11 March 2026, 10:07
Nga D.S
Projekti
TIRANË- Procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano wshtw anuluar. Sipas informacioneve paraprake, kjo pasi kompania e vetme e mbetur në garë nuk paraqiti ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar.
Tenderi kishte një vlerë të përllogaritur prej rreth 400 milionë eurosh dhe synonte ndërtimin e portit të ri tregtar në zonën e Porto Romanos. Kompania Archirodon, e cila ishte e vetmja që vijonte në garë në fazën përfundimtare të tenderit, nuk dorëzoi ofertën e saj financiare më 9 mars.
Ndërkohë, Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleeve publikoi një letër drejtuar kryeministrit Rama dhe funksionareve të shtetit, në lidhje me tenderin. Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, projekti aktual i portit është shumë i vogël, me rreth 400 metra mur moli dhe një sipërfaqe portuale prej 38 hektarësh, kapacitete që nuk mund të konkurrojnë me portet e mëdha rajonale.
Ai paralajmëroi se në këto kushte Korridori 8 mund të dështojë të zhvillohet si bosht i rëndësishëm logjistik lindje-perëndim, ndërsa flukset e mallrave do të vazhdojnë të përqendrohen në portet e Pireu dhe Selanik.
Në përfundim, ai kërkoi që tenderi i planifikuar për 9 mars të shtyhet dhe projekti të rishikohet në përputhje me kërkesat strategjike të Korridorit 8 dhe NATO-s. Sipas tij, projekti mund të zhvillohet brenda këtij viti me financim të përbashkët nga partnerë nga SHBA dhe Italia, si dhe me përfshirjen e kompanive inxhinierike nga SHBA, Italia, Holanda dhe Turqia./Dosja.al
porto romano kërkesa e dhomës amerikane të tregtisë
Aktualitet
11 March 2026, 10:00
D.S
RUSI- Kreu rus, Vladimir Putin po e paraqet veten si paqebërës ndërkombëtar në konfliktin e Iranit. Sipas BBC, Rusia po shfryt&...
Aktualitet
11 March 2026, 08:57
D.S
VLORË- Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Vlorë pasi tentoi të vidhte një furgon. Uniformat blu b...
Aktualitet
11 March 2026, 07:59
D.S
Foto ilustruese
BULQIZË- Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë ka përfunduar me tre persona të...
Aktualitet
11 March 2026, 07:22
D.S
Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat ...
Aktualitet
11 March 2026, 07:20
D.S
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territo...
Aktualitet
11 March 2026, 00:21
TIRANË- Prej më shumë se 2 orësh janë raportuar probleme me shërbimin e kompanisë së telekomunikacionit One Albania n&...
Aktualitet
10 March 2026, 22:55
E.d
Foto ilustruse
BULQIZA- Tre persona të plagosur me thikë në Bulqizë. Si pasojë e plagëve të marra ata janë transpor...
Aktualitet
10 March 2026, 22:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Tre persona janë plagosur me thikë. Ata jan...
Aktualitet
10 March 2026, 21:08
D.S
FRANCË- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi se Shqipëria ka shkelur të drejtën për jetë privat...
Aktualitet
10 March 2026, 21:12
E.d
Foto ilustruse
Nga të gjithë skenarët e bujshëm të arratisjeve të ndodhura në burgjet shqiptare, ai që duket më...