bujare se shumë nga vendet që emigrantët lënë pas.

Sa për prirjet demokratike, ato është e vështirë të shkëputen nga tipare të tjera që shpesh bashkëjetojnë me pikëpamjet liberale. Emigrantët janë shpesh më të rinj, kanë të paktën arsim të mesëm dhe janë të hapur ndaj përvojave të reja.

Megjithatë, ka prova se disa prej tyre shtyhen drejt emigrimit pikërisht nga zhgënjimi ndaj sundimtarëve të korruptuar ose autokratikë. Meqenëse Gallup World Poll zhvillon anketa në nivel vendi në valë që shtrihen për disa muaj, është e mundur të veçohen përgjigjet e dhëna para dhe pas zgjedhjeve.

Libri analizon përgjigjet e 225 mijë të anketuarve para dhe pas 234 zgjedhjeve kombëtare mes viteve 2004 dhe 2022. Interesi për emigrim është rritur ndjeshëm pas rezultateve që ishin të këqija për demokracinë, sipas tij.

Jo të gjitha diasporat janë liberale. Libri citon një emigrant rus që i ndan qindra mijë njerëzit që u larguan nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës, në emigrantë ideologjikë dhe në emigrantë më materialistë, që ai i quan “emigrantë sallami”.

Presidenti autokrat i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shumë mbështetës mes turqve më të moshuar dhe të klasës punëtore që jetojnë në Gjermani. Në kohë zgjedhjesh ai merr shumë pak vota nga turqit më të rinj dhe më të arsimuar në Amerikën e Veriut.

Nga ana tjetër, despotët duket qartë se besojnë se dëbimi i qytetarëve të pakënaqur drejt mërgimit mund t’i ndihmojë. Më shumë se një herë, kur u përball me protesta, Fidel Castro, diktatori i ndjerë kuban, hapi kufijtë për të lënë emigrantët të largoheshin me valë.

Goditja ndaj lirisë së shprehjes, të arsimit liberal dhe të politikës demokratike në Hong Kong ka shtyrë qindra mijë njerëz të largohen drejt Perëndimit që nga viti 2019. Kjo qendër financiare i ka zëvendësuar me kënaqësi këta liberalë problematikë me diplomantë nga Kina Kontinentale.

Të mundur në votime, po votojnë me këmbët e tyre

Optimistët do të thonë se emigrantët demokratë mund të bëjnë mirë edhe nga larg, duke votuar nga jashtë kur u lejohet, dhe duke dërguar remitanca e vlera liberale te familjet në atdheun autokratik, ashtu siç zbutet edhe ikja e trurit kur emigrantët e suksesshëm kthehen ose krijojnë vende pune në vendlindje.

Fatkeqësisht, gjetjet janë të përziera. Paratë nga remitancat mund ta dobësojnë kontrollin e shtetit mbi një familje të caktuar. Por studimet tregojnë se ato gjithashtu mbështesin ekonomikisht diktatorë të paaftë.

Natyrisht, emigrantët liberalë kanë çdo të drejtë të kërkojnë jetë me më shumë liri. Por nëse largimet individuale e përshpejtojnë ndarjen e botës në blloqe autokratike dhe demokratike, edhe despotët mund të kenë arsye të gëzojnë.

Këto janë kohë të zymta për demokratët liberalë. Pa dyshim, zhgënjime të tjera i presin përpara. Orban, për shembull, u mbështetet pikërisht te kjo./MONITOR

emigracioni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin