27 August 2024, 16:05
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Konfindustria ka dalë me një deklaratë ditën e djeshme lidhur me skandalin e eksportit të mbetjeve toksike nga vendi ynë. Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare, konfindustria shkruan se duke marrë shkak nga skandali i ndërkombëtar i eksportit të mbetjeve me cënim të rëndë të ekonomisë dhe imazhit të shtetit shqiptar, ripërsërit kërkesën drejtuar kryeministrit Rama për krijimin sa më të shpejtë të Ministrisë së Mjedisit të shkëputur nga Turizmi.
Gjithashtu në deklaratë shkruhet se konfindustria vlerëson, se skandali i eksportit të mbetjeve të rrezikshme metalurgjike nga Porti i Durrësit është goditja më e fortë me pasoja në afatgjatë, që sektori i turizmit shqiptar ka marrë deri tani. Sipas konfindustria, mungesa e plotë e oponencës institucionale në dhënien dhe kontrollin e licensimit të transportit të mbetjeve, vjen edhe si pasojë e të qenit brenda një portofoli ministror të turizmit dhe mjedisit me përplasje të qartë interesi.
Në deklaratë, konfindustria i kërkon institucioneve të ekzekutivit, Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtësisë përfshirë SPAK të nxjerrin gjithë përgjegjësitë vetjake, institucionale dhe ligjore, që kanë krijuar kushtet për skandalin e fundit ndërkombëtar të mbetjeve industriale, duke përdorur territorin shqiptar dhe cënuar rëndë interesat kombëtare.
Konfindustria për skandalin e eksportit te mbetjeve (e plotë):
Konfindustria, duke marrë shkak nga skandali i ndërkombëtar i eksportit të mbetjeve me cënim të rëndë të ekonomisë dhe imazhit të shtetit shqiptar, ripërsërit kërkesën drejtuar kryeministrit Rama për krijimin sa më të shpejtë të Ministrisë së Mjedisit të shkëputur nga Turizmi. Konfindustria vlerëson, se skandali i eksportit të mbetjeve të rrezikshme metalurgjike nga Porti i Durrësit është goditja më e fortë me pasoja në afatgjatë, që sektori i turizmit shqiptar ka marrë deri tani. Mungesa e plotë e oponencës institucionale në dhënien dhe kontrollin e licensimit të transportit të mbetjeve, vjen edhe si pasojë e të qenit brenda një portofoli ministror të turizmit dhe mjedisit me përplasje të qartë interesi.
Konfindustria shpreh shqetësimin e thellë për rënien e plotë të gjithë zinxhirit institucional dhe agjensive të licensimit, kontrollit, inspektimit mjedisor dhe doganor me shfaqje të qartë të korrupsionit shtetëror. Gjithashtu, rasti i skandalit të fundit të eksportit të mbetjeve të rrezikshme industriale nga Porti i Durrësit drejt vendeve të treta tregon pamundësinë objektive të kontrollit të institucioneve shtetërore për importet e mbetjeve në vend. Konfindustria i kërkon institucioneve të ekzekutivit, Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtësisë përfshi SPAK të nxjerrin gjithë përgjegjësitë vetjake, institucionale dhe ligjore, që kanë krijuar kushtet për skandalin e fundit ndërkombëtar të mbetjeve industriale, duke përdorur territorin shqiptar dhe cënuar rëndë interesat kombëtare.
kurum mbetjet toksike
Aktualitet
27 August 2024, 16:14
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij ditën e sotme. Mësohe...
Aktualitet
27 August 2024, 15:38
M.B
Kurum
ELBASAN- Përmes një deklarate zyrtare një ditë më parë kompania turke Kurum bëri me dije se punonjësit e...
Aktualitet
27 August 2024, 15:37
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Kompania “Kurum” është vënë në shënjestër të akuzave për eksportimin ...
Aktualitet
27 August 2024, 15:33
S.B
pamje nga ngjarja
TIRANE- Luçiano Koçeku, 42 vjeç, i njohur edhe si "Tur Koçeku" është protagonisti i sherrit që...
Aktualitet
27 August 2024, 15:09
M.B
Viktima
BELGJIKA- Një emigrant shqiptar në Belgjikë identifikuar si 43-vjeçari Shpëtim Ayvazi, baba i tre fëmijëv...
Aktualitet
27 August 2024, 13:56
I.A
Makina e autoreve
BERAT- Dëshmia e 46-vjeçarit Altin Halilit, të cilit iu bë atentat pasditen e djeshme është zba...
Aktualitet
27 August 2024, 13:37
I.A
Eugert Merizaj
ANGLI- Një vrasës shqiptar po shpërndan vazhdimisht video në rrjetet sociale nga qelia e burgut të tij në Man&...
Aktualitet
27 August 2024, 13:32
S.B
Alessia Vidotto
TIRANË- Një 38-vjeçare nga Italia e cila zgjodhi vendin tonë për pushime këtë vit, humbi jetë...
Aktualitet
27 August 2024, 13:12
S.B
Darmen Keli
TIRANË- Autori i vrasjes së Amarildo Hoxhallarit u la në burg pa afat ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. 25-vje...
Aktualitet
27 August 2024, 12:42
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Dërvish Luzha në kryeqytet...