25 October 2022, 15:28
Nga F.M
Ibrahim Lici
TURQI- Ibrahim Lici është vënë në pranga në Turqi. Mësohet se arrestimi i Licit është bërë më 19 tetor nga policia vendase. Autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesën zyrtare dhe kanë kërkuar ekstradimin e Licit në Shqipëri. Nuk dihet ende se në cilat rrethana është prangosur Lici dhe se për çfarë ishte shpallur në kërkim konkretisht.
Ibrahim Lici është një emër mjaft i njohur për policinë në Shqipëri. Ai është dyshuar për disa ngjarja kriminale, kryesisht vrasje të bujshme që kanë tronditur Shkodrën ndër vite.
Lici është dyshuar si autori i vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021. Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali, ngjarje e ndodhur në qytetin verior disa vite më pare, më konkretisht më 30 mars të vitit 2019.
Gjithashtu, Ibrahim Lici është prangosur si “truri” i një grupi gjobëvënësish ndaj tregtarëve. Ai u akuzua se ishte në krye të bandës së përbërë nga 9 persona, që terrorizonin tregtarët në Shkodër.
Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës. Familja Lici është ka humbur gjithashtu anëtarë në dyluftimin me bandën e Bajrave.
Më konkretisht, vëllai i Mustafa Licit, Fatbardh Lici, mbeti i vrarë në gusht 2018, ngjarje e ndodhur në qendër të Shkodrës. Në po të njëjtin vit, u sulmua me tritol Lul Kulla, kunati i Fatbardh Licit, i cili mbijetoi me plagë të shumta.
ibrahim lici arrestohet ibrahim lici
Aktualitet
25 October 2022, 15:07
A.B
Hoxha dhe Halili
ELBASAN- Gjyqi për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin në lidhje me dy vrasjet e kryera në vitin 2020 në Elba...
Aktualitet
25 October 2022, 15:01
e.k
Pamje nga shoqërimi në Komisariat
DURRËS- Një operacion i Policisë së Durrësit ka çuar në pranga tre persona...
Aktualitet
25 October 2022, 14:46
e.k
Materialet e sekuestruara nga Policia
POGRADEC- Një 34-vjeçar i identifikuar si Arjon Olldashi me precedentë të mëparsh&eu...
Aktualitet
25 October 2022, 14:31
F.M
Policia greke
GREQI- Dy vëllezër shqiptarë kanë masakruar më sepatë një 53-vjeçar grek. Ngjarja e rëndë...
Aktualitet
25 October 2022, 13:41
e.k
Klevis Balliu duke folur jashtë SPAK
TIRANË- Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është paraqitur sot në...
Aktualitet
25 October 2022, 13:40
F.M
Elidon Çela
TIRANË- 32-vjeçari Elidon Çela, administrator i kompanisë së transportit ndërkombëtar të ud...
Aktualitet
25 October 2022, 12:49
e.k
KURBIN- Një spirancë 1500-vjeçare që i përket një anijeje të tonazhit të rëndë është gjetur...
Aktualitet
25 October 2022, 13:32
F.M
Kockat
PATOS- Gërmimet pranë Kishës së Dukasit në Patos kanë nxjerrë në në sipërfaqe eshtra dhe kafka nje...
Aktualitet
25 October 2022, 13:19
f.g
Foto nga procesi
TIRANE- Ledina Riza është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me 113 vota pro Ri...
Aktualitet
25 October 2022, 13:00
Foto Ilustruese
TIRANË- Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë përshpejtuar rritjen g...