LIVE UPDATES
Aktualitet

Lagunës së Nartës i del pronari?! Dhjetëra tabela “pronë private” rrethojnë zonën e mbrojtur

Laguna e Nartës është një nga më të mëdhatë në Shqipëri, me një sipërfaqe prej gati 20 mijë hektarë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Narta është laguna e dytë në vend pas Karavastasë për nga rëndësia për shpendët e ujit, ndërsa përreth lagunës gjendet një florë dhe faunë e pasur tipike e ligatinave mesdhetare. Prej vitit 2004, kjo lagunë gëzon statusin e zonës së mbrojtur, ndërkohë që është brenda “Peisazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë”.

31 October 2022, 23:54 Nga DOSJA
Lagunës së Nartës i del pronari?! Dhjetëra tabela
Laguna e Nartës

Dhjetëra tabela “pronë private” janë vendosur brenda zonës së mbrojtur në parkun e Lagunës së Nartës, në pjesën midis lagunës dhe detit Adriatik. Madje, tabela të tilla janë vendosur në pjesën moçalore të Lagunës, e cila në kohën që xhiroi kamera e “Fiks Fare” ishte tharë. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa video nga qytetarë të ndryshëm, të cilët ankoheshin për tabelat dhe tharjen e lagunës. “Çudi e parë kjo tabelë që thotë ‘pronë private’ brenda lagunës. Ky vend gjatë gjithë vitit është një lagunë, por shohim që tani paska mbirë një tabele që thotë ‘pronë private’, ndërkohë që çuditërisht laguna është tharë. Shikoni, kjo lagunë gjithmonë deri te pishat ka qenë me ujë deti e furnizuar. Dikush e ka tharë për arsye që nuk dihen” ishte denoncimi i qytetarit. Sipas tij, gjërat natyrale, dora njerëzore i ka frenuar që të vazhdojnë rrjedhën e tyre normale. “

Ndoshta për 10 vjet, për 5 vjet, kjo lagunë mund të thahet e gjitha dhe i gjithë uji i detit që ka kjo lagunë mund të kthehet në pronë private. Sipas logjikës së kësaj tabele, mendoj! Diku më poshtë ishte një tabele që thoshte, lajmëronte, se jemi përballë Parkut Natyror të Zvërnecit, ku qëndrojnë pelikanë, ku qëndrojnë flamingo, që shtegtojnë mijëra milje për të ardhur këtu dhe ndërkohë laguna po thahet. Nuk e di arsyen përse. E frekuentojmë këtë vend prej shumë vitesh, është hera e parë që e shikojmë këtë thatësirë të frikshme, në limitet e katastrofës natyrore” përfundon qytetari.

Laguna e Nartës është një nga më të mëdhatë në Shqipëri, me një sipërfaqe prej gati 20 mijë hektarë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Narta është laguna e dytë në vend pas Karavastasë për nga rëndësia për shpendët e ujit, ndërsa përreth lagunës gjendet një florë dhe faunë e pasur tipike e ligatinave mesdhetare. Prej vitit 2004, kjo lagunë gëzon statusin e zonës së mbrojtur, ndërkohë që është brenda “Peisazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë”.

Pas videove që mbërritën, gazetarët e Fiks Fare udhëtuam në territorin e Lagunës për të parë dhe vëzhguar këto tabela. Tabelat ishin vendosur në brendësi të Lagunës, në pjesën që mbulohet nga uji. “Pronë private. Ndalohet gjuetia. Ndalohet peshkimi” është njëra nga tabelat e vendosura në pjesën e ujit. Ndërkohë, që ecim dhjetëra metra më larg, gjejmë të njëjtën tabelë, sërish në pjesën që mbulohet nga uji. Por, në momentin e filmimit, Laguna ishte tharë. Tabela e tretë është në pjesën e pyllëzuar, në “rripin” e tokës midis Lagunës dhe Detit Adriatik. Në afërsi të një prej kanaleve që furnizon me ujë deti lagunën. Është e njëjta tabelë: “Pronë private”.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në afërsi të kanalit që furnizon me ujë deti lagunën. Zona është e rrethuar, ndërkohë që metra më larg është edhe një ekskavator, i cili duhet të pastrojë kanalet. Fiksi bisedon edhe me një person, i cili thotë se punon te një firmë e cila ka marrë në shfrytëzim zonën për peshkim. Ai thotë se firma quhet “Dajlani Nartë”, ndërsa e pyesim se kush i ka vendosur tabelat “Pronë private”. Na thotë se këto tabela i kanë vendosur punonjësit e kësaj firme.

Fiks Fare mësoi se subjekti i cili operon në atë vend është “Dajlani Nartë”. Madje, ka nën shfrytëzim një sipërfaqe të konsiderueshme të kësaj zone të mbrojtur. Fiksi i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Bujqësisë, nëse ka dhënë ndonjë leje peshkimi në atë zonë. “Aktiviteti i peshkimit në këtë lagunë zhvillohet nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Nartë. Laguna e Nartës është në pronësi të shtetit dhe e drejta e pronësisë së shtetit është e patjetërsueshme. Shoqëria ‘Dajlani’ është anëtare e OMP-së Nartë. Kjo shoqëri nuk është pronare ose nuk ka prona në Lagunën e Nartës, pasi kjo lagunë është pronë shtetërore, e gjithë pjesa ujore e saj. Në lidhje me pronat e saj në tokë, ky nuk është objekt i veprimtarisë apo kontrollit të Ministrisë, e cila siç e theksuam më sipër, në rastin e peshkimit, rregullon aktivitetin që zhvillohet në ujë” thotë ministria.

Por, nga ajo që vëzhgoi Fiks Fare, tabelat ishin vendosur në pjesën ujore, madje edhe në një pjesë të pyllëzuar, që ndan lagunën nga deti Adriatik. Ja se çfarë shkruan ministria: “Duhet mbajtur parasysh gjithashtu, se bazuar në nenin 3, të ligjit “për pronat e paluajtshme të shtetit”, i përkasin shtetit dhe bëjnë pjesë në pronat e paluajtshme publike:

Fiksi e pyeti Ministrinë e Bujqësisë edhe për “brigjet”, pasi në atë vend ishin vendosur tabela “pronë private”. Por, përgjigjja e ministrisë ishte shumë teknike dhe vetëm sa ka referuar disa ligje dhe rregullore, por pa përcaktuar nëse ajo zonë ka apo jo pronar! Gazetarët pyetën edhe në AdZM-në e Vlorës. “Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Nartë ka detyrë përdorimin me efikasitet të burimeve peshkore të ujërave të lagunës. Lidhur me pyetjen mbi prezencën e pronës private në brendësi të hapësirës së lagunës së Nartës, ky informacion administrohet  nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Sa i përket tabelave të konstatuara në zonë të mbrojtur, pas informacionit të dhënë nga ana juaj, AdZM Vlorë do të vijojë me verifikimin në terren dhe përcjelljen e rastit tek organet kompetente” thuhet në këtë përgjigje.

Ministria dhe Zonat e Mbrojtura nuk dhanë asnjë informacion nëse pjesa ujore apo bregu që lidh lagunën me detin, kanë apo jo pronar. Sipas tyre, uji është pronë e shtetit, ndërsa informacionin për tokën e ka Kadastra. Disa vite më parë, ka pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës për tjetërsimin e qindra hektarëve, toke dhe uji, brenda Lagunës së Nartës. Madje, janë sekuestruar një mori shkresash nga Kadastra, por deri më tani, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Mosveprimet e tyre kanë sjellë që tabela “pronë private” të vendosen brenda Lagunës, madje në pjesën ujore të saj!

Marrë nga TOPCHANNEL

laguna e nartes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin