26 September 2025, 10:59
Nga I.A
Arrestimi
ELBASAN- Një plagosje me armë të ftohta ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobta, një 29-vjeçar ka qëlluar me thikë një të moshuar. 67-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan Plagosi me mjet prerës thikë, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në lagjen "Shënkoll', shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 29 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se dje, në lagjen "Shënkoll", gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë). I dëmtuari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
plagosje ne elbasan
Aktualitet
26 September 2025, 10:53
I.A
Baza
TIRANË- Emrat e personave të përfshirë në magazinën e ruajtjes së drogës në Tiranë janë zb...
Aktualitet
26 September 2025, 10:46
I.A
Pamjet
TIRANË- Një bazë që përdorej për mbajtjen e lëndëve narkotike është zbuluar ditën e sotm...
Aktualitet
26 September 2025, 10:21
I.A
Fitnete Gruda
TIRANË- Një mësuese matematike Fitnete Gruda i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ...
Aktualitet
26 September 2025, 10:16
I.A
Policia
VLORË- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë n&eu...
Aktualitet
26 September 2025, 09:55
I.A
Viktimat dhe autori
FIER- Vrasja e vëllezërve Ladimir dhe Gramos Kurtaj është zbardhur dhe hetimet kanë përfunduar dit&e...
Aktualitet
26 September 2025, 09:27
I.A
Arben Lleshi (majtas) Klevis Lleshi (lart), Agim Hoxha (poshtë), Artan Lleshi (majtas)
TIRANË- Porositësi i vrasjës së Klevis Lles...
Aktualitet
26 September 2025, 09:19
I.A
Monopol Lounge
TIRANË- RENEA dhe forcat operacionale kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës në zonën e Myslym S...
Aktualitet
26 September 2025, 09:08
I.A
Klevis Lleshi
BURREL- Rrëmbimi dhe vrasja e Klevis Lleshit është zbardhur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se Lleshi u mor peng...
Aktualitet
26 September 2025, 08:10
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Gushti dha sinjale pozitive për ecurinë e turizmit në vend, pas një ecurie zhgënjyese deri në ko...
Aktualitet
26 September 2025, 07:50
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me...