23 January 2023, 15:38
Nga a.l
Florenc Çapja
TIRANË- Prokuroria e Posaçme SPAK, i ka sekuestruar 10 pasuri të paluajtshme Florenc Çapjas dhe familjarëve të tij, akuzuar për vrasjen e babë e big Nezir dhe Gentian Beqiri në 2012 në Elbasan. Ndaj tij gjithashtu ka nisur edhe një hetim nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Vendimi për sekuestrimin e pasurive është firmosur nga gjyqtarja Florjela Davidhi, në kuadër të ligjit 'Antimafia', pasi Çapja akuzohet në SPAK për “Vrasje në rrethana cilësuese” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” për rastin e ekzekutimit të Gentian dhe Nezir Beqirit. SPAK ka ngritur gjithashtu ndaj anëtarit kryesor të grupit 'Çapja' akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktarit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga “Grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Pasuritë e sekuestruara janë 4 pasuri tokë arë, 2 e ndërtesa, 2 godina banimi, lavazh bar kafe dhe një automjet tip ‘Audi’.
1. Tokë Arë me sipërfaqe 500 m2 në Udënisht në emër të Ferit Muçës
2. Ndërtesë Ekonomiko-Sociale 36 m2 në Elbasan në emër të Fejzulla Çapjas
3. Tokë Arë+Truall+Ndërtesë me sipërfaqe totale 1756 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapja.
4. Godinë Banimi me sipërfaqe trualli 498 m2 dhe 293 m2 banesë në emër të Fejzulla Çapjas.
5. Truall dhe ndërtesë me sipërfaqe totale 360 m2 në emër të Bledar Muçës
6. Tokë Arë me sipërfaqe 720 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapjas.
7. Tokë Arë me sipërfaqe 764 m2 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapjas
8. Tokë Arë me sipërfaqe totale 1380 në emër të Fejzulla dhe Xhemile Çapjas
9. Automjet tip “Audi A8 Marka 4E”
10. Lavazh dhe Bar-Kafe në emër të Fejzulla Çapias.
Por si ndodhi vrasja e babë e bir në Elbasan?
Gjithçka nisi pas vrasjes së Sokol Çapjas në Elbasan, më 26 dhjetor të vitit 2005. Gentian Beqiri bashkë me babain e tij është një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas. Në 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjas. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapjes dhe e plagosën atë, i cili më pas vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta. Vrasja e Gentian Beqirit dhe babit të tij, Nezirit ndodhën në vitin 2012. Ky i fundit ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen, ndërsa në kërkim Jorgo Leka. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë. Ndërsa Bardhi në dëshmi ka deklaruar se bashkë me Lekun qëlluan Gentianin.Më pas Jorgo Leku ka qëlluar babain e tij. Vrasja është kryer me sende të forta si rrahje dhe mbytje me jastëk./ Dosja.al
florenc capja sekuestrohen pronat e florenc capjas
Aktualitet
23 January 2023, 15:31
I.A
Foto Ilustruesee
KAVAJË- Një qendër për të moshuar ka marrë flakë ditën e sotme në Kavajë. Mëso...
Aktualitet
23 January 2023, 15:24
a.l
Këlcyrë
GJIROKASTËR- Reshjet e denura të shiut dhe moti i keq në vend kanë shkaktuar fenomenin e rrëshqitjes së tok...
Aktualitet
23 January 2023, 15:07
I.A
The Economist Intelligence Unit
TIRANË- “The Economist Intelligence Unit”, “Njësia e Inteligjencës” e revistës ...
Aktualitet
23 January 2023, 14:52
a.l
policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre jan&...
Aktualitet
23 January 2023, 14:44
a.l
Fier
FIER- Ndryshe nga zonat në veri, situata e motit në qarkun e Fierit është përmirësuar ndjeshëm. Gjatë mbrë...
Aktualitet
23 January 2023, 14:47
I.A
Pamje nga 21 janari
TIRANË- Audiopërgjimi i publikuar nga gazetari Artan Hoxha për 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues...
Aktualitet
23 January 2023, 14:45
A.B
Klodian Calamani
FIER- Shtyhet seanca në ngarkim të Klodian Çalamanit, i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 8-vje&ccedi...
Aktualitet
23 January 2023, 14:24
k.m.
Pamje nga protesta
DIBËR- Banorët e fshatrave Kërçishtit i Sipërm dhe i Poshtëm kanë vijuar protestën e tyre n&e...
Aktualitet
23 January 2023, 14:09
f.g
Foto ilustrim
TIRANE- Rihapja e faqes së re të "Dosja.al" në platformën e Facebook ka sjellë një numër të lartë...
Aktualitet
23 January 2023, 12:42
f.g
Foto ilustruese
DURRES- Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasurinë e Muhamed Fallit pasi dyshohet se ka si burim trafikun e drogës. Pasur...