19 March 2024, 12:58
Nga I.A
Rozeta dhe Havier Dobi
TIRANË- Pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi janë paraqitur në Gjykatë ditën e sotme. Pastruesja dhe djali i saj akuzohen për vjedhjen e 500 mij eurove në banesën e Alda Klosit, ish-zyrtares së lartë. Ndërkohë që vete Klosi, nuk është paraqitur në seancë edhe pse sot pritet që të jepet pretenca nga Prokuroria për çështjen.
Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.
Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici. Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë në SHBA, ku edhe po kurohej./Dosja.al
rozeta dobi havier dobi alda klosi
Aktualitet
19 March 2024, 12:37
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohet një person dhe procedohen penalisht pesë të tjerë në Elbasan për vepra të ndrys...
Aktualitet
19 March 2024, 12:15
S.B
foto ilustruese
KRUJË- Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar në Krujë i cili transportonte fara kanabisi. Më...
Aktualitet
19 March 2024, 12:02
M.B
Syri i Kaltër
SARANDA- Një 33-vjeçar me inicialet H. Gj., banues në Sarandë, është arrestuar pasi kishte nis...
Aktualitet
19 March 2024, 11:38
I.A
Saimir Kodra dhe Egla Ceno
TIRANË- Aktorja Egla Ceno disa ditë më parë ka bërë një deklaratë të rëndë...
Aktualitet
19 March 2024, 11:31
M.B
Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi
FUSHË-KRUJA- Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi...
Aktualitet
19 March 2024, 10:53
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një 43-vjeçar Afrim Dulaj ( Farruku), është arrestuar si i dyshuar për vjedhjen, nën k&eu...
Aktualitet
19 March 2024, 10:17
M.B
Foto ilustruese
FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 50-vjeçar i cili dyshohet se i ka marrë automjetin një gruaje. Dyshohet se ai...
Aktualitet
19 March 2024, 10:04
M.B
Lumi
FUSHË-KRUJË- Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tapizë t...
Aktualitet
19 March 2024, 09:58
M.B
Foto ilustruese
FIER- Dy persona janë arrestuar për veprën penale ‘dhunë në familje’ në Fier. Mësohet s...
Aktualitet
19 March 2024, 09:44
M.B
Policia e Fushë Krujës
FUSHË-KRUJË- 42-vjeçarja Leta K., dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj pa...