9 December 2022, 13:53
Nga A.B
Policia
TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ishte i shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për personin me inicialet G.K, banues në Bubq, i cili në vitin 2021, në një lokal në Fushë Krujë, për motive të dobëta ai ka goditur me sende të forta, një person tjetër. Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se ky person, në kohën kur ka kryer plagosjen, posedonte pa leje, një armë zjarri.
Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, mbështetur dhe nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një të kërkuari, ndaluan shtetasin G. K., 35 vjeç, banues në Bubq, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Në vitin 2021, në një lokal në Fushë Krujë, 35-vjeçari, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas tjetër. Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas, në kohën kur ka kryer plagosjen, posedonte pa leje, një armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
arrestim ne kruje
Aktualitet
9 December 2022, 13:46
A.B
Etleva Bejko
SARANDË- Gruaja në foto është, Etleva Bejko, 50-vjeçarja e cila humbi jetën ditën e sotme në aksiden...
Aktualitet
9 December 2022, 13:39
I.A
Nevaldo Hajdari dhe Klodian Rasha
TIRANË- Punonjësi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hajdari, i cili dy vitë më parë vrau ...
Aktualitet
9 December 2022, 13:33
a.l
Anije
FRANCË- Franca thotë se po rrit numrin e anijeve të shpëtimit në Kanalin Anglez për të parandaluar kalimin e emig...
Aktualitet
9 December 2022, 13:38
A.B
Ervis Lila
TIRANË- Avokati i Gert Shehut që qëlloi Berishën në protestën e 6 dhjetorit thotë se akti i ekspertimit psiki...
Aktualitet
9 December 2022, 13:14
a.l
gomone
BRITANI- Sekretarja e Punëve të Brendshme në Britani ka kërkuar përshpejtim të kthimit të 7 mijë azilant&eum...
Aktualitet
9 December 2022, 13:05
I.A
Shtylla e rrezuar
LEZHË- Një shtyllë tensione 220 kë si dhe përcjellësit e energjisë elektrike në fshatin ...
Aktualitet
9 December 2022, 13:04
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Një skemë e mirëfilltë fallsifikimi u zbulua në kryeqytet ku në vetëm një javë, Drejto...
Aktualitet
9 December 2022, 12:35
I.A
Albana Vokshi
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vend...
Aktualitet
9 December 2022, 12:31
F.M
Gerti Shehu
TIRANË- Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi kryedemokratin Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit është l&e...
Aktualitet
9 December 2022, 12:18
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një 39-vjeçar është arrestuar në Korçë për përndjekje. Mësohe...