14 October 2022, 10:46
Nga F.M
Vendi ku ndodhi masakra e Klosit
BURREL- Prokuroria e Burrelit ka kërkuar ekspertimin e celularëve të dy 17-vjeçarëve Kenado Shira dhe Renato Hasula që kërcënonin e shantazhonin bashkëmoshataren e tyre, sherr që solli dhe masakrën e Klosit. Kjo, për shkak se dy adoleshentët dyshohet se kanë fshirë të gjitha mesazhet e bisedat, të cilat mund të vërtetonin se akuzat e ngritura nga vajza, e cila u shpreh para grupit hetimor se Shira e Hasulaj (djem tezesh) e kishin kërcënuar e dhunuar, qëndronin.
Të dy celularët ndodhen në laborator, ndërsa Renato Hasulaj dhe babai i tij Eglantin Hasulaj, vijojnë të qëndrojnë në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Ata mbetën të plagosur në masakrën e Klosit që ndodhi mesditën e 12 tetorit, e cila përfundoi me viktima.
Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme janë bërë shkak për nisjen e përplasjes mes dy palëve, familja e vajzës, babai Fiqiri Mjeshtri e xhaxhallarët Besnik e Bashkim Mjeshtri, familja Shira, Kenado e Liri Shira si dhe familja Hasulaj, Renato e Eglantin Sulaj.
Fiqiri Mjeshtri i mbështetur nga vëllezërit u ul në një kafene në qendër të Klosit dhe vuri kusht që një nga familjet, Shira ose Hasulaj do t’ia merrnin vajzën për nuse pasi i kishin ‘prekur nderin’ përgjigjia solli agravimin e situatës. Asnjëri s’e pranoi vajzën e Firqiriut me argumentin se ajo ishte e ‘lëvizshme’ dhe se përveç dy të rinjve, kishte dalë me edhe me të tjerë. Në këtë çast, Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të dy familkjeve duke lënë të vdekur 17-vjeçarin Kenado Shira e babain e tij, Liri Shira 44 vjeç, si dhe duke plagosur dy të tjerët, Renato e Eglantin Hasulaj. Pak minuta pas krimit, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë.
kenado shira renato hasula masakra e klosit
Aktualitet
14 October 2022, 10:42
e.k
Abdulla Omuri
TIRANË- Mbyllja e protestës së Shoqatës së Invalidëve të Punës është shoqëruar me...
Aktualitet
14 October 2022, 10:36
e.k
Abdulla Omuri
Abdulla Omuri: Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Shqipërisë ka paralajmëruar protestën e radhës n...
Aktualitet
14 October 2022, 10:26
e.k
Abdulla Omuri
TIRANË- Shoqata e Invalidëve të Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme në një protest...
Aktualitet
14 October 2022, 10:02
e.k
Erjon Imeraj
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës, Erjon Imeraj. Vendimi ë...
Aktualitet
14 October 2022, 09:54
e.k
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një 30-vjeçar i identifikuar me inicialet I.T banues në Durrës ka rënë në prangat e ...
Aktualitet
14 October 2022, 09:11
F.M
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore një ngjarje të r...
Aktualitet
14 October 2022, 09:09
F.M
Redjan Rraja
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive ...
Aktualitet
14 October 2022, 09:02
F.M
Policia e Elbasanit
ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga pasi u janë gjetur arsenal armësh, municion luftarak dhe opium. N...
Aktualitet
14 October 2022, 08:37
d.a
Edi Berisha
ITALI- 23-vjeçari shqiptar Edi Berisha është viktima e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e së enjte...
Aktualitet
14 October 2022, 07:59
F.M
Moti me shi
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet sot nga një mot me reshje dhe ulje temperaturash. Gjithashtu, vendi ynë do t&e...