LIVE UPDATES
Aktualitet

Kurti: Shqiptarët duhet t'i kenë të paktën pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë

Në listën e përbashkët, e quajtur “Koalicioni Shqiptar”, do të marrin pjesë tetë parti që kanë këshilltarë komunalë në këto tri komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

30 September 2026, 19:36 Nga G.M
Kurti: Shqiptarët duhet t'i kenë të paktën pesë
Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Lugina në jug të Serbisë priten në takim në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 29 shtator 2026.


Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në jug të Serbisë, kanë arritur pajtueshmëri në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të marrë pjesë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, më 25 tetor. Në listën e përbashkët, e quajtur “Koalicioni Shqiptar”, do të marrin pjesë tetë parti që kanë këshilltarë komunalë në këto tri komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

“Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike, pasi që në realitet e kemi atë, të jemi të përfaqësuar me një numër më të madh deputetësh në Kuvend, në mënyrë që të përpiqemi t’i zgjidhim problemet tona”, tha për Radion Evropa e Lirë Shaip Kamberi, lider i Partisë për Veprim Demokratik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shqiptarët në Serbi duhet t'i kenë "të paktën 5 vende të garantuara" në Kuvendin e Serbisë. Kamberi ishte përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Serbisë.

Cilat parti nënshkruan marrëveshje?

Marrëveshjen në kryeqytetin kosovar Prishtinë e kanë nënshkruar Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit, Alternativa për Ndryshim e Visar Memetit, Partia Demokratike e Nagip Arifit, Partia Demokratike Shqiptare e Agim Sabedinit, Lëvizja për Përparim Demokratik e Shqiprim Musliut, Lëvizja për Reforma e Sami Salihut, Alternativa për Luginën e Armend Aliut dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Naser Azirit.

Këto parti janë nënshkruese të marrëveshjes, sipas dokumentit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e publikoi në Facebook.
I pyetur se çfarë do të jetë baza e pjesëmarrjes së tyre, Kamberi tha se ajo do të jetë respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë.

“Jemi dakorduar që baza e kërkesave tona të jetë plani me shtatë pika, të cilin Qeveria e Serbisë e miratoi në qershor të vitit 2013, duke iu referuar marrëveshjeve të mëhershme, të cilat, me ndërmjetësimin e OSBE-së, janë nënshkruar ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë”, tha ai.

Plani me shtatë pika parasheh përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të komunave të Luginës së Preshevës, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare shqiptare. Ai parasheh gjithashtu decentralizimin në sistemin e drejtësisë, sigurinë dhe masat për ndërtimin e besimit, si dhe çështjet që lidhen me arsimin, mediat, kulturën, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.

Listës “Koalicionit Shqiptar” do t’i prijë Shaip Kamberi. Bartësi i dytë do të jetë nga Alternativa për Ndryshim, ndërsa i treti nga Partia Demokratike. Sipas Kamberit, është arritur marrëveshje edhe për veprimin e përbashkët pas zgjedhjeve.

“Deputetët do të qëndrojnë së bashku dhe do të përpiqen që, me disa parti të tjera me të cilat na lidh veprimi i përbashkët, të formojnë grup parlamentar”, shtoi ai.

Çfarë tha Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 30 shtator se pjesëmarrja e përbashkët në listën “Koalicioni Shqiptar” mund të jetë një hap i rëndësishëm dhe historik për shqiptarët e Luginës së Preshevës në luftën “kundër diskriminimit dhe përjashtimit, si dhe kundër spastrimit etnik administrativ [në Serbi]”.

Kurti përsëriti qëndrimin se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Serbi duhet të kenë të njëjtat të drejta si pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, përfshirë edhe vendet e rezervuara për pakicat në Kuvend.

“Serbëve në Kosovë u garantohen 10 nga gjithsej 120 vendet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa sipas kësaj qasjeje, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet të kenë së paku pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë, i cili ka 250 vende deputetësh”, tha Kurti.

Kurti, në një postim në Facebook, tha se Kosova do t’i mbështesë shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në “realizimin e të drejtave të tyre dhe ruajtjen e identitetit”.

I pyetur për vlerësimin e Kurtit lidhur me vendet e garantuara në Kuvend, Kamberi tha se përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi luftojnë për një, më së shumti dy mandate, e në disa raste edhe për tre, dhe se ai konsideron se kjo është “shumë larg asaj se sa shqiptarë ka në Serbi”.

Janjiq: Hap i mirë politik

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se arritja e marrëveshjes politike mes subjekteve politike shqiptare në Serbi është “një hap i mirë politik”, pasi ata do të sigurojnë numrin maksimal të votave. Ai vlerëson se në arritjen e marrëveshjes ka kontribuar, me shumë gjasë, “autoriteti” i kryeministrit të Kosovës, Kurti.

Janjiq thekson gjithashtu se, nëse pas zgjedhjeve të tetorit rezultati mes listës “Serbia e Bashkuar” të Aleksandar Vuçiqit dhe listës studentore “Studentët fitojnë” është i ngushtë, pakica shqiptare ka siguruar fuqi më të madhe në vendimmarrjen se kë do ta mbështesë. Sipas vlerësimit të tij, “barrën më të madhe” të kësaj marrëveshjeje e kanë bartur partitë që deri më tani kanë bashkëpunuar me autoritetet në Serbi.

Nga ana tjetër, Janjiq konsideron se shqiptarët në Serbi nuk mund të kenë vende të rezervuara në Kuvend, siç kërkon kryeministri i Kosovës, Kurti, duke u bazuar në vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetin serb. Ai kujton se shqiptarët në Serbi kanë Këshillin Kombëtar.

“Me përcaktimin e vendeve të garantuara në bazë të numrit të banorëve, shqiptarët nuk do të merrnin më shumë se tri. Modeli i vendeve të garantuara u jepet komuniteteve të vogla, si polakët, sllovakët dhe kroatët, dhe jepet në bazë të marrëveshjeve ndërshtetërore”, tha Janjiq.

Janjiq tha gjithashtu se pakica shqiptare komunikon me Kosovën, pasi e konsideron atë shtet amë, ndërsa autoritetet në Serbi, sipas tij, si shtet amë të tyre e konsiderojnë Shqipërinë. Kjo nuk është hera e parë që dikush nga Kosova ose Shqipëria ndërmjetëson në arritjen e një marrëveshjeje mes partive shqiptare nga jugu i Serbisë.

Kështu, përfaqësuesit politikë nga tri komunat në jug të Serbisë nënshkruan në vitin 2020, në Tiranë, një marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Kjo marrëveshje u nënshkrua në prani të ministrit të atëhershëm në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajt./REL

albin kurti rel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin