6 February 2023, 12:01
Nga k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për 4 personat e arrestuar që u kapën me 6 kg kokainë dhe heroinë në Tiranë. Në burg kanë përfunduar Brikena Frakulli, Klevi Banushi, Artur Kristo dhe Hortenca Biçaku, të cilët akuzohen për shpërndarje të drogës në kryeqytet. Policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë dhe me doza në zona të ndryshme të kryeqyyteti. Hetimet disajavore zbardhën aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit, për të cilat prokuroria thotë se mes të tjerave ka siguruar edhe të dhëna nga përgjimet.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje. Gjithashtru u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare. Prokuroria thotë se në krye të aktivitetit të shitjes së drogës qëndronte Brikena Frakulli, e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza. Deri më tani raportohet se është identifikuar me furnizuesi kryesor, por hetimet ende vazhdojnë.
operacioni kutia e pandorës
Aktualitet
6 February 2023, 12:05
A.B
Moti
ELBASAN- Temperaturat e ulëta kanë prekur edhe Elbasanin. Autoritetet raportojnë se aktualisht po kalohet me zinxhirë në aksi...
Aktualitet
6 February 2023, 11:42
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- 4 persona janë vendosur në pranga në Brindisi të Italisë, pasi dyshohet se drejtonin një grup që ...
Aktualitet
6 February 2023, 11:37
k.m.
Droga e sekuestruar
TIRANË- Brikena Frakulli ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë për shpërnda...
Aktualitet
6 February 2023, 11:31
A.B
Moti
TIRANË- Vendi ynë është përfshirë, mëngjesin e sotëm, nga një mot i ftohtë e temperatura të ul&...
Aktualitet
6 February 2023, 11:28
A.B
Alda Klosi
TIRANË- Seanca gjyqësore për ish-zyrtaren e lartë në kabinetin e ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, do të zhvillohet...
Aktualitet
6 February 2023, 11:25
A.B
Moti
SHKODËR- Moti i keq në Shkodër ka sjellë borë dhe ngrica në zonat e thella malore. Temperaturat regjistrohen deri në...
Aktualitet
6 February 2023, 11:22
k.m.
Pamje nga banesa e djegur
POGRADEC- Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një banese në fshatin Lin të Pogradecit...
Aktualitet
6 February 2023, 11:09
A.B
Brikena Frakulli
TIRANË-Gruaja në foto është Brikena Frakulli, 40 vjeç, e arrestuar nga Policia e Tiranës si drejtuese e nj...
Aktualitet
6 February 2023, 10:48
A.B
Policia
VLORË- Arrestohet Xhavair Kovaçi në Vlorë. Ky person ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste me ar...
Aktualitet
6 February 2023, 10:07
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Shqipëria do të nisë një mision shpëtimi për në Turqi, në mënyrë që t'u vij&eu...