Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Bordi ka vendosur që të rrisë çmimin e sheqerit me 14 lekë, ku nga 104 lekë që tregohej me pakicë do të shitet me 118 lekë.
TIRANË- Bordit i Transparencës së produkteve të shportës ka caktuar çmimet e reja për ushqimet bazë.
Bordi ka vendosur që të rrisë çmimin e sheqerit me 14 lekë, ku nga 104 lekë që tregohej me pakicë do të shitet me 118 lekë.
Ndërkohë që është ulur me 7 lekë çmimi i millit, i cili nga 90 lekë për kg do të shitet me 83 lekë për kg.
NJOFTIMI:
Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”,
VENDOSI
1.Miratimin e marzheve tavan që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.
2.Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si mëposhtë:
a.Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.
b.Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c.Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.
3.Për artikullin miell masiv miratohen marzhet tavan si mëposhtë:
a.Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të miellit nga prodhuesi dhe ambalazhuesi llogaritet si vijon:
i.Kostos së importit të grurit plus detyrimeve të paguara në doganë i shtohet mbi to 32% kosto e përpunimit dhe ambalazhimit nga grurë në produkt të gatshëm miell; dhe
ii.Mbi kostot e llogaritura sipas pikës së mësipërme “i”, shtojmë marzhin e tregtimit 2.5 lekë/kg për tregtarët e shumicës.
b.Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
c.Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit miell masiv është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.
4.Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.
5.Administrata Tatimore, monitoron tregun nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg dhe raporton pranë Bordit çdo muaj brenda datës 10 të muajit pasardhës të periudhës raportuese.
6.Ky vendim hyn në fuqi në datë 10.09.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
Aksioni i policisë TIRANË- Gjatë monitorimeve të zhvilluara në 24 orët e fundit, janë pezulluar 52 leje ...
Zjarri ne Vlore VLORË- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fshatrat Mifol dhe Trevllazër t&eum...
Covid TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare ka miratuar llojet e shërbimeve shtesë që ofron Policia e Shtetit dhe tarifave të pages&...
Foto Ilustruese MALIQ- Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në njoftimin zyrtar, b...
Flutura Açka TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar ditën e sotme ndaj aksionit të ndë...
Ylli Manjani dhe Edi Rama me Pëllumb Salillarin TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar konfiskimin e 1200 mij&eum...
Momenti i arrestimit POGRADEC- Policia ka vënë në pranga një 54-vjeçar në Tepelenë, pasi i vodhi çantën e ...
helikopter ITALI- Një italian dhe dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Ailano të Casertas pasi jan&eu...
VLORË- Pak orë pas denoncimit në rrjetet sociale, të një personi që kishte nxjerrë në bregun e detit gomonen në p...