LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush do t’i fikë zjarret?!

Vatrat e zjarrit po njoftohen gjithnjë e më shpesh, në pyje, kullota, pranë zonave të banuara, por edhe brenda qyteteve.

11 August 2026, 10:55 Nga G.M
Kush do t’i fikë zjarret?!
Zjarri në Krujë

Vera e nxehtë riktheu probleme të vjetra. Temperaturat u ngritën dhe, bashkë me to, u ndezën sërish edhe dobësitë e një sistemi që funksionon si një kashtë e tharë: mjafton një shkëndijë që gjithçka të dalë jashtë kontrollit. Vatrat e zjarrit po njoftohen gjithnjë e më shpesh, në pyje, kullota, pranë zonave të banuara, por edhe brenda qyteteve. Disa lindin nga pakujdesia, nga djegia e mbeturinave ose pastrimi i tokave bujqësore; të tjera dyshohet se janë të qëllimshme.

Vetëm gjatë qershorit dhe dy javëve të para të korrikut 2026, Policia identifikoi 29 persona të dyshuar për zjarrvënie. Në vitin 2025, autoritetet raportuan 137 autorë të dyshuar, prej të cilëve 46 u arrestuan dhe 91 u proceduan penalisht. Por, si gjithmonë, institucionet kujtohen për zjarrin kur pylli është bërë i zi, shtëpitë janë djegur dhe banorët janë larguar me nxitim. Atëherë vijnë helikopterët, deklaratat, inspektimet dhe premtimet.

Më pas, flakët shuhen dhe bashkë me to, edhe urgjenca institucionale. Rasti i Delvinës, një vit më parë, duhej të shërbente si kambanë alarmi. Zjarret pranë fshatrave të zonës sollën evakuime, dëme në banesa dhe një operacion të gjerë ndërhyrjeje.

Në të gjithë sezonin e vitit 2025, Shqipëria u përball me 193 zjarre në shkallë të gjerë dhe 1,354 operacione kundër flakëve, ndërsa Forcat e Armatosura kryen 120 ndërhyrje ajrore.

Çfarë ka ndryshuar pas Delvinës? A janë shtuar mjetet zjarrfikëse në bashkitë e vogla? A janë ngritur pika të përhershme vrojtimi në zonat me rrezik?

A ka harta të përditësuara të territorit, rrugëve të aksesit dhe burimeve ujore? A është rritur numri i efektivëve? A janë kryer trajnime para sezonit të verës, apo presim që zjarrfikësit të mësojnë në terren, mes flakëve? Raporti i Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin tregoi se në vitin 2025 u regjistruan 10,532 raste zjarri, 306 më shumë se një vit më parë.

Sezoni ishte më intensiv dhe më i gjatë, me shpejtësi më të madhe të përhapjes së flakëve dhe me shumë ndërhyrje gjatë muajve të verës. Vetë raporti kërkon shtim të kapaciteteve njerëzore dhe logjistike, ndërsa pranon se efekti parandalues i inspektimeve mbetet i kufizuar.

Por kush duhet t’i sigurojë këto kapacitete?

Që prej Reformës Territoriale të vitit 2015, shërbimi zjarrfikës u transferua te bashkitë, pa u shoqëruar gjithmonë me fondet, mjetet dhe strukturat e nevojshme. Bashki të vogla si Delvina, Gramshi dhe Tepelena administrojnë territore të mëdha pyjore, por kanë mundësi të kufizuara financiare. Disa prej tyre u detyruan ta ngrinin shërbimin nga e para, ndërsa pagat e ulëta vazhdojnë ta bëjnë të vështirë tërheqjen e të rinjve të përgatitur fizikisht dhe profesionalisht.

Pra, përgjegjësia është vendore, gradat janë qendrore, fondet janë të pamjaftueshme dhe zjarri nuk njeh kufij administrativë. Në këtë mjegull kompetencash, pyetja mbetet: kush komandon kur digjen njëkohësisht disa bashki?

Kush garanton mjete të unifikuara, komunikim, furnizim me ujë, ndërhyrje ajrore dhe personel rezervë? Kush mban përgjegjësi kur zjarri nuk fiket në vatër, por lejohet të bëhet front?

Problemi nuk mbaron te zjarret në natyrë. Flakët kanë hyrë edhe në pallate, ambiente biznesi, apo godina të tjera. Zjarri i para disa muajve në një pallat shumëkatësh në Tiranë tregoi se rreziku nuk lidhet vetëm me reagimin e zjarrfikësve, por me mënyrën si ndërtojmë, projektojmë, certifikojmë dhe kontrollojmë ndërtesat.

Shqipëria po ndërton kulla gjithnjë e më të larta dhe komplekse të mëdha turistike, por ende nuk ka adoptuar plotësisht Eurokodet për mbrojtjen nga zjarri dhe tërmetet. Ekspertët kanë paralajmëruar se sistemet antizjarr shpesh projektohen dhe kontrollohen nga struktura pa ekspertizën e nevojshme, ndërsa përdorimi i materialeve të certifikuara shmanget për të kursyer kosto.

Atëherë lindin pyetje të tjera. Si marrin leje përdorimi godinat pa një testim real të sistemeve antizjarr? Kush verifikon nëse daljet e emergjencës janë të lira, nëse pompat funksionojnë dhe nëse fasadat nuk shndërrohen në përçues të flakëve?

A mund të arrihen katet e larta me mjetet që kanë sot shërbimet zjarrfikëse? A janë administratorët e pallateve të detyruar të kryejnë kontrolle periodike? Pse Eurokodet vazhdojnë të trajtohen si një çështje teknike që mund të presë, kur qytetet po ngrihen vertikalisht?

Zjarri është gjithmonë më i shpejtë se burokracia. Nëse institucionet vazhdojnë të reagojnë vetëm pasi flakët të kenë bërë gjithçka shkrumb e hi, çdo verë do të na gjejë duke bërë të njëjtën pyetje: kush do t’i fikë zjarret?/MONITOR

zjarret ne vend

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin