7 December 2022, 08:31
Nga F.M
Fier
FIER- Yllka Nurja (Xhorja), 43 vjeçe, banuese në Fier është vënë në pranga pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 43-vjeçarja prostituonte një 27-vjeçare në lokalin e saj, e cila është arrestuar gjithashtu. Në pranga, sipas njoftimit të policisë janë vënë dhe dy klientë 26 vjeç dhe 35 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga një 43-vjeçare, pasi kishte vënë në dispozicion lokalin që administronte, për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit. Në hetim për këtë rast, 3 shtetas të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative, për një ambient (lokal) të vënë në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, si dhe në bazë të provave të siguruara si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Penaliteti”.
Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për shtetasen Y. N. (XH)., 43 vjeçe, banuese në Fier, për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit". Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
yllka nurja policia e fierit
Aktualitet
7 December 2022, 08:09
F.M
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al dhe Syri.net kanë në faqe të pa...
Aktualitet
7 December 2022, 07:51
Moti
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës së so...
Aktualitet
6 December 2022, 22:52
I.A
Erzen Breçani
TIRANË- Ish-kreu i RENEA-s, Erzen Breçani tha se Gert Shehu dyshohet se kishte tentuar t’i afrohej kryedemokratit Sa...
Aktualitet
6 December 2022, 22:52
I.A
Victor Patrascan
BELGJIKË- Victor Patrascan, një komedian nga Rumania është tallur dhe përplasur me një shqiptarë. Teksa...
Aktualitet
6 December 2022, 22:32
I.A
Erzen Breçani
TIRANË- Ish-numri një i RENEA-s, Erzen Breçani, i cili ishte krah Sali Berishës në momentin kur u godit me ...
Aktualitet
6 December 2022, 22:30
I.A
Foto nga ngjarja
BERAT- Një familje u ankua në redaksinë e Fiks Fare se komshiu i tyre ndërton mure, garazhe makine, porta metalike n&e...
Aktualitet
6 December 2022, 22:28
I.A
Zamir Bashli
SHKODËR- Zamir Bashli denoncoi në Stop problemet me një pronë të blerë në vitin 1996 me dokumente të r...
Aktualitet
6 December 2022, 22:08
I.A
Gerti Shehu
TIRANË- Janë publikuar pamjet e Gert Shehut para se të sulmonte kreun e opozitës Sali Berisha. Në videon e pub...
Aktualitet
6 December 2022, 21:10
A.B
Emisioni
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar fjalët e Gert Shehut i cili dhunoi me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Beris...
Aktualitet
6 December 2022, 20:58
I.A
Pamje nga seanca
ITALI- Shqiptari Paulin Mecaj, 32-vjeç dhe italiani Andrea Capone, autorë të vrasjes sw njw ish-bankieri, që trondit...